AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria “Rama 2”, vazhdim i trashëgimisë së mandatit të parë

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri të katër viteve të ardhshme, duke konfirmuar në postet kyçe ministrat e mandatit të parë. Kodheli, Tahiri dhe Beqaj mbeten jashtë qeverisë, ndërsa PD dhe LSI paralajmërojnë thellim të së keqes në vend.

Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama prezantoi të dielën ekipin e ri të ministrave: një qeveri e ngritur përgjithësisht mbi trashëgiminë e mandatit të parë. Në fjalimin e tij përpara Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama tha se partia e tij i kishte fituar e vetme zgjedhjet për shkak të “urgjencës për ndryshim” dhe përsëriti premtimin se sfida e tij ishte bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm.

“Ky është mandati ynë më i vështirë që kur unë jam në këtë detyrë. Fati i kësaj supersfide varet nëse ne do ta mbrojmë këtë super-pushtet nga vetja…,” tha Rama.

Siç ishte lajmëruar, kabineti qeveritar “Rama 2” do të ketë më pak portofole ministrore, e përbërë nga 11 ministri dhe 2 ministra shteti. Rama rikonfirmoi në postet kyçe Ditmir Bushatin, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Lindita Nikollën, Mirela Kumbaron dhe ish-zëvendës kryeministrin Niko Peleshi.

Ditmir Bushati, [CV Link] i cili ka qenë në krye të diplomacisë për katër vitet e shkuara do të drejtojë sërish Ministrinë e Jashtme.

Arben Ahmetaj [CV link] u rikonfirmua në krye të Financave, ndërkohë që kompetencat e kësaj ministrie janë zgjeruar edhe me ato të Ekonominë dhe të Punës.

Damian Gjiknuri, [CV Link] i cili u vlerësua nga Rama si “një ndër administratorët më të aftë” do të ketë përveç Ministrisë së Energjetikës, edhe kompetencat që ushtroheshin më parë nga Ministria e Transporteve. Ky dikaster do të quhet Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Ndërkohë, Lindita Nikolla do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Arsimit, Mirela Kumbaro [CV Link] atë të Kulturës ndërsa Niko Peleshi do të jetë ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Fatmir Xhafaj dhe Ogerta Manastirliu, dy ministrat jetëshkurtër të mandatit të parë për shkak të marrëveshjes që përfshiu në qeveri ministrat e propozuar nga Partia Demokratike, do të rikthehen në postet respektive te Ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë.

Prezantimi i ministrave nga Rama u ndërpre herë pas here nga duartrokitjet, por jo të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë mbetën të lumtur.

Emra të rëndësishëm të qeverisë së katër viteve të shkuara si Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni, Saimir Tahiri, Ilir Beqja apo Milva Ekonomi mbetën jashtë ekzekutivit.

Rama vendosi t’ia besojë Olta Xhaçkës [CV Link] postin e ministres së Mbrojtjes, ndërsa ministria e Turizmit dhe e Mjedisit do të drejtohet nga Blendi Klosi.

Ndërkohë, Rama ka përfshirë Pandeli Majkon në kabinetin e tij duke i dhënë postin pa portofol të ministrit të Shtetit për Diasporën si dhe ka përzgjedhur tre emra të rinj; ekonomisten Senida Mesi në postin e zëvendëskryeministrit, ish-drejtoreshën e Agjencisë së Pronave, Sonila Qato si ministre e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrësve dhe Etilda Gjonajn [CV Link] në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim-të dyja në opozitë, e kanë komentuar shpalljen e qeverisë së re si vazhdim të së vjetrës, ndërsa paralajmërojnë përkeqësim të situatës në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi përmes një statusi në Facebook se qeveria e re do të thellojë krimin dhe korrupsionin në vend.

“Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes. Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe krimit,” shkroi Basha.

Përkeqësim në zhvillimin e vendit paralajmëroi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“E vetmja gjë e re në këtë qeveri të re me qeverisje të vjetër do të jetë fakti që Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme. Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore,” komentoi Kryemadhi.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBashaBlendi KlosiDamian GjiknuriDitmir BushatiEdi RamaekonomiFacebookFatmir XhafajIlir BeqjaKryeministri Edi RamaKumbaroLëvizja Socialiste për IntegrimLindita NikollaLSILulzim BashaMilva EkonomiMimi KodheliMinistria e BrendshmeMinistria e TurizmitMirela KumbaroMonika KryemadhiNiko PeleshiOgerta ManastirliuPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePDPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaSaimir TahiriSenida MesiSHshqipShqipëriaZgjedhjet
Tjetri
Tre deputetë socialistë kërkojnë rikthimin e importit të plehrave

Qeveria finalizon koncesionin e ndërtimit të inceneratorit të plehrave në Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.