AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Draft-raporti i ekspertëve të Konventës së Bernës kërkon pezullimin e HEC-eve  Kalivaç dhe Poçem

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrjedha e lumit Vjosë | Foto nga : Gregor Subic

Një raport paraprak i ekspertëve mjedisorë të Konventës së Bernës ka dalë me 12 rekomandime për qeverinë shqiptare në lidhje me pezullimin e HEC-eve në Vjosë dhe shtimin e mbrojtjes së natyrës.

Rrjedha e lumit Vjosë | Foto nga : Gregor Subic

Një ankesë e vitit 2016 nga një organizatë mjedisore shqiptare në mbrojtje të lumit Vjosë, EcoAlbania ka vënë në lëvizje mekanizmin e Komisionit të Përhershëm të Konventës së Bernës, e cila mbron natyrën europiane dhe që Shqipëria e ka ratifikuar në vitin 1998.

Në një draft paraprak të rekomandimeve të ekspertëve të Komisionit të Bernës pas vizitës studimore në Vjosë më herët këtë vit, qeverisë shqiptare i rekomandohet pezullimi i projekteve të hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit në luginën e Vjosës.

Në dymbëdhjetë rekomandimet paraprake thuhet se Shqipërisë i duhet të përgatisë me urgjencë një Plan të Menaxhimit të Integruar të Basenit të Vjosës, si dhe një vlerësim strategjik mjedisor për basenin lumor të Vjosës në bashkëpunim me Greqinë dhe në konsultime me komunitetin, duke pasur parasysh shfrytëzimin për ekoturizëm.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë qeverinë të zhvillojë një studim për ndikimet potenciale të HEC-eve të Kalivaçit dhe Poçemit në prujen e sedimenteve të lumit Vjosa si dhe të përsërisë studimin Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për HEC Poçem.

Lexoni më shumë

  • Rihapja e koncensionit të Kalivaçit shuan shpresat për një Vjosë pa hidrocentrale
  • Banorët e luginës së Vjosës dhe aktivistët triumfojnë mbi qeverinë në gjykatë

Studimet e viteve të fundit zbuluan se lugina e Vjosës ka një pasuri të madhe të jetës së egër dhe specieve të rralla peshqish. Ajo gjithashtu shërben si habitat çiftëzimi për shumë specie shpendësh dhe së bashku me Nartën ishte kandidat për zonë Emerald, ç’ka do të kërkonte masa të rrepta mbrojtjeje nga autoritetet.

Ndër të tjera ekspertët e konventës rekomandojnë që Shqipëria të ndërmarrë një vlerësim strategjik të energjisë për të hedhur sytë nga mënyra të tjera të prodhimit energjetik, si era dhe dielli.

Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë të mërkurën, Olsi Nika drejtuesi i organizatës që ka ngritur ankesën, EcoAlbania, argumenton se ndërtimi i HEC-eve në Vjosë është në kundërshtim me disa nene të Konventës së Bernës.

“Dhe sot pas një angazhimi të vazhdueshëm, Byroja e Konventës vjen me një raport dhe një sërë rekomandimesh të cilat qeveria shqiptare ka detyrimin që t’i marrë në konsideratë,” deklaroi Nika.

“Të dy hidrocentralet janë planifikuar në pjesën e poshtme të Vjosës dhe do të shkatërronin një pjesë veçanërisht të rëndësishme të lumit,” shtoi ai.

Aktualisht, qeveria shqiptare ka nënshkruar kontratën e koncesionit për hidrocentralin e Kalivaçit me bashkimin e përkohshëm të kompanive “Fusha Sh.p.k” dhe “Ayen Enerji”.

Projektit hidroenergjetik i Poçemit ndaloi pas shpalljes së pavlefshmërisë së kontratës konçesionare nga Gjykata Administrative e Shkallës së I-rë, Tiranë në maj 2017.

Lexoni të ngjashme:

  • Gjykata Administrative vulos anulimin e HEC-eve në kanionet e Osumit
  • Toka: Gjykata Administrative e Apelit pezulloi ndërtimin e HEC-ve në Valbonë

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës do të duhet të diskutojë dhe zyrtarizojë rekomandimet paraprake gjatë takimit në Strasburg në fund të nëntorit 2018. Ato do të ishin detyruese për qeverinë shqiptare dhe do të kërkonin që kjo e fundit të vepronte.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëBanorëEcoAlbaniaFushaFusha sh.p.kGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitHECHidrocentraletKalivacMasambrojtjeMjedisnartëOlsi NikaPocemQeveriaQeveria shqiptareraportRaportiSHshqipShqipëriashqiptareStrasburgTokaVjosa
Tjetri
Emigrantët përplasen me policinë në kufirin Bosnje-Kroaci

Emigrantët përplasen me policinë në kufirin Bosnje-Kroaci

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.