AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vrasje dhe vetëvrasje të dyfishta, e hëna lë pas 6 viktima

Geri EmiringaGeri Emiri
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustrative

Gjashtë persona kanë humbur jetën në ngjarje të veçuara kriminale të hënën, duke lënë pas javë qetësie të ndikurara nga vetëizolimi i diktuar nga pandemia e COVID-19.

Foto ilustrative

Dy vëllezër në qytetin e Durrësit mbetën viktima të një atentati me armë zjarri pasditen e së hënës. Automjeti i tyre tip “Volksëagen” u qëllua teksa po lëvizte sapo kishte lënë Tregun e Automjteteve në fshatin Shën Vlash dhe po ngjiste urën në drejtim të Shkozetit.

“Rreth orës 16:40, në rrethana ende të paqarta  kanë humbur  jetën  në një mjet dhe dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër)”, njoftoi Policia e Durrësit për mediat.

BIRN konfirmoi zyrtarisht nga policia se bëhet fjalë për vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Ky i fundit rezulton të jetë i licensuar si avokat dhe biznesmen në fushën e transportit dhe tregtimit të automjeteve që prej vitit 2018 përmes subjektit “BV auto”, ku punonte së bashku me vëllain. Më herët ai tregtonte veshje përmes një dyqani në një prej qendrave tregtare në Tiranë. Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk ishte e arritshme për të konfirmuar licensën në avokati të Viktor Haxhisë.

Policia njoftoi mbërritjen nga Tirana të Forcave Speciale Renea dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të krehur zonën. “Ndërkohë që në hyrje-daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë  kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë”, shtoi njoftimi i policisë.

BIRN mësoi nga Policia Durrësit se aktualisht po realizohet kqyrja e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e atentatorëve, teksa ende nuk është mësuar e shkuara e dy vëllezërve apo pistat ku janë fokusuar hetimet.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike reagoi përmes një statusi në Facebook, duke akuzuar qeverinë për propagandë përmes masave policore dhe ushtarake të marra dhe jo për efikasitet të tyre në ruajten e jetës së qytetarëve.

“Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin, bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell”, shkruajti Salianji.

Në këtë zonë periferike të Durrësit u regjistrua një tjetër ngjarje kriminale në fillim të muajit mars, ku dy persona me të shkuar kriminale u ekzekutuan me armë zjarri kallashnikov.

Shqipëria regjistori një seri vrasjesh dhe vetëvrasjesh të dyfishta të hënën. Në fshatin Lalm i Vjetër të Lezhës, u gjetën pa shenja jete dy burra rreth të gjashtëdhjetave që dyshohet se janë qëlluar me armë. Në Elbasan një biznesmen dyshohet se u vetëvra, ndërkohë në Përrenjas një 28-vjeçar që mendohet të jetë djali i një biznesmeni, dyshohet se gjithashtu u mori jetën vetes.

Etiketa: ArmëAtentatiBIRNBiznesmenCOVIDCOVID-19elbasanFacebookHetimetKallashnikovLezhëpandemiaPandemia e COVID-19Partisë DemokratikePërrenjasPoliciaPolicia e DurrësitRENEASHshqipShqipëriaTiranaviktimavrasje
Tjetri
Ish-komandanti i policisë ushtarake të Kosovës merret në pyetje për krime lufte

Gjykata Speciale, prokurorët dorëzojnë aktakuzat e para

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.