AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ish-aleatët sulmojnë njëri-tjetrin ndërsa zgjedhjet afrohen

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta duke dëgjuar ankesat e protestuesve të Unazës së Re në takim në presidencë më 3 shkurt 2018. Foto: President.al

Presidenti Ilir Meta dhe socialistët e udhëhequr nga Edi Rama hynë në një fazë të re përplasjesh të dielën, duke sinjalizuar një zgjerim të konfliktit mes dy ish-aleatëve.

Presidenti Ilir Meta duke dëgjuar ankesat e protestuesve të Unazës së Re në takim në presidencë më 3 shkurt 2018. Foto: President.al

Ndasitë mes qeverisë së Partisë Socialiste dhe Presidentit Ilir Meta u zgjeruan më tutje të dielën, kur Presidenti priti një grup protestuesish të Unazës së Re, të cilët kërkojnë të mbrojnë shtëpitë e tyre të kërcënuara nga shembja për shkak të planeve të qeverisë për të zgjeruar një segment rrugor në Unazën e Madhe të Tiranës.

Presidenti nxiti qeverinë të anulojë projektin, duke mbështetur në këtë mënyrë kërkesën e protestuesve dhe duke argumentuar se ligjet e vendit janë shkelur dhe procesi i prokurimit të punimeve në këtë segment është i dyshimtë. Në një analizë 15 faqëshe të ngjarjes, që u publikua në faqen e internetit të presidencës, Meta parashtron dhjetëra “shkelje” të të drejtave të njeriut dhe të procedurave të prokurimit.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke thënë se Presidenti është tashmë “drejtuesi më serioz i opozitës”.

“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore””, shkroi Rama në Tëitter.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, dikur i konsideruar një aleat besnik i Metës, ndërhyri në debat duke pretenduar se 99% e qytetarëve e duan projektin që të ecë përpara dhe se presidenti po mbështeste “alternativën e kaosit”.

Tedi Blushi, zëdhënës i Metës iu përgjigj duke thënë se “100% e qytetarëve janë të neveritur nga korrupsioni i pacipë” i projektit.

Meta u zgjodh president në vitin 2017 falë votave të deputetëve të partisë socialiste, me të cilët ishte në koalicion qeverisës që nga viti 2013. Gjithsesi, ish-partia e tij, Lëvizja Socialiste për Integrim, tashmë udhëhiqet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe gjendet në opozitë.

Shqipëria ka hyrë në një vit elektoral ku zgjedhjet për pushtetin vendor janë planifikuar për datën 30 qershor. Aleancat e mundshme politike nuk janë ende të sigurta por pozicioni i LSI ka rezultuar me rëndësi në zgjedhjet e shkuara. Në vitin 2007, LSI ndihmoi Ramën të merrte një mandat të tretë si kryebashkiak i Tiranës ndërsa më 2011, ndihmoi kundërshtarin e tij Lulzim Basha për t’i mohuar Ramës mandatin e katërt. Mbështetja e LSI për Veliajn më 2015 konsiderohet e rëndësishme por jo vendimtare ndërsa pozicioni i LSI në zgjedhjet e ardhshme mund të komplikojë shanset e PS.

Tirana, ku Veliaj shpreson të sigurojë një mandat të dytë si kryebashkiak, konsiderohet me rëndësi të madhe në strukturën e pushtetit në vend për shkak të popullsisë së madhe dhe rolin disproporcional që ka në ekonominë kombëtare.

Qeveria po përballet me telashe të shumta nga projekti i unazës së madhe të Tiranës. Një grup i vogël por me zë protestuesish ka bllokuar rrugën çdo mbrëmje përgjatë tre muajve të fundit në përpjekje për të mbrojtur shtëpitë e veta nga shembja.

Një nga kontratat e punimeve u fitua nga një kompani fantazmë e quajtur DH Albania ndërsa dyshime janë ngritur edhe për dy kontratat e tjera, të cilat u fituan pa konkurrencë serioze nga dy kompani shqiptare. Për momentin, qeveria nuk ka ecur përpara me planet për shembje banesash apo me fillimin e punimeve.

Dy nga tre kompanitë fituese të tenderëve kanë marrë këstet e para për punimet në dhjetor. Zyrtarisht punimet duhet të zgjasin 24 muaj por tre muaj pas nënshkrimit të kontratave ato nuk kanë filluar ende.

Lexo më shumë:

Dokumenti dhe njerëzit pas DH Albania nxjerrin zbuluar kompaninë e Bashkim Ulajt

Anulohet tenderi për mbikalimin te Unaza e Re

“Të prerë në besë”, banorët e Unazës së Re akuzojnë qeverinë për standarde të dyfishta

Hapen tenderët 40 milionë euro për tre mbikalime në Unazën e Re

Etiketa: BanorëBashadeputetDH AlbaniaEdi RamaErion VeliajEuroIlir MetaKorrupsioniKryebashkiakKryeministri Edi RamaLëvizja Socialiste për IntegrimLSILulzim BashaMetaMonika KryemadhiParaPartiaPartisë SocialistepresidentPSQeveriaRamashembjeShpresONshqipShqipëriashqiptareTedi BlushitenderTiranaTiranëUnazaUnaza e ReZgjedhjetzgjerim
Tjetri
Vjedhja në Pashaliman, Xhaçka i kërkon Metës shkarkimin e gjeneralit

Vjedhja në Pashaliman, Xhaçka i kërkon Metës shkarkimin e gjeneralit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.