AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kuvendi i dominuar nga akuzat politike miratoi më pak ligje gjatë 2018-s

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
8 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët e opozitës duke i hedhur miell kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë më 12 prill 2018. Foto: Xhodi Hysa/LSA

Një raport monitorimi i Institutit të Studimeve Politike tregon se rivaliteti politik dominoi sërish axhendën e Kuvendit të Shqipërisë, duke anashkaluar problemet e qytetarëve dhe dështuar të ushtrojë kontroll mbi ekzekutivin, ndërkohë që tradita e pjesmarrjeve fiktive të deputetëve në komisione vazhdoi edhe në sesionin janar-korrik 2018.

Deputetët e opozitës duke i hedhur miell kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë më 12 prill 2018. Foto: Xhodi Hysa/LSA

Njëqind e dyzet orët e debatit në Kuvendin e Shqipërisë gjatë sesionit janar-korrik 2018 prodhuan politikë të “ngjarjes së ditës” dhe tonelata akuzash për rivalët, ndërkohë që deputetët anashkaluan problemet kryesore të qytetarëve dhe hartuan më pak ligje dhe akte parlamentare se një vit më parë- konstaton një raport monitorimi i Institutit të Studimeve Politike, ISP.

Axhenda politike u dominua sërish nga konfliktualiteti mes mazhorancës dhe opozitës, që sipas raportit, pati një ndikim direkt në punën e komisioneve, seancave plenare dhe produktit të Kuvendit. Raporti thekson gjithashtu se Kuvendi nuk shënoi progres në funksionin e vet kushtetues për kontrollin e ekzekutivit. Ai jep megjithatë sinjale të bollshme për të kundërtën.

“Pushteti ekzekutiv vijoi të imponojë axhendën parlamentare dhe votën politike në parlament,” thuhet në monitorimin e kryer nga ISP.

Instituti i Studimeve Politike monitoron për të dytën herë radhazi aktivitetin e Kuvendit të Shqipërisë, me fokus në përmbushjen e rolit të tij kushtetues në kontrollin e qeverisjes, hartimin e legjislacionit, zbatimin e Rregullores dhe Kodit të Sjelljes, por edhe një renditje të deputetëve sipas efikasitetit të tyre. I realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, raporti ofron një pasqyrë të axhendës politike dhe të defekteve që shoqërojnë demokracinë në Shqipëri.

Sipas raportit, debati politik në sesionin janar-korrik 2018 iu nënshtrua kryesisht “ngjarjeve të ditës/javës”, të cilat zënë edhe numrin më të madh të fjalimeve të deputetëve, 399 të tilla, i ndjekur nga akuzat për rivalët politikë me 391 fjalime. Çështja më e diskutuar në këtë periudhë mbetet ajo e krimit dhe rendit publik, e cila dominoi dukshëm mbi çështjet ekonomike, integrimin europian apo problemet e shumta të varfërisë.

Në anën tjetër, deputetët shqiptarë shfaqën pak ose aspak interes për tema të tjera të rëndësishme. Çështja çame ka qenë më pak e diskutuara, e ndjekur nga çështjet e mprehta mjedisore me 4 fjalime, të drejtat e grave me 6 fjalime apo diskutimet mbi administratën publike me 9 fjalime.

“Prioritetet kryesore dhe problematikat me interes publik morën vëmendje minimale nga deputetët dhe Kuvendi,” thuhet në raportin e ISP.

Raporti i ISP evidenton gjithashtu se sesioni i shkuar parlamentar thelloi traditën e votës politike në bllok të deputetëve, me përjashtim të 2-3 rasteve të veçuara dhe simbolike të  abstenimeve personale jashtë rreshtit.

“Këto të dhëna janë tregues i pushtetit të madh që kanë partitë dhe liderit politikë në vendimmarrjen e deputetëve,” shton ai.

Pjesmarrja fiktive në komisione

I dominuar nga përplasjet dhe akuzat politike, sesioni janar-korrik 2018 shënoi një numër të ulët ligjesh të miratuara, protagonizëm të papërfillshëm të deputetëve në hartimin e ligjeve dhe një numër minimal interpelancash dhe komisionesh hetimore.

Sipas raportit, Kuvendi miratoi vetëm 10 ligje nga 13 që kishte miratuar në të njëjtën periudhë të vitit 2017; kur vendi ishte i zhytur në krizë politike dhe në bojkot parlamentar nga opozita. Gjithashtu, ai amendoi tre herë më pak ligje se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në një vlerësim cilësor, raporti kujton se ligjet kryesore të miratuara ishin ato për Diasporën, për Trashëgiminë Kulturore, për Strehimin Social apo për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare. Raporti konstaton se ndonëse janë të rëndësishme për fushat e tyre, asnjë prej ligjeve të miratuara nuk përbën bazë për reforma sektoriale dhe se hartimi i tyre mbeti përgjithësisht ekskluzivitet i Këshillit të Ministrave.

“Ky sesion pati vetëm dy nisma ligjvënëse nga deputetët, të gjitha nismat e tjera ishin kolektive në emër të Këshillit të Ministrave apo Grupeve Parlamentare,” thuhet në raport.

Në sesionin e parë të 2018, numri i interpelancave dhe i komisioneve hetimore ishin gjithashtu minimale; vetëm katër interpelanca dhe 1 komision hetimor për çështjen Tahiri, i cili përgjithësisht u zhurmua dhe dështoi deri tani të prodhojë ndonjë rezultate.

Megjithatë, praktika e viteve të shkuara e pjesmarrjes fiktive të deputetëve në komisionet parlamentare vazhdoi të ishte e konsiderueshme. Monitoruesit e ISP kanë evidentuar mbi 50 raste të mungesave të deputetëve në komisione, por që në dokumentet zyrtare rezultonin se ishin të pranishëm. Pjesmarrje 2-3 minutëshe vetëm për të shënuar emrin në procesverbale u evidentuan gjithashtu nga monitoruesit.

“Fiktiviteti nuk është vetëm shkelje administrative dhe etike, por ka të bëjë edhe me pasoja në trajtimin financiar, si dhe shpesh edhe me legjitimitetin e vendimeve,” kritikon raporti i ISP, duke e vënë theksin te pagesat shtesë që deputetët marrin për frekuentimin e komisioneve parlamentare.

Pjesmarrja fiktive është një fenomen që ka përfshirë deputetët e të gjitha kaheve në Kuvendin e Shqipërisë. Ekipi monitorues i Institutit të Studimeve Politike merr si shembull për ekspozimin e kësaj shkeljeje Komisionin e Ligjeve, ku thuajse në çdo mbledhje ka falsifikim të emrave të deputetëve të pranishëm.

Deputetët “efikasë” dhe të heshturit

Gjatë monitorimit të Kuvendit në sesionin e parë të 2018-s u evidentua një protagonizëm në rritje i deputetëve për të mbajtur fjalime. Megjithatë, raporti konstaton gjithashtu se 17 deputetë nuk e morën fjalën asnjëherë gjatë 25 seancave të zhvilluara në gjashtë muaj.

Konkretisht, nuk kanë folur asnjëherë në parlament gjatë sesionit të fundit parlamentar 10 deputetë të PS, deputeti Bitri që iu bashkua PS, 2 deputetë të LSI, 2 të PDIU, Ndoka i PDK, si dhe deputeti Doshi, tashmë zyrtarisht deputet i PSD.

Raporti thekson se midis deputetëve që nuk kanë regjistruar fjalime në parlament gjatë këtij sesioni bëjnë pjesë kryesisht prurje të njohura nga bota e biznesit, përfshirë deputetët Abazi e Ndraxhi të PS, Doshi i PSD, Çela e Tavo të LSI apo Lala e Bici të PDIU.

Raporti bën gjithashtu një analizë të efikasitetit të deputetëve, duke u bazuar në 12 kritere që lidhen me funksionet e tyre ligjore dhe penalizimet e mundshme. Metodologjia e përdorur nxjerr në krye të listës së efikasitetit Erion Braçen e PS dhe Jorida Tabakun e PD-së, të dy deputetë të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe tepër aktivë në jetën parlamentare.

Në të kundërt, deputetët më pak të angazhuar rezultojnë numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe deputeti i LSI-së, Agron Çela.

Në një listë rekomandimesh, Instituti i Studimeve Politike i kërkon Kuvendit që të investohet më shumë për rritjen e standardeve të transparencës publike si dhe përmbushjen në kohë të detyrimeve që lindin nga rregullorja, legjislacioni dhe praktikat më të mira të jetës parlamentare.

Gjithashtu, raporti rekomandon që Kuvendi të përmbushë në kohë detyrimet kushtetuese dhe ligjore që lidhen me zgjedhjen dhe kontrollin e institucioneve të pavarura, detyrimet ndaj procesit integrues dhe reformës në drejtësi si dhe reflektimin e vendimeve të marra nga Gjykata Kushtetuese.

Etiketa: AdministrativedeputetEdi PalokaEdi RamaGjykataGjykata KushtetueseHolandëInstituti i Studimeve PolitikeISPKëshillit të MinistraveKomisionKomisionet parlamentarekushtetueseKuvendiKuvendi i ShqiperiseLSIMbledhjeMonitorimindikimnismaOpozitaparlamentPartisë DemokratikepasojaPDPDIUPDKprogresPSPSDPunëRamaraportRaportiReformaSHshqipShqipëri
Tjetri
Prokuroria kërkon pesë vjet burg për ish-gjyqtarin e Sarandës

Seitaj në arrest shtëpie, por hetimet për trafik droge vazhdojnë në Itali dhe Shqipëri

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.