AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ngjarjet kryesore të javës në Shqipëri në imazhe (Foto)

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Java u shënua nga disa protesta të shoqërisë civile për Teatrin, taksën e Rrugës së Kombit dhe pagat e naftëtarëve të ARMO-s ndërsa pati dhe zhvillime të tjera në fushën e Reformës në Drejtësi dhe investigime për ish-zyrtarë të lartë.

Aktorët vazhdojnë kundërshimin e planeve të qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, duke e quajtur atë një trashëgimi kulturore e cila duhet të restaurohet në vend të ndërtimit të një teatri të ri që ka në projekt ngritjen e katër kullave. Lexoni më shumë këtu.

Vasjan Lami, Fitim Makashi, Robert Ndrenika, Alert Celoaliaj, Arben Derhemi, gjatë një takimi të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku aktorë dhe aktivistë nga shoqëria civile diskutuan kundër vendimit të prishjes së Teatrit Kombëtar. 2 prill 2018. Foto: LSA

Anëtarë të shoqërisë civile dhe familjarë të protestuesve dhe deputetë të opozitës protestuan për disa ditë përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë duke kërkuar lirimin e 23 protestuesve të arrestuar në Kukës gjatë protestës kundër taksës 5 euro të Rrugës së Kombit. Klikoni këtu për lajmin.

Anëtarë të shoqërisë civile dhe familjarë të protestuesve dhe deputetë të opozitës protestojnë për lirimin e 23 aktivistëve të arrestuar në Kukës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ndërsa Gjykata e Rrethit në Tiranë jepte masën e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar, forca të shumëta policie rrethuan perimetrin e zonës duke mos lejuar kalimin e protestuesve, por edhe të qytetarëve, gjë që shkaktoi pakënaqësi dhe cilësime për ‘shtetrrethim’. Klikoni këtu për vendimet e Gjykatës. 

Forca të shumta policie kanë rrethuar perimetrin përreth Gjykatës nga ura e Drejtorisë së Policisë deri në Vasil Shanto dhe rrugicat përgjatë “Myslym Shyrit”. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një investigim i BIRN i publikuar të enjten zbuloi se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla transformoi një investim prej 16.3 milionë lekësh në një kapital me vlerë 1 milionë eurosh, përmes transaksioneve me një person të dënuar për vrasje, një biznesmen kafeje-fitues tenderi në Prokurori dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash, ndërkohë që pretendon se çdo pronë e tij është e ligjshme.  Klikoni këtu për investigimin

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Foto: LSA

Partitë politike në opozitë grumbulluan qindra protestues në të gjithë vendin dhe bllokuan nyjet kryesore të qarkullimit ndërsa Basha bëri thirrje për mosbindje civile dhe lajmëroi vazhdimin e protestave javën e ardhshme. Lexoni lajmi këtu.  

OPOZITA BLLOKON RRUGEN NE VORE Foto: LSA.

Duke folur në parlamentin e braktisur nga deputetët e opozitës kryeministri pretendoi se taksa kontroverse që shkaktoi zemërimin me protestë të dhunshme të shtunën e kaluar “nuk do të fillojë para se të gjendet një zgjidhje” për një taksë më të ulët për përdoruesit e rrugës nga Kukësi, pjesa më e varfër e Shqipërisë dhe qendra e valës aktuale të protestës. Lexoni këtu lajmin.

Kryeministri Rama. Foto: LSA

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha u bë e para gjyqtare që kaloi me sukses procesin e vetingut, duke u konfirmuar në këtë gjykatë. Klikoni këtu për të lexuar të plotë lajmin dhe këtu për grafikun e pasurisë së saj.

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, duke hipur në makinë, pas një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: LSA

Qindra punonjës të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, të cilët prej disa muajsh janë të papunë si pasojë e pezullimit së aktivitetit të uzinës, kanë protestuar mëngjesin e sotëm për mosfillimin e punës, duke kërkuar nënshkrimin e kontratave kolektive. Lexoni këtu lajmin

Naftëtarët e ARMO në protestë. Foto: Edmond Hoxhaj.
Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaaktivistAktivistëArmoBallshBashaBIRNBiznesmendeputetEuroGjykataGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqtarehipizmiInvestigimIvana DervishikushtetueseMASNaftëtarëtOpozitaPagatParaProkuroriProtestaprotestuesPunëRamaSHshqipShqipëritaksaURAVasil ShantoVendimetVitore Tushavrasje
Tjetri
Kur pabarazia vret

Etika e pakësimit të pabarazisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.