AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bashkia u vendos 31 janarin si afat për të lënë hotelet, të pastrehëve nga tërmeti në Kurbin

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorë të Kurbinit në Shëngjin. Foto:Elvis Hila

Rreth 300 banorë të Kurbinit të mbetur të pastrehë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbahen në hotele në Shëngjin, u njoftuan nga bashkia se duhej të gjenin strehim tjetër deri më 31 janar.

Banorë të Kurbinit në Shëngjin. Foto:Elvis Hila

Të mbetur pa strehë dhe në pamundësi për të gjetur banesa me qira dhjetra banorë të Kurbinit, të cilët mësuan se duhej të dilnin nga hotelet ku janë strehuar deri më 31 janar, janë të revoltuar dhe të pashpresë.

“Shteti na ka lënë në mëshire të fatit. Duhet që të ndërhynë ata për ta na gjetur shtëpi sepse nuk mundemi të gjejmë. Bonusi që më kanë dhënë nuk është i mjaftueshëm, pasi çmimi i qirave është rritur dhe skem me çfarë ta paguaj”, tha Baftjar Agolli.

Por nga ana e saj bashkia e Kurbinit tha se me miratimin e bonusit të qirave këta banorë po i rëndonin dyfish taksapaguesve dhe se duhej të gjenin shtëpi me qira dhe të linin hotelet.  “Normale është që ata që kanë përfituar bonusin e qirase, të kerkojnë strehim se nuk mund të jenë dyfish në kurriz të taksapaguesve. Hotelet ishin zgjidhje e momentit të emergjences imediate, tani duhet të sistemohen në mënyre më të qendrueshme”, tha kryetarja e Bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara.

Cara thotë se njoftimi është bërë vetëm për familjet që kanë përfituar bonusin e qirasë, sipas të cilit çdo banorë përfiton 3 mijë lekë për qira mujore. “Ne po i ndihmojmë banorët në çdo menyrë, po burimet financiare duhet të përqendrohen tek rindërtimi për të kthyer të gjithë Kurbinin në normalitet, jo tek hotelet”, tha Cara.

Më herët më 6 janar, kur u ngrit fillimisht ky shqetësim,  Cara i pati thënë BIRN në një bisedë telefonike se asnjë nga banorët nuk do të nxirrej nga hoteli pa gjetur më herët banesa me qira.

Por sëfundmi bashkia ka vendosur 31 janarin si afatin e fundit për të liruar hotelet ku qëndrojnë të strehuar që pas tërmeti të 26 nëntorit. Këtë vendim ju kanë komunikuar banoreve të Kurbinit të strehuar në Shëngjin, përfaqësuesit e Bashkisë paraditen e së mërkurës. Kjo kërkese i ka irrituar banorët shumë prej të cilëve thonë se ende nuk e kanë përfituar bonusin e qirasë dhe se nuk kanë gjetur strehim.

“Unë kam jetuar në pallat në lagjen numer 2. Tërmeti i ka dëmtuar dhe e kanë shpallur të pabanueshem dhe na sollen këtu në Shëngjin. Jam bashkë me familjen këtu. Kanë ardhur përfaqësuesit e Bashkisë dhe na thënë të lirojmë hotelet deri datë 31 janar të gjithëve pa perjashtim. Unë kam aplikuar për bonus qiraje, por s’mi kanë kaluar paratë. Se ku do shkoj nuk e di”, thotë një banor.

Të tjerë banorë thanë se ishte tepër e vështirë të gjeje banesa me qira, pasi çmimi ishte rritur. “Jam me ditë të tëra që po kërkoj për shtëpi, por skam mundur të gjej. Dua të largohem sa më parë nga këtu, por s’kam ku shkoj”, tha një banore, ajo po ashtu tha se bonusi ishte shumë i ulët dhe me aq para nuk mund të gjenin shtëpi.

Në 3 hotelet e Shëngjinit janë aktualisht 700 banor nga 1400 që kanë qenë në ditet e para të tërmetit. Të strehuarit në Shëngjin janë banor të Lezhës, Kurbinit dhe Thumanës, ndërsa deri më tani në Bashkitë Lezhë e Kurbin është miratuar bonusi i qirase për afro 1 mijë familje, por shumë prej tyre ende nuk i kanë marrë paratë.

Tërmeti i 26 nëntorit, shkaktoi 51 viktima dhe la pas mbi 4 mijë të pastrehë, pjesa më e madhe e tyre në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Etiketa: BanorëBashkiaBIRNBonusi i qiraseDurrësElvis HilaFamiljeHoteleKurbinLezhëMajlinda CaraPallatParaQarqetSHShëngjinVendimviktima
Tjetri
Si një projektligj për diasporën u kthye në çështje pronash dhe privatizimesh

Organizatat ndërkombëtare përsërisin thirrjen kundër paketës antishpifje

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.