AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Maxhoranca socialiste kërkon të arnojë ligjin për Teatrin

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Teatri Kombëtar. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shumica parlamentare socialiste u detyrua të pranojë dekretin presidencial për kthimin e ligjit të shumëpërfolur për Teatrin Kombëtar, por sugjeroi se do të kryejë “disa ndryshime” në të, në përputhje me sugjerimin e Bashkimit Europian për “garë”, duke lënë mënjanë listën e gjatë të vërejtjeve të dekretit të presidentit.

Aktore dhe aktivisteve nga shoqeria civile, gjate nje takimi te Aleances per Mbrojtjen e Teatrit, per te kundershtuar vendimin per prishjen e godines se Teatrit Kombetar. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Shumica parlamentare e Partisë Socialiste bëri të ditur përmes kryetarit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Eduart Shalsi se ka ndër mend të bëjë disa ndryshime në ligjin e shumëpërfolur “Për Procedurën e Veçantë të Negociimit për Ndërtimin e Teatrit Kombëtar”, duke krijuar një situatë të paqartë ligjore, në të cilën, shumica parlamentare njëkohësisht e pranon dekretin dhe gjithashtu e rrëzon atë.

Duke folur më Komision gjatë shqyrtimit të dekretit, Shalsi tha: “Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të Presidentit”. Por menjëherë pas kësaj ai shtoi: “Në diskutime me grupe të ndryshme kemi arritur sot në një draft propozim që do ta shtyrtojmë në komision në lidhje me ndryshimet në ligj”.

Deputetët e opozitës protestuan ndaj qëndrimit ambig të shumicës duke argumentuar se dekreti për kthim ligji nga presidenti ose pranohet, ose rrëzohet.

Presidenti Ilir Meta dekretoi “kthimin për shqyrtim në tërësi” të ligjit për Teatrin, duke argumentuar se ligji cënon kushtetutën në shumë aspekte të saj.

…”ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shkruhet në dekretin e Metës.

Por maxhoranca socialiste reagoi menjëherë pas dekretit duke deklaruar se do ta rrëzojë atë menjëherë. Qeveria e kryeministrit Edi Rama u detyrua të ndryshojë opinion mbi çështjen kur më 6 shtator, Komisioni Europian iu përgjigj shqetësimeve të protestuesve dhe opozitës me një letër për qeverinë, ku theksohet se përcaktimi i përfituesit të një toke publike me një ligj special parlamentar përbën një shkelje të parimit të konkurrencës së lirë si dhe mund të përbëjë shkelje të rregullave mbi ndihmën shtetërore. Letra nga BE detyroi qeverinë të tërhiqet nga pozicioni i saj se ligji special është “normal” dhe se “nuk mund të ketë garë”. Komisioni Europian u shpreh gjithashtu vetëm për shkeljet potenciale që sjell ligji i ri mbi Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA), marrëveshja kyç që detyron Shqipërinë të zbatojë rregullat e Bashkimit Europian në një sërë fushash. Por Komisioni në letrën e vet theksoi gjithashtu se ai nuk ka kompetencë të gjykojë për shqetësime të tjera të ngritura nga protestuesit, opozita politike dhe dekreti i Metës.

Dekreti i Presidentit rendit njëmbëdhjetë shqetësime, përpos pikëpyetjeve të ngritura në kuadër të MSA-së, ndërsa shumica parlamentare duket se synon të përdorë dekretin si një mundësi për të trajtuar shqetësimet e Komisionit Europian duke lënë mënjanë shqetësimet e tjera.

Në përpjekje për të argumentuar pozicionin e maxhorancës, zyra e shtypit të Kuvendit të Shqipërisë shpërndau në media një email ku sugjerohet se një ndërhyrje e tillë në dekretet presidenciale “ka precedentë”.

“Bazuar në rastin e sotëm të Dekretit të Presidentit […] bashkëngjtur gjeni materialet në raste të tjera, kur ka ndodhur që është pranuar Dekreti i Presidentit të Republikës dhe janë bërë ndryshime në ligj”, shkruhet në email.

BIRN nuk ishte në gjendje të vërente nëse dokumentet bashkëngjitur të sjella nga zyra e shtypit, kishin apo jo lidhje me debatin në fjalë.

Qeveria shqiptare propozoi qershorin e kaluar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që shpallte fitues “me procedurë të veçantë negociimi” kompaninë Fusha Sh.p.k të të drejtës për të zhvilluar një sipërfaqe toke më së shumti publike në qendër të Tiranës në shkëmbim të ndërtimit të një teatri të ri. Ky është një rast i rrallë kur Shqipëria përcakton përfituesin e një toke publike drejtpërsëdrejti në ligj.

Pas pranimit të argumenteve të Komisionit Europian në lidhje me shkeljen potenciale të MSA-së, pikëpyetjet mbeten se pse qeverisë i nevojitet të miratojë një ligj special në vend që të trajtojë çështjen në bazë të kuadrit ligjor ekzistues.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBIRNDekretideputetEdi RamaEduart ShalsiFushaFusha sh.p.kIlir MetaIvana DervishiKomisionKomisioni EuropianLigjMarrëveshjaMaxhorancaMediaMetaMSAOpozitaPartisë SocialisteProjektligjQeveriaQeveria shqiptareRamaSHShoqeria civileshqipShqipëriashqiptareshtatorTeatri KombëtarTiranë
Tjetri
Dokumentet sekrete të ngrohjes globale

Dokumentet sekrete të ngrohjes globale

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.