AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Dokumentet sekrete të ngrohjes globale

Benjamin FrantangaBenjamin Franta
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay.

Firmat e naftës e dinin që produktet e tyre shtonin dioksid karboni në atmosferë, e kuptonin se kjo do të çonte në ngrohje globale dhe përllogaritën pasojat e mundshme. Pastaj ata zgjodhën të pranonin rreziqet në emrin dhe në kurrizin tonë, pa e ditur ne për përfitim të vetin.

Foto ilustruese nga Pixabay.

Një ditë në vitin 1961, një ekonomist amerikan i quajtur Daniel Ellsberg gjeti një copë letër me efekte apokaliptike. Ellsberg, i cili po këshillonte qeverinë amerikane mbi planet e saj sekrete të luftës bërthamore, kishte zbuluar një dokument që përmbante një vlerësim zyrtar të vdekjeve në një “goditje të parë” paraprake mbi Kinën dhe Bashkim Sovjetik: rreth 300 milionë në ato vende dhe dyfishi i saj në shkallë globale.

Ellsberg u trazua që një plan i tillë ekzistonte vërtetë; vite më pas, ai u përpoq të nxirrte në publik detaje të asgjësimit bërthamor. Megjithatë përpjekja e tij dështoi, Ellsberg u bë i famshëm për rrjedhjen e asaj që më vonë u bë e njohur si Dokumentet e Pentagonit – historia sekrete e qeverisë amerikane për ndërhyrjen ushtarake në Vietnam.

Planifikimi ushtarak jomoral i Amerikës gjatë Luftës së Ftohtë i bën jehonë arrogancës së shfaqur nga një tjetër grup personazhesh që luajnë me fatin e njerëzimit. Së fundmi, dokumente sekrete janë zbuluar me detaje se industria energjetike e dinte për lidhjet mes produkteve të tyre dhe ngrohjes globale. Por, ndryshe nga planet bërthamore të qeverisë, ajo që industria parashikonte u vu në zbatim.

Në vitet 1980, kompanitë e naftës si Exxon dhe Shell kryen vlerësime të brendshme të dioksidit të karbonit të çliruar nga karburantet fosile dhe parashikoi pasoja të përhapura për këto çlirime. Në vitin 1982, për shembull, Exxon parashikoi se deri në 2060, nivelet e CO2 do të dyfishoheshin ndaj atyre të vitit 1800, dhe se kjo, sipas shkencës më të mirë të kohës do të ngrinte temperaturat e tokës me rreth 3 gradë celsius.

Më vonë në atë dekadë, në 1988, një raport i brendshëm nga Shell projektoi efekte të ngjashme, por gjithashtu zbuloi se CO2 mund të dyfishohej edhe më parë, deri në vitin 2030. Në privatësi, këto kompani nuk i kundërshtojnë lidhjet mes produkteve të tyre, ngrohjes globale dhe katastrofës ekologjike. Përkundrazi, kërkimi i tyre i konfirmon këto lidhje.

Vlerësimi i Shell parashikoi një rritje me 60-70 cm të nivelit të detit dhe theksoi se ngrohja globale gjithashtu nxiti disintegrimin e Akullit Perëndimor të Antarktikut, duke rezultuar në një ngritje të nivelit të detit në botë nga “pesë deri në gjashtë metra”. Kjo do të mjaftonte për të përmbytur shtete të ulëta.

Analistët e Shell gjithashtu paralajmëruan për “zhdukjen e ekosistemeve specifike ose shkatërrim të habitatit”, parashikuan “përmbytje shkatërruese të tokës bujqësore të një niveli të ulët” dhe thanë se “do të duhen burime të reja uji të pijshëm” për të kompensuar ndryshimet në reshje. Ndryshimet globale në temperaturë ajri do të ndryshonin gjithashtu në mënyrë drastike jetën dhe mënyrën e punësimit të njerëzve”. Thënë këto, Shell përfundoi se “ndryshimet mund të jenë më të mëdhatë të regjistuara në histori”.

Nga ana e vet, Exxon paralajmëroi për “ngjarje të mundshme katastrofike që duhen marrë parasysh”. Ashtu si ekspertët e Shell, shkencëtarët e Exxon paralajmëruan rritje shkatërruese të nivelit të detit dhe paralajmëruan se perëndimi i mesëm Amerikan, si dhe pjesë të tjerë të botës do të ngjanin si shkretëtira. Duke parë nga ana e ndritur, kompania shprehu besimin se “ky problem nuk do të jetë aq i rëndësishëm për njerëzimin sa holokausti apo uria botërore”.

Dokumentet janë të frikshme të lexohen. Dhe pasoja është edhe më tmerruese në pikëpamjen e refuzimit të gjigantëve të naftës për të paralajmëruar publikun rreth dëmit që kërkuesit e tyre parashikuan. Raporti i Shell, i etiketuar “konfidencial”, u zbulua së pari nga një organizatë mediatike holandeze më herët këtë vit. Studimi i Exxon nuk synonte gjithashtu shpërndarje të jashtme, ai u shpërnda në vitin 2015.

Këto kompani nuk morën as përgjegjësi për produktet e tyre. Në studimin e Shell, firma argumentoi se “barra kryesore” për zgjidhjen e ndryshimit klimatik qëndron jo te industria energjetike, por te qeveritë dhe konsumatorët. Ky argument mund të bënte sens nëse ekzekutivët e naftës, përfshirë ata të Exxon dhe Shell, nuk do të kishin gënjyer më pas rreth ndryshimit klimatik dhe të parandalonin vazhdimisht qeveritë nga veprimi i politikave të energjisë së pastër.

Megjithëse detajet e ngrohjes globale ishin të huaja për shumicën e njerëzve në vitet 1980, mes atyre pak që kishin një ide më të mirë për të ishin kompanitë që kontribuonin te shkaktimi i saj. Pavarësisht pasigurive shkencore, ideja kryesore ishte kjo: firmat e naftës e dinin që produktet e tyre shtonin dioksid karboni në atmosferë, e kuptonin se kjo do të çonte në ngrohje globale dhe përllogaritën pasojat e mundshme. Pastaj ata zgjodhën të pranonin ato rreziqe në emrin tonë dhe në kurrizin tonë pa e ditur ne.

Planet katastrofike të luftës bërthamore që Ellsberg pa në vitet 1960 ishin një Shpatë si e Demoklesë, që për fat të mirë nuk ra kurrë. Por parashikimet sekrete të ndryshimit klimatik nga industria e naftës u bënë realitet dhe jo aksidentalisht. Prodhuesit e karburantit fosil me vullnet na çuan drejt një të ardhme të zymtë që e nxitën duke promovuar produktet e tyre, duke gënjyer për pasojat dhe duke mbrojtur me forcë pjesën e tyre në tregun e energjisë.

Teksa bota ngrohet, blloqet që përbëjnë planetin tonë – copat e akullit, pyjet dhe rrymat atmosferike dhe oqeanike – janë përtej riparimit. Kush ka të drejtë të parashikojë këto dëme dhe pastaj të përmbushë profetësinë? Megjithëse planifikuesit e luftës dhe kompanitë e karburantit fosil kishin arrogancën të vendosin se çfarë niveli shkatërrimi është i përshtatshëm për njerëzimin, vetëm Nafta e Madhe pati trimërinë ta çonte më tej. Kjo, sigurisht është rutina e tyre.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Global Warming’s Paper Trail

Etiketa: CO2dioksid karboniHolokaustiKarburantetMITnaftangrohja globalengrohje globalepasojapërmbytjeProject SyndicatePunëpyjetraportRaportiShell
Tjetri
Opozita maqedonase vështirë se do të kapërcejë ndasitë etnike

Pjesëmarrja, çështje kyçe në referendumin në Maqedoni

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.