AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Çështja Habilaj, sekuestrohen 622 metra katrorë apartamente e dyqane

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Policia e Vlorës njoftoi “sekuestro preventive” mbi 5 prona, tre dyqane dhe dy apartamente, në pronësi të vëllezërve Habilaj dhe personave të lidhur me ta, me dyshimin se janë pasuri të fitura nga trafiku i narkotikëve.

Të arrestuarit

Tre dyqane dhe dy apartamente, në një total prej 622 metrash u sekuestruan prej policisë së Vlorës, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe prokurorisë, pasi dyshohet se janë pasuri të vëna nga paratë e trafikut të narkotikëve. Në një njoftim për shtyp, policia e Vlorës bëri me dije se pasuritë e vëna në sekuestro preventive i përkasin vëllezërve Artan e Florian Habilaj dhe dy personave të lidhur me ta me inicialet K.H, F.M.

Hetimi për Habilajt dhe pasuritë e tyre filluan pas lëshimit të 11 fletë arresteve më 12 tetor 2017, nga  gjykata e Katanias në Itali. Mes të akuzuarve shqiptarë ishin dy prej vëllezërve Habilaj, Moisiu dhe Florian, 39 dhe 37 vjeç, dy vëllezërit Sulaj, Maridian dhe Armando, 29 dhe 33 vjeç si dhe Sabaudin Çelaj, 49 vjeç e Fatmir Minaj, 55 vjeç.

Ndërkohë Dosja “Habilaj” u kthye në çështje dite të politikës në Shqipëri, pasi në përgjimet e anëtarëve të dyshuar të bandës përmendet disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda çeli hetimet kryesisht për Tahirin dhe i kërkoi kuvendit autorizim për arrestimin e tij, por shumica parlamentare duke e cilësuar akuzën të motivuar politikisht dhe pa prova, rrëzoi këtë kërkesë.

Nga ana tjetër menjëherë pas hapjes së dosjes për këtë grup, bazuar në përgjimet italiane, prokuroria dhe policia arrestuan dhe ndaluan  disa persona në Babicë të Vlorës, përfshi Nazer Seitin, i cili po ashtu kërkohet nga drejtësia italiane. Në kërkim ndërkohë ndodhen Florian Habilaj dhe të tjerë persona të dyshuar si pjesë e grupit.

Hetimet po ashtu u përqëndruan në sekuestrimin e pasurive të personave të akuzuar, kështu sot policia e vlorës njoftoi disa sekuestrime për të cilat dje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte vendosur “sekuestro preventive”. Sipas policisë “sekuestro preventive” është vënë mbi, “Një njësi shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj; njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj; Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj; Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H.; Apartament banimi me  sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M; njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj”.

Etiketa: 28 nëntoriAMPDosjaDrejtësiaEmriFlorianFlorian HabilajGjykataGjyqHabilajHetimetItaliNarkotiknarkotikëPoliciaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndapronaSaimir Tahirisekuestro preventiveSHshqipShqipëritrafikuTrafiku i narkotikëveVlorë
Tjetri
A ishte ky fundi i valës së populizmit?

Mund të bëhen bashkë Franca dhe Gjermania?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.