AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama mbron Rroshin dhe Basha feston fitoren e parë të dekriminalizimit

Pas dorëheqjes së kryetarit të Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi për shkak të dënimit në Itali, kryeministri Edi Rama vijoi ta mbrojë në një deklaratë plot pasion ndërsa kryetari i Opozitës Lulzim Basha deklaroi se beteja per dekriminalizimindo të vijojë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish- kryebashkiaku Elvis Rroshi, gjatë fushatës elektore të zgjedhjeve të 21 qershorit, 2015.

Një grup militantësh të Partisë Socialiste, më së shumti drejtorë në administratë publike, u mblodhën para Bashkisë së Kavajës mbrëmjen e së martës për të shprehur mbështetjen e tyre për kryetarin e sapodorëhequr të bashkisë Elvis Rroshi, i cili u detyrua të largohet si pasojë e ligjit për dekriminalizimin e skenës politike të vendit.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama në një deklaratë plot pasion nuk shprehu pendesë për vendimin e tij për të kandiduar Rroshin dy herë në emër të Partisë Socialiste duke deklaruar se “nuk kishte pasur dijeni” për dënimet e tij penale.

“Duke i njohur dhe respektuar gjithnjë vështirësitë që të rinjtë shqiptarë kanë kaluar përmes dallgëve të larta të jetesës në emigracion, kam besuar dhe besoj se historia e Elvisit, apo Ervinit, ka qenë thjesht njëra nder historitë e panumërta të djemve që janë përplasur nëpër ato dallgë, duke jetuar mes ëndrrës për t’ia dalë dhe makthit të rikthimit mbrapsht. Ndërrime emri për të mos u kthyer mbrapsht, përzënie për qëndrim pa leje, kalime ilegale kufiri e me radhë, janë akte të paligjshme që në vitet ’90 i kanë bërë shumëe e shumë emigrantë në rrugën drejt ëndrrave të tyre,” deklaroi Rama.

Por Partia Demokratike në opozitë deklaroi se Rama po gënjen në lidhje me arsyet e dënimit të Rroshit në Itali, duke thënë se në fakt, Rroshi qe dënuar për dhunë seksuale në grup kur qe në moshëm 16 vjeçare dhe se ky është një dënim shumë i ndryshëm nga pretendimet e Rroshit për dënime për arsye emigrimi të paligjshëm.

“Dëshmia e penalitetit që është publikuar sot, e ardhur nga Ministria e Drejtësisë Italiane, thotë se Elvis Roshi është dënuar për “violenza carnale”, që do të thotë është dënuar për përdhunim,” deklaroi deputeti Edi Paloka i Partisë Demokratike.

Më pas, Opinion.al publikoi një dokument të drejtësisë italiane në të cilën shkruhet se Rroshi është dënuar në bazë të neneve 110 dhe 519 të Kodit Penal Italian. Neni 519 i Kodit Penal të Italisë përshkruan dënimin për dhunë seksuale ndërsa neni 110 flet për krimin e kryer në bashkëpunim.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e deklaroi veten fitimtar për procesin e dekriminalizimit, i cili nisi me ekspozimin nga deputeti Genc Strazimiri i dënimit penal të mëparshëm të Arben Ndokës, një deputet i Partisë Socialiste në vitin 2014.

“Është një ditë e rëndësishme për një nga reformat më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë në këto 25 vite, më të rëndësishmen të këtyre 3 viteve,” deklaroi Basha.

Rroshi dha dorëheqjen mëngjesin e së martës pasi deklaroi se kishte mësuar papritur për një dënim që kishte marrë në Itali “pas një sherri të madh”, ndërsa aludoi se dënimi i dhënë ndaj tij nga drejtësia italiane qe i padrejtë.

“Sot duhet të ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më kakapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papriturdhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren,”deklaroi Rroshi në faqen e tij në Facebook.

Kavaja, një bashki me 40 mijë banorë, do tëduhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, bashkë me Dibrën, kryebashkiaku i së cilës u arrestua pak ditë më parë.

Etiketa: BashabashkideputetDëshmia e penalitetitDrejtësiaEdi PalokaEdi RamaElvis RoshiElvis RroshiemigracionEmigrimiEmriFacebookItaliKodit PenalKryeministri Edi RamaLulzim BashaParaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialisteRamaSHshqipzgjedhje
Tjetri
Maqedonia lejon marijuanën mjekësore në farmaci

Maqedonia lejon marijuanën mjekësore në farmaci

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.