AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Misteret e gadishullit të Karaburunit (Foto)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Fotogaleri, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
2. Plazhi i Gramës i parë nga një faqe shkëmbi me mbishkrime të lashta dhe të sotme. Në të kuqe janë mbishkrimet e dekadave të fundit. Foto: BIRN

Shpella të stërmëdha dhe shkrime marinarësh në vështirësi, këto janë ndoshta vendet më të bukura në Shqipëri dhe më të vështirat për t’u arritur. 

2. Plazhi i Gramës i parë nga një faqe shkëmbi me mbishkrime të lashta dhe të sotme. Në të kuqe janë mbishkrimet e dekadave të fundit. Foto: BIRN

Një gisht toke që del në det, gadishulli i Karaburunit nuk është asgjë tjetër veçse shkëmbor.

Për aq sa shqiptarët mbajnë mend, ai është përdorur si një kullotë dimërore për dele dhe dhi; plazhet e vogla të bukura, më së shumti në anën perëndimore, dalin në lajme më së shumti si baza të fshehta për trafikantët e kanabisit ndërsa shumica e tyre janë të aksesueshme vetëm me varkë ose përmes një ecjeje të gjatë e të lodhshme.

Ato kanë emra që ngjallin ndjenjën e misterit – njëri quhet Gramata, ose Gjiri i Shkrimeve, një tjetër është i njohur si Gjiri i Raguzës, një qytezë në Sicili dhe emri me të cilin njihej më parë qyteza e Dubrovnikut kur ishte një qytet-shtet.

Një pllajë mbart emrin Ravena, emër i një qyteti tjetër italian.

Pak rrugë të paasfaltuara të hapura nga ushtria shqiptare ecin përgjatë anës lindore të gadishullit, por ato janë ende të paaksesueshme për civilët për shkak se baza e Pasha Limanit e flotës detare shqiptare gjendet në krye të rrugës.

Mënyra e vetme për të mbërritur në plazhet e virgjëra të Karaburunit është përmes gomoneve. Këto janë foto nga dy udhëtime të vitit të kaluar.

Udhëtimi i parë u nis nga gjiri i Vlorës me një kosto prej 2,500 lekësh për person, udhëtim që na çoi në Shpellën e Haxhi Aliut dhe në një nga të paktat plazhe në anën lindore të gadishullit, ku një restorant i vogël shërben mish ose peshk zgare, sallatë, djathtë të fortë të bardhë të zonës dhe patate të skuqura.

Në cepin verior të gadishillit, rreth 15 kilometra nga Vlora, shpella e Haxhi Aliut është kaq e madhe sa mund të mbajë një anije të vogël se disa gomone njëherësh. Zakonisht nevojiten 30 minuta për të mbërritur atje, në varësi se sa shpejt është i gatshëm të ecë kapiteni.

Ky është një vend i mbushur me mite mbi piratë dhe tregime më moderne për trafikantë droge apo trafikantë qeniesh njerëzore që e përdorën atë për t’u fshehur si nga moti i keq ashtu edhe nga policia.

Ka disa gomone që nisen çdo ditë gjatë verës; vizitorët mund të notojnë në ujërat me salinitet të lartë ndërsa dritat vallëzojnë në tavanin e stërlartë të shpellës.

Udhëtimi i dytë na dërgoi nga fshati Dhërmi në anën tjetër të gadishullit të Vlorës te Shpella Blu dhe te Gjiri i Gramatës, ose i Gramës, ndoshta vendi më i bukur në bregdetin shqiptar.

Varkat drejt Gramatës janë më të rralla dhe më të shtrenjta; në kontrast me ujërat e qeta të Gjirit të Vlorës, Deti Jon dhe Kanali i Otrantos është shpesh i egër. Udhëtimi mund të kushtojë rreth 150 euro për deri në gjashtë apo shtatë vetë.

Mënyra tjetër e mundshme për të mbërritur është një marshim i gjatë përmes një shtegu të ngushtë nga plazhi i Rrugëve të Bardha por kjo mund të zgjasë deri në gjashtë orë dhe duhet të kujdesesh të marrësh ujë me vete.

Gjiri i Gramatës është e vetmja zonë e mbrojtur nga stuhitë në një segment brigjesh shkëmbore dhe e ka marrë emrin nga mijëra shkrime dhe simbole të gdhendura në gurë nga marinarët që kanë falënderuar zotat e tyre prej mijëra vitesh.

Studiuesit kanë identifikuar gjuhë të ndryshme në shkëmb, përfshirë greqiste të lashtë dhe të mesjetës si dhe latinisht. Studiuesit në fillim të shekullit të 20 menduan se disa prej shkrimeve i përkasin civilizimit etrusk në Italinë e lashtë.

Disa nga mbishkrimet janë shuar me kalimin e kohës ose janë vjedhur, ndërsa të tjera janë vandalizuar nga vizitorë të mëvonë, përfshirë rekrutë të ushtrisë shqiptare që shërbyen aty kur Shqipëria ishte një vend komunist.

Përveç fjalëve, shkëmbi mbart edhe shenja heraldike, duke i dërguar udhëtarët e kohës sonë shekuj më pas. Ata bëhen dëshmitarë të një fakti tashmë shpesh të harruar – se udhëtimi me det është i rrezikshëm.

Shpella e Haxhi Aliut fotografuar në gusht 2017. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Shpella e Haxhi Aliut fotografuar në gusht 2017. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Plazhi i Shën Vasilit në begun lindor të Karaburunit.
Plazhi i Shën Vasilit në begun lindor të Karaburunit.
Ndërtimi i një resorti në brigjet e Karaburunit.
Shpella Blu gjendet rrugës nga Dhërmiu për në Gjirin e Gramës. Ndonëse më e vogël se sa ajo e Haxhi Qamilit, Shpella Blu është mjaftueshëm e madhe sa për një skaf. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Shpella Blu gjendet rrugës nga Dhërmiu për në Gjirin e Gramës. Ndonëse më e vogël se sa ajo e Haxhi Qamilit, Shpella Blu është mjaftueshëm e madhe sa për një skaf. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Gjiri i Gramës ka qenë përdorur në lashtësi si gurore dhe kjo dallohet nga prerja vertikale e këtij shkëmbi. Foto: BIRN
Një yll deti në Gjirin e Gramës. Foto: BIRN
Gjiri i Gramës parë nga një restorant modest që u shërben vizitorëve të paktë të zonës. Foto: BIRN
Mbishkrime të vjetra dhe të reja në Gjirin e Gramës, fotografuar në gusht 2017. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Shkrime të vjetra dhe të reja në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shkrime të vjetra dhe të reja në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shkrime të vjetra dhe të reja në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN

Shkrime të vjetra dhe të reja në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shkrime të vjetra dhe të reja në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shkrime të vjetra dhe të reja në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shkrime të vjetra dhe të reja në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shkrime të vjetra dhe të reja në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shenja heraldike në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shenja heraldike në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shenja heraldike në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shenja heraldike në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shenja heraldike në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shenja heraldike në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shenja heraldike në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shenja heraldike në faqet shkëmbore të Gjirit të Gramës. Foto: BIRN
Shpella e Haxhi Aliut fotografuar në gusht 2017. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Etiketa: AnijeBIRNdeti JonDhërmiDrogeEmriEuroGjergj ErebaragomoneGuroreKaraburunKaraburunitkostolajmeMarinarëpaktplazhPoliciaSHshijakshqipShqipëriShqipëriashqiptareUshtriaVloraVlorë
Tjetri
Gjykatësja e Apelit të Vlorës Brikena Ukperaj konfirmohet nga KPK

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë paralajmëron protesta për infermierët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.