Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (13)

Dusica StilicNgaDusica Stilic
16:34 | 13/05/2016
Në Blog
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Dasma ime ballkanase prej të rriture (13)

Foto ilustruese: Pamela McCaffrey/Flickr

Share on FacebookShare on Twitter

Planifikimi i dasmës së shumëpritur të nuses ballkanase mbërrin te momenti i veçantë i tortës. E mëdyshur mes pamjes apo shijes, ajo i futet zbulimit të traditës së tortave të dasmave për të kuptuar nëse rregullat duhen ndjekur apo thyer në ditën speciale të kurorëzimit të dashurisë.

Disa vite më parë, po organizoja dasmën e një miku. Ai mi la të gjitha në dorë dhe më pëlqeu shumë. Zbulova se një nga gjërat që ishte më e lehtë për t’u organizuar ishte torta e dasmës. Por jo kësaj here!

Mesa duket, tradita e tortës së dasmës e ka origjinën nga Roma e Lashtë, megjithëse ata përdornin bukë në vend të tortës. Por, a e dini përse tortat e dasmave janë aq të larta? Tradita në Anglinë Mesjetare ishte që të bëhej një grumbull tortash sa më i lartë të ishte e mundur dhe pastaj nusja dhe dhëndrin putheshin mbi to. Nëse ia dilnin, atëherë do të kishin një jetë të begatë, kështu besohej.

Foto ilustruese: Pamela McCaffrey/Flickr
Foto ilustruese: Pamela McCaffrey/Flickr

E vërtetë ose jo, shekujt dhe zakonet janë ndërthurur duke e kthyer të gjithë tortën e dasmës në një pjesë të veçantë të mbrëmjes.

Duhet të kesh një tortë të bukur, të mbuluar në mënyrë të mrekullueshme për të impresionuar të tjerët dhe për t’i dhënë atyre një mundësi të mbushin celularët me foto të tuat me tortën. Supozohet ta presësh tortën duke e mbajtur thikën së bashku me partnerin dhe më pas ha copën e parë të saj.

Jo vetëm kaq, në fakt duhet të ushqeni njëri-tjetrin dhe ndërsa e bëni këtë të përpiqesh ta lyesh sa më shumë në fytyrën e personit tjetër. Të gjithë shkrepin celularët dhe kamerat, ti buzëqesh, ngjan qesharake, ha tortën dhe muzika fillon sërish.

Ajo që doja të thosha është: nuk është e rëndësishme se çfarë shije ka; pamja është më e rëndësishmja.

Ndaj kur po organizoja dasmën e mikut dhe po kërkoja për torta, gjeta një foto të një tortë që mendova se dukej fantastike. Ata nuk e pëlqyen, por unë e ruajta foton. Tani, ndërsa mendova rreth dasmës sime, mu kujtua dhe fillova të kërkoja dokumentet në kompjuter për ta gjetur.

Një tortë e bukur dhe e sheshtë sa për të ftuarit që do të qeras me tortën e dasmës – por doja që pjesa e sipërme të ishte diçka e pazakontë, diçka unike, e bërë për ne; diçka që do ta mbaj përgjithnjë që të më kujtojë atë ditë.

E gjitha kjo ndodhi tre muaj më parë. Vendosa të kontaktoja zonjën që bëri tortën për dasmën e mikut. I çova foton dhe i shpjegova pjesën e sipërme. Pa problem!

Kini parasysh, se kur një ballkanas ju thotë “pa problem” është koha të filloni të shqetësoheni, këtë bëra edhe unë. I shpjegova më shumë detaje dhe lashë hapësirë për konstatime. Pa problem! Kur thuajse ishte mbaruar pjesa e sipërme, e pyeta për lartësinë e bazës dhe ia shpjegova sërish. Pa problem! Kur e mora pjesën e sipërme dhe ia çova pastiçerisë: problem!

“Nuk e imagjinova kështu. Nuk e bëj dot këtë. Kam frikë se nuk ta zbatoj dot porosinë,” thotë ajo dhjetë ditë përpara dasmës.

“Pa problem,” i thashë.

Tortat e dasmës janë të bukura. Ato zakonisht kanë disa kate dhe diçka lart. njerëzit që i bëjnë tortat e shohin veten si artistë. Unë i shoh ata si artistë gjithashtu; kam parë torta të formave dhe dekorimeve të tilla që të bëjnë të mos duash t’i presësh për t’ia prishur bukurinë.

Janë të bukura dhe për të qenë e sinqertë, ky është i vetmi qëllim. Është shtresa e sheqerit që i bën të gjithë tortat të duken të bukura në çfarë ngjyre të duash. Shtresa e sheqerit është e vetmja arsye përse nuk bëjmë torta të vërteta siç bënte ime më, kur duam që ajo të duket e bukur për një rast. Nuk ka më torta me arra dhe bajame përsipër të përgatitura me krem të gatuar ngadalë bërë nga çokollata, vezët dhe gjalpi – të gjitha të shijshme dhe të rënda.

Pjesa e brendshme është zakonisht thjesht biskotë dhe pak krem gjalpi. Biskota ofron fortësi dhe kremi i gjalpit është i mirë që të ngjitet shtresa e sheqerit te torta.  Në fakt, kjo është pamja e brendshme e një torte dasme dhe këtë shije ka, vetëm e vetëm që torta t’i shërbejë synimit që të ketë pamje të bukur, të fotografohet dhe të ndahet për t’iu përlyer në fytyrë tjetrit.

 

Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2), Dasma ime ballkanase prej të rriture (3); Dasma ime ballkanase prej të rriture (4), Dasma ime ballkanase prej të rriture (5), Dasma ime ballkanase prej të rriture (6), Dasma ime ballkanase prej të rriture (7), Dasma ime ballkanase prej të rriture (8), Dasma ime ballkanase prej të rriture (9), Dasma ime ballkanase prej të rriture (10), Dasma ime ballkanase prej të rriture (11), Dasma ime ballkanase prej të rriture (12).

Tjetri
Shqipëria bëhet pjesë e Strategjisë së Zhvillimit të Rajonit të Adriatikut dhe Jonit

Shqipëria bëhet pjesë e Strategjisë së Zhvillimit të Rajonit të Adriatikut dhe Jonit

Më të lexuarat

Dasma ime ballkanase prej të rriture (13)

Dasma ime ballkanase prej të rriture (13)

16:34 | 13/05/2016
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.