AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Naftëtarët e Ballshit i kërkojnë qeverisë të zgjidhë krizën e ARMO-s

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qindra punëtorë të rafinerisë së naftës të Ballshit në protestë në Tiranë. 19 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Qindra punëtorë të papaguar të ARMO-s protestuan përballë godinës së kryeministrisë për të kërkuar ndërhyrjen urgjente të qeverisë për rifutjen në punë të rafinerisë dhe gjetjen e një zgjidhjeje për rrogat e prapambetura.

Qindra punëtorë të rafinerisë së naftës të Ballshit në protestë në Tiranë. 19 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Qindra punëtorë të rafinerisë së naftës të Ballshit në protestë në Tiranë. 19 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Qindra punëtorë të rafinerisë së naftës në Ballsh protestuan të enjten përballë godinës së Parlamentit, nga ku marshuan drejt ministrisë sëEnergjisë dhe Industrisë dhe godinës së kryeministrisë, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e problemeve të ARMO-s.

Ata e përshkruan bulevardin kryesor të kryeqytetit me thirrjet “duam punë, duam bukë”, “jo korrupsionit” dhe “duam jetë me dinjitet”. Të papaguar prej 10 muajsh, pasi ish-gjiganti i privatizuar i naftës pezulloi prodhimin prej borxheve të akumuluara ndaj bankave, punëtorët kanë protestuar vazhdimisht në kërkim të një zgjidhjeje.

Naftëtarët kërkuan marrjen e rrogave të papaguara dhe ndërhyrjen e shtetit për rifutjen në punë të rafinerisë.

“Kërkojmë nga kryeministri Rama të mbajë premtimin e dhënë për ndërhyrjen në zgjidhjen e krizës që ka varfëruar naftëtarët e Ballshit,” tha Kastriot Avdiu, punonjës i rafinerisë.

“Ne duam të punojmë ashtu sikurse kemi bërë prej vitesh, duam ta fitojmë jetesën tonë me djersë dhe për këtë duhet të ndërhyjë shteti në mënyrë urgjente” shtoi ai.

Uzina e naftës është burimi kryesor i punësimit në zonën e Ballshit, ndaj mungesa e pagesave të 1200 punëtorëve ka paralizuar ekonominë e qytezës, duke i çuar naftëtarët drejt skajit të varfërisë, mbulimit në borxhe dhe ndërprerjessë financimit të shkollimit të fëmijëve të tyre.

Pjesë e protestës ishin edhe 29 punëtorë të Filialit të Import-Eksport Tregtimit të Karburantit (FIETEK) të kompanisë ARMO në Vlorë. Të gjithë me mbi 25 vite pune në industrinë e përpunimit të naftës, ata i thanë BIRN se jetesa e tyre është bërë e pamundur dhe se qeveria duhet të marrë masat për të rikthyer në punë naftëtarët.

“Kërkojmë të marrim  rrogate papaguara, sepse jemi mbytur sa më s’ka në borxhe. Qeveria duhet të marrë në dorë ARMO-n që të rifuqizojë të gjithë filialet si atë të Ballshit, Vlorës dhe Librazhdit,” tha një punëtor 58-vjeçar për BIRN, i cili kërkoi të mbetej anonim.

“Ne kemi informacion që vetëm 250 punonjës të Fierit vazhdojnë të marrin rrogat dhe të nxjerrin naftë për përfitim të kompanisë, ndërsa ne të tjerëve na kanë hedhur në rrugë,” shtoi ai.

Në Ditën e Punëtorëve më 1 maj, qindra naftëtarë të Ballshit shprehën zemërimin e tyre me gjendjen e kompanisë dhe akuzuan qeverinë se po merr shumë kohë për të ndërhyrë në  zgjidhjen e gjendjes së vështirë ku ndodhen punëtorët.

“Ne duam vetëm ta nxjerrim bukën e gojës me dinjitet dhe të punojmë për të mbajtur familjet tona. Derisa kjo të bëhet realitet, nuk do të largohemi nga sheshi përballë kryeministrisë,” paralajmëruan naftëtarët.

Fotogaleri

…

Etiketa: ArmoBallshBIRNBorxheimportIvana DervishiNaftëtarëtPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaRrogat e prapambeturavideoVlorë
Tjetri
Ish-prokurori Haxhi Giu dënohet për “korrupsion pasiv”

Ish-prokurori Haxhi Giu dënohet për “korrupsion pasiv”

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.