AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

BE-së i nevojitet një zgjidhje për Brexit

Jean Pisani-FerryngaJean Pisani-Ferry
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Pixabay.

Pavarësisht se marrëveshja e saj e negociuar me BE-në për daljen e Britanisë nga kjo e fundit u refuzua këtë muaj nga parlamenti, kryeministrja britanike Theresa May vazhdon të qëndrojë ende në krye të procesit të Brexit. Për të shmangur një skenar katastrofik për një dalje pa marrëveshje, liderët e bllokut, u pëlqen apo jo, duhet të vazhdojnë të punojnë me Theresa May për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

Foto ilustruese Pixabay.

Pas 31 muajsh bisedime mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian mbi Brexit, e vërteta është se asnjëra palë nuk e di më se çfarë do.

Ky realitet i trishtuar është më i dukshëm në rastin e Britanisë së Madhe, Partia Konservatore e së cilës ka qenë vazhdimisht në luftë me vetveten për kuptimin e vërtetë të referendumit për Brexit të mbajtur në qershor 2016. Pas një sërë strategjish dhe gabimesh taktike nga kryeministrja Theresa May, lufta e brendshme e konservatorëve doli në dritë në mes të janarit kur  Parlamenti hodhi poshtë marrëveshjen e saj. Kjo e bëri të qartë se May nuk ka mbështetje brenda partisë së saj për një kompromis real me BE-në.

Në të njëjtën kohë, shumica e deputetëve dhe votuesve britanikë kundërshtojnë largimin pa marrëveshje të mbështetur nga konservatorët euroskeptikë. Ky skenar do të bënte që Britania të shkelte angazhimet e saj ligjore detyruese ndërkombëtare, të rrezikonte marrëveshjen e vitit 1998 që i dha fund konfliktit të dhunshëm sektar në Irlandën e Veriut dhe të rezultonte me kosto ekonomike të menjëhershme dhe humbje të vendeve të punës. Në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump po e shpejton zhdukjen e rendit botëror të pasluftës, është sinqerisht e habitshme që mbështetësit e Brexit ende besojnë në fantazinë e një Britanie të Madhe globale të lulëzuar dhe të lirë tregtare.

BE-ja e gjen veten në një situatë mjaft ndryshe. Që nga referendumi, 27 shtetet e tjera anëtare kanë shfaqur unitet të patëmetë; kryenegociatori i tyre i Brexit, Michel Barnier, e ka shfrytëzuar shumë mirë mandatin e tij. BE-ja e ka kundërshtuar ashpër kërkesën e Britanisë për një shthurje të tregut të vetëm, si edhe çdo skenar që mund të rezultojë në kontrolle të reja doganore në tokën irlandeze. Gjatë negociatave, kontrasti midis lëmshit amator të Mbretërisë së Bashkuar dhe shfaqjes së qartësisë dhe qëndrueshmërisë së BE-së nuk mund të kishin qenë më të dukshme.

Megjithatë, BE-ja ka demonstruar një mungesë të shquar perspektive strategjike, duke u përqendruar tërësisht te rregullat dhe proceset në vend të rezultateve. Në fakt, refuzimi i palëkundur i zgjidhjeve à la carte pasqyron frikën se një marrëveshje e favorshme për Mbretërinë e Bashkuar do të qetësojë orekset e qeverive të tjera euroskeptike të shteteve anëtare. Por kjo nuk justifikon dështimin për të zhvilluar një strategji për strukturimin e marrëdhënieve të ardhshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Edhe pse Britania është një fuqi e madhe europiane, perspektiva globale e të cilës, fuqia financiare dhe aftësitë e sigurisë mbeten unike, BE-ja ka bërë shumë pak për t’u angazhuar me shoqërinë civile britanike, zonat politike dhe bizneset, ose për të nxitur një bisedë produktive për të ardhmen. Kjo është sidomos e pafat në një kohë kur Europa, në të cilën Britania është ende pjesë, po përballet me kërcënime të shumta ekonomike dhe gjeopolitike.

Këtë javë, deputetët nga Partia Konservatore dhe ajo Laburiste u përpoqën të ndërtonin një aleancë dhe të kontrollonin procesin e Brexit nga maji. Përpjekja e tyre dështoi dhe kryeministrja me sukses mblodhi kampin e saj rreth një amendamenti që i jep asaj një mandat për t’u kthyer në BE dhe për të negociuar “marrëveshje alternative” të paspecifikuara për çështjen irlandeze.

Reagimi i menjëhershëm dhe legjitim i BE-së ishte refuzimi i rihapjes së negociatave të përfunduara në nëntor. Por ai s’duhet të lajë duart nga Brexit. Nuk i takon BE-së të zgjedhë për popullin britanik, por ky i fundit nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia e tij për të zgjedhur atë që i ofrohet.  BE-ja duhet tani, de facto, të vendosë nëse do ta lejojë Mbretërinë e Bashkuar të zgjedhë midis marrëveshjes ekzistuese dhe asnjë marrëveshjeje, midis asnjë marrëveshjeje dhe një referendumi të dytë, ose midis asnjë marrëveshjeje dhe një marrëveshjeje të rishikuar daljeje. Çfarëdo qëndrimit që të marrë ajo, do të përcaktojë pyetjen binare të cilës britanikët duhet t’i përgjigjen patjetër.

Opsioni i parë i BE-së është të refuzojë kompromisin. Shumë në kontinent mendojnë se mjaft me kaq dhe se ka ardhur koha që Britania të vendosë për fatin e saj. Por nëse BE-ja e merr këtë qëndrim pa kompromis, ajo do ta dobësojë akoma më tej May-n, do të inkurajojë përkrahësit e Brexit , do të kufizojë hapësirën për nisma parlamentare dhe nuk do të lërë kohë për një referendum të dytë. Britania e Madhe do të duhet të zgjedhë midis daljes dhe pranimit të marrëveshjes që ajo hodhi poshtë disa javë më parë. Kjo strategji e ashpër mund të funksionojë, por gjithashtu do të rriste rrezikun e një Brexiti të hidhur pa marrëveshje.

Opsioni i dytë i BE-së është të qëndrojë e palëkundur, por të pranojë një zgjatje të afatit të 29 marsit nëse Mbretëria e Bashkuar mban një referendum tjetër. Kjo do të forconte pozitën e atyre në Britani të cilët po bëjnë thirrje për një “votim të popullit” për opsionet e vendit. Ata që janë pro qëndrimit në BE do të fitonin terren dhe një skenar pa marrëveshje do të bëhej më pak i mundshëm.

Opsioni i tretë i BE-së është të tregohet e hapur ndaj një marrëveshjeje të ndryshuar. Ajo mund të ofrojë ose një lëshim që do ta ndihmonte Theresa May të shmangte poshtërimin përsa i takon çështjes irlandeze ose pranojë aleancën e mundshme të deputetëve konservatorë dhe laburistë që favorizojnë një Brexit të butë duke pranuar një zgjatje të shkurtër të afatit të caktuar për në mars, për të mbajtur një diskutim substancial mbi një marrëveshje të ardhshme partneriteti. Çdo opsion do të përjashtonte një referendum të dytë dhe një marrëveshje e rishikuar do të fitonte avantazh mbi një Brexit “të vështirë”.

Për europianët të cilët me të drejtë u tronditën nga demagogjia dhe gënjeshtrat e fushatës për daljen nga BE-ja, krijimi i kushteve për një referendum tjetër (opsioni i dytë) është joshëse. Problemi këtu nuk është se mund të fitojnë përsëri përkrahësit e daljes nga BE-ja, por se ata mund të humbin me një rezultat aq të ngushtë saqë kjo do ta bënte Mbretërinë e Bashkuar të paaftë të angazhohej me partnerët e BE në ndonjë mënyrë kuptimplote. Një rezultat i tillë thjesht do të shtonte rrezikun e një paralize më të thellë për Europën, pikërisht në një çast kur ajo duhet ta rimodelojë veten.

Duke pasur parasysh kostot e qarta ekonomike dhe politike të opsionit të parë, opsioni i tretë tani duket si rruga më e mirë përpara. BE-ja duhet të qëndrojë e vendosur ndaj parimeve të veta, por duhet të marrë edhe në konsideratë një zbutje të marrëveshjes së negociuar ose një zgjatje afatshkurtër për bisedimet për të ardhmen, nëse ka një oreks për këtë.

Një partneritet midis Britanisë dhe BE-së do të ruante lidhjet e ngushta ekonomike, politike dhe të sigurisë që janë ndërtuar gjatë dekadave. Dhe BE-ja  do të ishte më mirë në gjendje të trajtonte sfidat e veta të integrimit. Ndoshta në një ose dy dekada, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar do t’i jenë nënshtruar reformave gjithëpërfshirëse që i vendosin ata në një rrugë të re drejt konvergjencës. Brexit duhet të menaxhohet në një mënyrë të tillë që ta bëjë të mundur një të ardhme të tillë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  The EU Needs a Brexit Endgame

Etiketa: Bashkimit EuropianBEbisedimeBrexitBritaniBritania e MadhedeputetDonald TrumpEuropakostoLuftaMarrëveshjamarrëveshjembështetjeMbretëria e BashkuarMjaftnismaPartiaPartia KonservatoreProject SyndicatePunëReferendumRefuzimiSHBATrumpvotim
Tjetri
Ish-aleatët sulmojnë njëri-tjetrin ndërsa zgjedhjet afrohen

Ish-aleatët sulmojnë njëri-tjetrin ndërsa zgjedhjet afrohen

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.