AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

E ardhmja e Gjermanisë pas zgjedhjeve

Joschka FischerngaJoschka Fischer
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kancelarja Gjermane Angela Merkel në Berlin, 27 shtator 2017. Foto: (AP Photo/Markus Schreiber)

Zgjedhjet në Gjermani prodhuan një fitore në hije për CDU-në e Merkel, ndërkohë që përfaqësimi në Bundestag për herë të parë i AfD është fillimi i reve të zeza mbi qiellin gjerman, argumenton Joshka Fisher.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel në Berlin, 27 shtator 2017. Foto: (AP Photo/Markus Schreiber)

Rezultati i zgjedhjeve federale të Gjermanisë të dielën ishte i papritur dhe shqetësues, të paktën për standardet gjermane. Dy partitë kryesore, Social Demokratët (SPD) dhe Bashkimi Kristian Demokrat (CDU), bashkë me partinë simotër të saj bavareze, Bashkimi Social Kristian (SCU) u ndëshkuan në kutinë e votimit, pasi kishin qeverisur si një koalicion i madh nën kancelaren gjermane Angela Merkel për katër vitet e fundit.

Performanca e SPD ishte më e keqja që nga çdo zgjedhje federale që prej të parave të Republikës Federale, në 1949. Ngjashmërisht, aleanca CDU/CSU u kthye në të dytën më të keqe që prej 1949 duke qenë se CSU vuajti humbjet më të këqija në zgjedhjet federale në historinë e vet. Kjo është veçanërisht e veçantë, duke qenë se Bavaria do të mbajë zgjedhje të nivelit shtetëror vitin e ardhshëm.

Thënë këto, zgjedhja ishte një rrëshkitje ndaj koalicionit të madh të Merkel. Dhe në një pikë të caktuar, mund të shihet si një votë protestë ndaj Merkelit vetë. Ndërkombëtarisht, ajo vlerësohet si një lidere efektive dhe si garantuese e stabilitetit dhe autoritetit moral në Perëndim. Por në atdhe, qartazi ajo nuk shihet më si e tillë.

Gabimi më i madh i Merkel në këto zgjedhje ishte mbështetja në të njëjtën strategji mbrojtjeje që përdori në dy zgjedhjet e mëparshme, të cilat i fitoi ndjeshëm. Duket se ajo ka supozuar se shmangia e polemikave dhe ruajtja e qetësisë për çështje kyçe në Europë do të funksiononin edhe një herë. Kjo tregoi gjykim të dobët, duke qenë se kriza e refugjatëve në vitin 2015 dhe pasojat e saj ndaj Gjermanisë, nuk thonë asgjë për rritjen e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila mori rreth 13% të votave.

Shumë gjermanë kanë pyetur veten se çfarë shtrihet përpara në të ardhmen e vendit të tyre dhe për identitetin kombëtar gjerman. Merkel nuk ofron përgjigje të mjaftueshme për këto pyetje. Dhe ndërsa mbeti e heshtur, populistët si zv.kryetari i AfD Alexander Gauland mbushën boshllëkun me thirrje të larta ndaj nostalgjisë etnike dhe nacionaliste.

Në fakt, fituesi i madh në këto zgjedhje ishte AfD, anëtarët e të cilit përfshijnë neo-nazistë dhe ekstremistë të tjerë. Suksesi i partisë është turp për Gjermaninë. Pas 72 vitesh, e djathta ekstreme është kthyer në Bundestag – dhe si blloku i tretë më i fortë. Dhe AfD tashmë është partia e dytë më e madhe në shtetet federale që përbëjnë ish-Gjermaninë Lindore.

Gjermania nuk është i vetmi vend europian ku populistët e krahut të djathtë kanë pasur fitore elektorale në vitet e fundit. Por askund nuk është ringritja e të djathtës ekstreme më shqetësuese se në Gjermani, duke marrë shkas nga vetë historia. Për të parandaluar të djathtën nga dëmi i pariparueshëm në demokracinë gjermane, partitë që i qëndrojnë vlerave demokratike duhet të marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre për të formuar një qeveri të re.

Merkel me siguri do të mbetet kancelare në qeverinë e ardhshme. Teksa anëtarët e CDU dhe të CSU e debatojnë çështjen në ditët e ardhshme, ata do të gjejnë se nuk ka alternativë tjetër më të besueshme dhe popullore sa ajo. Me apo pa humbjet elektorale, nuk mund ta largosh kancelaren pa pasur një zëvendësim për të. Merkel është me fat: thikat nuk janë nxjerrë ende; dhe nëse dalin, me gjasa nuk do të kthehen në gjak – të paktën për momentin.

Një tjetër rezultat i papritur i zgjedhjeve është se liderët e SPD tani po diskutojnë për t’iu bashkuar opozitës – sikur pjesëmarrja në qeveri të ishte një mallkim që duhet shmangur me çdo kosto. Kjo do ta bëjë procesin e formimit të qeverisë së ardhshme të gjatë dhe të dhimbshëm, që nuk është e pazakontë për politikën gjermane.

Me SPD që refuzon të marrë pjesë në një koalicion të madh, i vetmi opsion i mundshëm matematik që mbetet është një aleancë “Xhamaika” – që ka marrë emrin nga flamuri i Xhamajkës me të zezë, të verdhë dhe të gjelbër – që përbëhet nga CDU/CSU, Demokratët e Lirë liberal dhe të Gjelbrit. Por deri atje nuk do të jetë e lehtë: ndërsa partitë nuk do të kenë shumë telashe të arrijnë kompromiset e nevojshme politike, ata ndryshojnë shumë në mentalitetin e qeverisjes dhe stilin e lidershipit.

Për më tepër, kalendari politik vendas me shumë gjasa do të zgjasë bisedimet e koalicionit. Liderët e partisë do të marrin qëndrime dhe do të përpiqen të shpëtojnë fytyrën në sytë e votuesve të tyre por kjo nuk do të ndodhë deri pas zgjedhjeve shtetërore në Saksonin e Poshtme në 15 tetor. Dhe edhe atëherë, një qeveri e re nuk do të formohet shpejt.

Alternativat e vetme për një koalicion Xhamajkë janë një qeveri minoriteti CDU/CSU ose një zgjedhje e re pranverën e ardhshme, që me gjasa vetëm sa do të forcojë pozicionin e AfD. Të dyja rezultatet do të jenë të këqija për Gjermaninë, që perceptohet gjerësisht – dhe ofron mbështetje – si një spirancë stabiliteti në Europë.

Kjo nënkupton se e ardhmja e demokracisë gjermane dhe stabiliteti europian do të varen nëse arsyeja prevalon mes partivë më të vogla të mbetura. Partitë Xhamajka kanë një përgjegjësi të mbështesin Merkel dhe të arrijnë në kompromis sa të munden për të formuar një qeveri. Liderët e tyre, shpresojmë, do të jenë mjaftueshëm të zgjuar të punojnë së bashku në mirëbesim, në vend që të kërkojnë vetëm avantazhe të vogla partizane. Ana mund të fillojnë duke bërë reforma në siguri dhe ekonomi dhe me modernizimin ekologjik dhe dixhital si tre shtyllat e një lloji të ri koalicioni.

Sa për Merkel, dështimi për të formuar një qeveri mazhoritare do të nënkuptonte me gjasa fundin e drejtimit të saj si kancelare. Dhe më gjerësisht, vetëm sa do të nxiste një periudhë të re kaosi politik. Askush nuk duhet t’ia urojë këtë Gjermanisë – apo Europës.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate 2017. Germany’s Grave New World

Etiketa: AfDAngela MerkelbesimBundestage djathtae djathta ekstremeekonomifitoreGjermaniGjermaniagjykimkostoKrizambështetjeMerkelnazistneo-nazistpaktPartiapopulistProject SyndicateReformashtatorzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Kuvendi miraton organikën e reduktuar për tre institucionet e vetingut

Kuvendi miraton organikën e reduktuar për tre institucionet e vetingut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.