AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vlorë dhe Lezhë

Jerola ZiajElvis HilangaJerola ZiajdheElvis Hila
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Dy ngjarje kriminale të rënda janë regjistruar në Vlorë dhe Lezhë në 24 orët e fundit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një 22 vjeçar dhe janë palgosur dy të rinj të tjerë.

Mjeti i djegur në fshatin Bishan pas atentatit | Foto nga : Jerola Ziaj

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të ndodhur në fshatin Poro, në njësinë administrative Novoselë, Vlorë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01.10 të së hënës. Dy personat që ishin duke udhëtuar me një motor janë qëlluar me breshëri automatiku. I vrarë ka mbetur Sotiraq (Raqi) Mëhilli 22 vjeç, ndërsa është plagosur shoku i tij Eno Mataj 32 vjeç.

Policia ngre mundësinë e një atentatit ne formën e pritës – ku Mëhilli dhe Mata janë pritur deri sa të kthehen për në banesat e tyre, teksa në mes të rrugës janë qëlluar me breshëri arme automatike kallashnikov duke i lënë të dy të plagosur rëndë. Ata janë dërguar drejt spitalit Rajonal te Vlorës, ku 22-vjeçari Mëhilli ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve në trup.

Pak minuta pas ngjarjes, duke përsëritur skemën e ngjarjeve të mëparshme kriminale të këtij muaji në Vlorë, policia ka gjetur në afërsi të fshatit Bishan  – vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes, një automjet  tip Benz-Mercedez të djegur. Në automjet janë gjetur të shkrumbuar edhe 2 armë kallashnikov,  të cilat dyshohet se janë përdorur në atentat. Sipas policisë gjetja e shkrumbuar e armëve  lë pak hapësirë për ekspertizë daktiloskopike.

Policia e Vlorës është angazhuar në një operacion të përbashkët me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për kërkimin e autorëve, të cilët kanë përfituar nga errësira dhe terreni për tu larguar.

Ndërkohë, 22 vjeçari i mbetur i vdekur në këtë atentat, rezulton i paskeduar nga policia dhe pa të kaluar kriminale. Ndërsa 32 vjeçari Mata, ishte rikthyer prej pak muajsh nga Greqia, ku ishte dënuar për një seri grabitjesh.

Në një ngjarje tjetër kriminale në Lezhë, një 35-vjeçar mbeti i plagosur, pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhë, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi Ridvan Koça.

Koça ka qenë duke pirë kafe në një lokal kur një person është afruar dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë në këmbë 35-vjeçarin dhe më pas është larguar. I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar disa persona të cilët ishin brenda lokalit në momentin e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit që qëlloi në drejtim të 35-vjeçarit. Koça mësohet të ketë thënë para grupit hetimor se nuk ka konflikte dhe se nuk e ka njohur atentatorin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 gëzhoja pistolete si dhe kamerat e sigurisë së lokalit dhe bizneseve të tjera afër vendit ku ndodhi ngjarja.

Etiketa: AdministrativeArmëatentatAtentatiGreqiaKallashnikovLezhëMjekmjekëoperacionParaPoliciaVlorë
Tjetri
Presidentit serb i kërkohet të ndihmojë në zbulimin e vendeve të varreve masive

Presidentit serb i kërkohet të ndihmojë në zbulimin e vendeve të varreve masive

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.