AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Tre surpriza për vitin 2017

Anatole KaletskyngaAnatole Kaletsky
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një dyqan buke në lagjen e Kalasë në Berat. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

“Duke gjykuar nga lëvizjet dhe kushtet aktuale të tregut, bota mund të kapet në befasi nga tre zhvillime të mundshme transformuese”, shkruan Anatole Kaletsky.

Një dyqan buke në lagjen e Kalasë në Berat. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese/ Një dyqan buke në lagjen e Kalasë në Berat. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ekspertët e ekonomisë zakonisht i japin parashikimet e tyre (tradicionalisht të pasakta) për vitin e ri në fillim të janarit. Por kushtet globale këtë vit janë gjithçka përveçse tradicionale, ndaj u pa e përshtatshme të pritej derisa presidenti amerikan Donald Trump të merrte drejtimin e Shtëpisë së Bardhë për të peshuar disa nga surprizat kryesore që mund të tronditin ekonominë botërore dhe tregjet financiare ku ai ka ndikim. Duke gjykuar nga lëvizjet dhe kushtet aktuale të tregut, bota mund të kapet në befasi nga tre zhvillime të mundshme transformuese.

Si fillim, politikat ekonomike të Trump me gjasa do të prodhojnë norma më të larta interesi dhe inflacioni në SHBA nga sa prisnin tregjet financiare. Zgjedhja e Trump thuajse me siguri i dha fund trendit 35-vjeçar të disinflacionit dhe normave në rënie që filluan në 1981 dhe kjo ka qenë influenca dominuese e kushteve ekonomike dhe çmimeve të aseteve kudo në botë. Por investitorët dhe politikëbërësit nuk e besojnë ende.  Parashikimet e publikuara nga Bordi i Rezervës Federale Amerikane sugjerojnë një normë rritjeje vetëm treçerek pike për këtë vit.

Teksa Trump lançon politikat e tij, megjithatë, Fed me gjasa do ta ngushtojë politikën e vet monetare më shumë se sa kishte planifikuar përpara inaugurimit, jo më pak, siç presin ende tregjet. Më e rëndësishmja, teksa politikat e Trump nxisin si veprimtarinë ekonomike dhe inflacionin, normat e interesit afatgjatë, me ndikim në ekonominë botërore më shumë se normat e vëna gjatë natës nga bankat qendrore, me gjasa do të rriten ndjeshëm.

Arsyeja e këtij skenari është e qartë. Planet e taksave dhe shpenzimeve të Trump do të përmbysin menjëherë konsolidimin e buxhetit të vënë në fuqi nga Kongresi në administratën e Barack Obamës dhe huamarrja e familjeve do të zgjerohet dramatikisht nëse Trump përmbush premtimin e tij për të përmbysur rregullat bankare të vëna pas krizës financiare të 2008. Teksa gjithë ky stimul ekstra furnizon një ekonomi me thuajse punësim të plotë, inflacioni duket i destinuar të përshpejtohet, me tarifat e tregtisë proteksioniste dhe një “taksë kufiri” që do të rrisë çmimet edhe më shumë për mallrat e importuar.

E vetmja pasiguri është si do të përgjigjet politika monetare ndaj këtij “Trumpflacioni”. Por nëse Fed provon të kundërveprojë duke ngritur normat e interesit më agresivisht sesa lënë të kuptohen parashikimet e saj aktuale apo vendos të lëvizë më me kujdes, për të mbajtur normat e interesit afatshkurtër nën kurbën e rritjes së çmimit, investitorët e obligacioneve do të vuajnë. Si rezultat, të ardhurat nga obligacionet 10-vjeçare në SHBA mund të kalojnë nga 2.5 për qind në 3.5 për qind ose më shumë në vitin e ardhshëm – dhe duke  u rritur më pas.

Në Europë dhe Japoni, përkundrazi, kushtet monetar do të mbeten të lirshme, teksa bankat qendrore vazhdojnë të mbështesin zhvillimin ekonomik me zero norma interesi dhe lehtësim sasior. Dhe kjo divergjencë në politikë sugjeron potencialin e një tronditjeje të dytë për të cilën tregjet financiare duken të papërgatitura.

Dollari amerikan mund të forcohet më tej, veçanërisht përkundrejt valutës së tregjeve në zhvillim, pavarësisht dëshirës së Trump për të nxitur më shumë eksportet amerikane. Kataliza për rritjen e normës së këmbimit jo vetëm që do të ishte norma më të larta interesi në ShBA, por gjithashtu një dollar që shtyp tregjet në zhvillim, ku borxhet e huaja janë rritur me 3 trilionë dollarë që nga 2010. Një kombinim i forcimit të dollarit dhe huamarrjes së huaj të tepër shkaktoi kriza borxhi në Amerikën Latine dhe Azi në 1980 dhe 1990. Këtë herë, proteksionizmi i Trump mund t’i bëjë punët edhe më keq, veçanërisht për vendet si Meksika dhe Turqia, që i kanë bazuar strategjitë e tyre të zhvillimit mbi eksportet që po zgjerohen me shpejtësi dhe kanë financuar biznese në atdhe me borxhe në dollar.

Këto janë lajmet e këqija. Fatmirësisht, një zhvillim i tretë i rëndësishëm që nuk i rëndon tregjeve financiare mund të jetë më i favorshëm për kushtet ekonomike globale: Bashkimi Europian – një treg edhe më i rëndësishëm sesa SHBA për thuajse çdo vend tregtues përveç Meksikës dhe Kanadasë – mund të përfitojë më shumë nga sa pritej për vitin 2017.

Indikatorët ekonomikë filluan të përmirësohen me shpejtësi në shumicën e vendeve të BE nga fillimi i 2015, kur Banka Qendrore Europiane ndaloi fragmentimin e eurozonës duke lançcuar një program të blerjes së obligacioneve edhe më të mëdha nga sa ofroi Fed. Por ky rikuperim ekonomik u errësua vitin e shkuar nga frika e disintegrimit politik. Me Holandën, Francën, Gjermaninë dhe Italinë që përballen të gjitha me kryengritje populiste – dhe të paktën tre të parat kanë zgjedhje këtë vit – tronditjet Brexit dhe Trump kanë provokuar natyrisht ankth se dominoja e ardhshme do të jetë një nga vendet themeluese e të BE, pasuar mbase nga e gjithë BE-ja.

Këto pritshmëri krijojnë mundësinë e befasisë më të madhe të 2017: në vend të disintegrimit, stabilizim të BE-së, duke bërë më të lehtë një shtytje ekonomike dhe një periudhë të performancës së mirë financiare të ngjashme me “periudhën Goldilocks” në SHBA nga 2010 në 2014, kur ekonomia u përmirësua me një ritëm që nuk ishte as i shpejtë dhe as i ngadaltë. Eventi kyç do të jetë zgjedhjet presidenciale në Francë, që me shumë gjasa do të vendosen në raundin e dytë më 7 maj. Nëse fitojnë François Fillon apo Emmanuel Macron, Franca do të ndërmarrë një reformë ekonomike të ngjashme me atë të Gjermanisë në 2003, që e drejtoi kancelari Gerhard Schroeder.

Edhe një shije e butë paraprake e reformave të tilla do të inkurajonte një relaksim të masave të kursimit të kërkuara nga qeveria e re gjermane që doli nga zgjedhjet e përgjithshme të 24 shtatorit. Një marrëdhënie franko-gjermane më bashkëpunuese dhe konstruktive do të gërryente mbështetjen populiste të Lëvizjes së Pesë Yjeve në Itali.

Rreziku i këtij skenari është sigurisht që Marine Le Pen mund të fitojë në Francë. Në këtë rast, një ndarje e BE-së do të bëhej një perspektivë realiste, nxitur nga paniku në tregjet financiare dhe ekonomitë europiane. Çdo sondazh opinioni dhe analizë serioze e politikës franceze tregon se presidentja Le Pen është një fantazi e pamundur. Por a nuk është kjo ajo që tha çdo sondazh dhe analizë serioze në politikën amerikane vitin e shkuar për Trump.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Three Surprises in 2017

Etiketa: BankatBashkimi EuropianBEBeratBIRNBorxheBorxhiBrexitDollariDonald TrumpekonomiEkonomiaEmmanuel MacronFrancaHolandëInflacioniItaliIvana DervishiJaponiKrizaMacronMarine Le PenMeksikandarjendikimpaktpanikupasiguriProject SyndicatePunëQeveriaSHBAsondazhTregTrumpTurqiazgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
“Demokracitë në Ballkan, nën kërcënim,” thotë Freedom House

“Demokracitë në Ballkan, nën kërcënim,” thotë Freedom House

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.