AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Dërgohet për gjykim “grupi” i Shijakut

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për përfshirje në trafik heroine dhe kokaine.

Rreth 300 mijë metra katrorë tokë dhe hotele e makina me vlerë 5 milionë euro janë sekuestruar paraprakisht nga pronat e grupit që u bë i famshëm mes të tjerash edhe për përgjimet e dosjeve të krimeve zgjedhore 339 dhe 339/1.

Vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për përfshirje në trafik heroine dhe kokaine.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njohur nga akronimi në anglisht SPAK, bëri të ditur se ka paraqitur në gjykatë çështjen e parë të nxehtë që ajo e ka trashëguar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila lidhet me më grup të gjerë kriminal të akuzuar për trafik droge me bazë qytetin e Shijakut në Shqipërinë qendrore.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të SPAK në internet, të dyshuarit që përfshijnë të pandehurit Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka (vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka) e të tjerë, janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar. Ata akuzohen mes të tjerash për trafik droge, organizatë e sturkturiar kriminale, pastrim parash etj.

E njohur si Dosja Nr.339/2016, çështja në ngarkim të këtyre të të pandehurve është riemëruar Procedimi Penal Nr.29/1, i vitit 2019.

“Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithsej 63 të pandehur,” bëri të ditur SPAK.

Një nga të dyshuarit e çështjes, turku Nejdet Cesuroglu, u gjet i vdekur në Prishtinë në Janar 2019 krahas 113.5 kilogramëve heroinë.

Sipas prokurorisë, grupit të dyshuar kriminal i janë sekuestruar deri tani 300 mijë metër katrorë truall në bregdet, të cilat dyshohet se janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme pasi janë pronë publike, si dhe janë bllokuar hotele, apartamente e automjete me një vlerë prej rreth 5 milionë euro.

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2016 për dyshimet për trafik droge por përgjimet e grupit kriminal dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, zbuluan mes të tjerash një angazhim të të dyshuarve jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në mbështetjen e zyrtarëve të ndryshëm socialistë në fushatat e tyre zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme në Dibër në 11 shtator 2016 si dhe më pas, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017, në të cilat, Partia Socialiste arriti fitoren e vet më të madhe politike në 15 vjet.

Prokuroria kreu arrestimet e të dyshuarve në tetor të vitit 2018, nëpërmjet operacionit të quajtur “VOL-VO 4”. Bashkë me të dyshuarit për trafik, në pranga ranë ish-deputeti socialist Arben Ndoka dhe vëllai i tij Gjevi Ndoka, si dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, gjithashtu ish-deputet socialist, Arben Çuko.

Arben Ndokës iu sekuestruan edhe 300 mijë metra katrorë tokë në vendin e quajtur Mali i Renzit në Shëngjin.

Në janar 2019, dy investigime të BIRN të mbështetura në dokumentet e prokurorisë mbi këto hetime, zbuluan se si hetimi mbi grupin kriminal me shtrirje të gjerë në të gjithë Shqipërisë kishin kapur edhe aspekte të tjera të korrupsionit, përfshirë një praktikë të gjithëpërhapur të ndërhyrjeve partiake për punësimin në administratën e burgjeve si dhe përfshirjen në shkallë të gjerë të grupeve të krimit të organizuar në blerjen e votave për llogari të Partisë Socialiste.

Pak para zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019, tablloidi gjerman BILD publikoi një seri të gjerë përgjimesh audio në të cilat zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste, dëgjohen duke folur me persona të mbajtur nën përgjim nga policia për efekt të hetimit ndaj këtij grupi kriminal.

Në një rast, Astrit Avdyli, një person me të shkuar penale që konsiderohet edhe si një nga drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dëgjohet duke folur për kandidimin e një personi me emrin Ilir Ndraxhi si deputet socialist për zonën e tij, duke premtuar edhe se do të punonte fort për një rezultat të mirë zgjedhor për socialistët.

Nga përgjimi, Avdylaj duket se ka pasur ndikim në përcaktimin e Ndraxhit në listën  e deputetëve socialistë të Durrësit. Në një bisedë tjetër, drejtori i kompanisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Durrësit urdhërohet të raportojë te Avdyli se cilët nga punonjësit e ujësjellësit dyshohet se janë mbështetës të opozitës, me qëllim “shkundjen”e tyre për të votuar Partinë Socialiste, ndërsa në një tjetër rezulton se zgjidh probleme me regjistrimin e pronave në hipotekën e Durrësit.

Lexo më shumë:

Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave

Konkurset publike në Burgje kthehen në fushatë punësimi për zyrtarët e PS

Etiketa: Arben NdokaavdyliBIRNbregdetburgjedeputetDosjaDrogeDurrësEurogjykimheroinehetimeHetimetHotelekokaineMakinaMalindikimParaPartiaPartia SocialistePastrim parashPoliciaProcedimiProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPSPunëPunësimiPunëtorëSHShëngjinshqipshtatorSPAKTrafikTrafik DrogeZgjedhjet
Tjetri
Paradoksi i terrorizmit

Paradoksi i terrorizmit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.