AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Kur fëmijët përdoren për ‘interesin më të lartë të medias’

Emiljano KaziajngaEmiljano Kaziaj
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Fakti që media shikohet si alternativë e parë për zgjidhjen e problemeve tregon për një mangësi  të madhe në funksionimin e gjithë sistemeve të tjera në shoqëri, qofshin ato norma, pra marrëdhëniet brenda familjes dhe shoqërisë apo politika, funksionimi i sistemeve të referimit te dhunës në shkolla, apo komunitete.

televizion-1Gjatë ditës së sotme (19.05.2016), një lajm për pesë nxënës të cilët denonconin mësuesen e  tyre, drejtpërdrejtë në një emision televiziv, u publikua në disa media, si një sensacion i radhës në morinë e  lajmeve për dhunë dhe abuzime seksuale të fëmijëve.  Nuk dua të ndalem tek historia e marrëdhënieve të mësueses me nxënësit e saj (siç u prezantua prej fëmijëve të pranishëm në emision) dhe as tek dhjetëra çështje shqetësuese që ngre ky rast konkret për gjendjen e fëmijëve në shkolla, marrëdhëniet me prindërit, niveli i kualifikimit të mësuesve, sistemin e referimit të dhunës në shkolla dhe komunitete, apo  sigurinë e fëmijëve. Dua të përqendrohem tek roli i medias në gjithë këtë histori për të shpjeguar se si logjika mediatike dhe turravrapi për të ‘bërë lajm’ shkel çdo parim etik të medias në marrëdhënie më fëmijët. Shpresoj që kjo analizë të shërbejë për të parandaluar raste te ngjashme si dhe për të sinjalizuar autoritetet e monitorimit të medias në Shqipëri që t’i japin vëmendjen e duhur kësaj çështjeje.

Kodi i transmetimit të mediave audiovizive në Republikën ë Shqipërisë  (Nr. 01, datë 27.01.2014) i cili bazohet në Ligjin për Mediat Audiovizive (Nr. 97/2013)  dhe Ligjin për mbrojtjen e te Drejtave të Fëmijëve (nr. 10347/ 04.11.2010), përcakton se :

Veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve.( pika 1.4). Më konkretisht  në seksionin 5 te këtij kodi ku flitet për Fëmijët në Transmetimet Audiovizive, përcaktohet se:

Ofruesit e shërbimit mediatik audiovizivë (OSHMA-të) duhet të shmangin çdo raportim apo transmetim, që çon direkt apo indirekt në identifikimin me pamje dhe zë, me gjeneralitete, adresë apo përshkrues të çdo fëmije qe mund të jetë ose është viktimë, dëshmitar, i hetuar, i akuzuar apo deklaruar fajtor për kryerjen e një vepre penale. (pika 5.1). Ndërkohë gazetarja  i pyeti dy herë fëmijët nëse mund të artikulonin më qartë dhe me zë më të lartë emrat e tyre (sepse kjo do t’i qetësonte prindërit të dinin që ata ishin në ‘duar të sigurta’.

Për më tëpër :

Intervistimi i fëmijëve duhet të bëhet me praninë ose të paktën me dijeninë e përfaqësuesit të tij ligjor ose një personi të caktuar prej tij (pika, 5.10).

Dukshëm asnjë nga këto pika nuk u morr parasysh ditën e djeshme, kur fëmijët e klasës së pestë, pasi kishin udhëtuar vetëm nga Cërriku drejt Tiranës me taksi dhe pa dijeninë e prindërve (!!!), bujtën në një studio televizive për t’u bërë protagonistët e radhës në një emision televiziv. Vetëm seria e absurditeteve që përmenda tek fjalia më sipër do kishte mjaftuar që punonjësit e medias ku fëmijët u drejtuan të ishin shqetësuar së pari për sigurinë e tyre, të informonin prindërit për vendndodhjen e fëmijëve, t’i  shoqëronin fëmijët në një mjedis më të specializuar sesa studioja televizive për të shprehur shqetësimin e tyre dhe me pas organet kompetente të merrnin në shqyrtim rastin. Kjo sjellje do ishte të mendosh në ‘interesin më të lartë të fëmijës’. Por ‘interesi më i lartë i medias’ është shumë më i fortë për ta lejuar këtë rast t’i ikë nga duart. Fëmijët u futën menjëherë në një studio televizive, u rreshtuan në formën tradicionale të programeve debat që mbushin  ditët dhe mbrëmjet tona dhe me një mikrofon përpara filluan të tregojnë së çfarë i shqetësonte. Secili prej tyre, të joshur nga ekrani televiziv, mundësitë që të jep dalja në televizor, ka menduar se kjo është mënyra më e drejtë në Shqipëri, për të zgjidhur problemin që ata kanë. Ne jemi të gjithë dëshmitarë se si media i trajton për ditë e ditë më radhë historitë me kamera të fshehta dhe përgjime, publikime skandalesh dhe abuzimesh. Gjithçka lind dhe vdes në kronika lajmesh pa mundësi për t’u ndjekur më tej nga organet kompetente dhe për t’u zgjidhur siç do e kërkonte rasti. Edhe fëmijët, fatkeqësisht, kanë menduar po të njëjtën, gjë: media është zgjidhja. Fakti që media shikohet si alternativë e parë për zgjidhjen e problemeve tregon për një mangësi  të madhe në funksionimin e gjithë sistemeve të tjera në shoqëri, qofshin ato norma, pra marrëdhëniet brenda familjes dhe shoqërisë apo politika, funksionimi i sistemeve të referimit te dhunës në shkolla, apo komunitete.

Nga ana tjetër të vendosësh besimin tënd tek media si zgjidhje, duke njohur problemet madhore që sistemi mediatik ka në Shqipëri- si pasojë e marrëdhënies së ndërlikuar me politikën (lexo: politikanët) – do të thotë që në Shqipëri ka një nevojë urgjente për edukim mbi median. Ajo që quhet ‘media literacy’ ose alfabetizëm mbi mediat, ngrihet si një nevojë e madhe që njerëzit kanë për të mësuar si t’i interpretojnë mesazhet mediatikë, si të gjykojnë mbi prodhimet mediatike dhe si të kenë një të menduar kritik mbi rolin e medias në shoqëri. Për sa kohë kjo nuk ndodh, kthimi i gjithçkaje në një show (probleme brenda familjes, probleme në institucionet e kujdesit të fëmijëve, në institucionet shëndetësore, arsimore, të drejtësisë, etj.), që vetëm  argëton, do të jetë modeli mbizotërues i programeve mediatike në Shqipëri. Kjo shkon në të njëjtën linjë me ‘interesin më të lartë të medias’, që përdorin çdo mënyrë (përfshirë edhe shkeljen e ligjit) dhe gjithkënd për më shumë audiencë.

Etiketa: DhunëMediaMediat audioviziveMjedisMorinpaktSHshkollashqipShqipëriTiranëvdes
Tjetri
Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.