AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse këtë herë ishte ndryshe

Carl BildtngaCarl Bildt
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetare duke ecur maska mbrojtëse në fytyrë, për shkak të frikës ndaj koronavirusit COVID-19, pranë Shërbimit Infektiv në Qendren Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT, i cili është kthyer në karantinë. | Foto : LSA

Në vitin 2003, bota arriti të frenonte epideminë SARS në Azinë Juglindore dhe i dha fund krizës deri në korrik të po atij viti. Bazuar në informacionet e kufizuara që kemi aktualisht në dispozicion, katër faktorë ndihmojnë për të shpjeguar ndryshimin midis asaj që ndodhi atëherë dhe asaj që po ndodh tani.

Qytetare duke ecur maska mbrojtëse në fytyrë, për shkak të frikës ndaj koronavirusit COVID-19, pranë Shërbimit Infektiv në Qendren Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT. | Foto : LSA

Si do të përfundojë mega-kriza e COVID-19? Unë nuk e di, askush nuk e di. Pra, ndoshta do të ishte më produktive të reflektonim se si filloi ajo. Duke adresuar këtë çështje, ne mund të jemi në gjendje të përmirësojmë shanset tona për të shmangur një pandemi tjetër në të ardhmen.

Kriza aktuale nuk është aspak e para në llojin e saj. Në fillim të vitit 2003, një koronavirus tjetër – SARS-CoV-1 – papritmas u përhap nga Kina Jugore në Azinë Juglindore, por ai mbeti rajonal. Më vonë, mësuam se SARS (sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes) kishte ca kohë që ishte përhapur në Kinën jugore dhe se zyrtarët kinezë kishin nguruar madje të pranonin ekzistencën e tij dhe të nxirrnin një paralajmërim, e jo më të ndërmerrnin masa të përshtatshme për ta frenuar atë. Kambanat ranë vetëm pasi pandemia mbërriti në Hong Kong, një qendër kryesore financiare globale.

Megjithatë, menjëherë pas kësaj nisi një veprim i koordinuar ndërkombëtar. Pati një rënie të ndjeshme të trafikut ajror në rajon dhe shumë zona u izoluan. Drejtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në atë kohë kritikuan Kinën për reagimin e saj të ngadaltë dhe ministri kinez i shëndetësisë u shkarkua me të drejtë. Në fillim të korrikut, OBSH qe në gjendje të deklaronte fundin e krizës, duke hequr rekomandimet e saj të mbetura për masa kufizuese. Bota u kthye në normalitet.

Pse kemi dështuar në mënyrë kaq spektakolare në vitin 2020, pasi ia dolëm mbanë me sukses në vitin 2003? Çdo përgjigje për këtë pyetje do të jetë hipotetike, sepse ka shumë gjëra që ende nuk dimë për COVID-19 apo për muajt e parë të shpërthimit të këtij virusi të ri. Gjithsesi, unë shoh katër faktorë që mund të ndihmojnë për të shpjeguar ndryshimin midis tani dhe atëherë.

Fillimisht, u desh kohë që autoritetet kineze të hapnin sytë para asaj që po ndodhte, t’i binin alarmit dhe të fillonin të ndërmerrnin masa. Nga sa dimë, COVID-19 u shfaq për herë të parë në Kinë në mes të nëntorit 2019 dhe u zbulua duke u përhapur në Ëuhan nga mesi i dhjetorit, kur në Tajvan filluan të qarkullonin raporte për këtë. Më në fund, më 31 dhjetor 2019, Kina njoftoi OBSH-në për një përhapje të mundshme të tij.

Gjatë atyre javëve të para, autoritetet lokale në Wuhan u përpoqën ta fshihnin shpërthimin e virusit, përfshirë duke fshehur informacione nga qeveria qendrore në Pekin. Mund të mos dimë kurrë se sa kohë çuan dëm zyrtarët në Wuhan. Por dimë se pas raportit të parë të Kinës për OBSH-në, u deshën tre javë të tjera që autoritetet kineze të mbyllnin provincën Hubei. Deri atëherë, shumë banorë ishin larguar për festën e Vitit të Ri kinez, duke e përhapur koronavirusin e ri, SARS-CoV-2 në pjesë të tjera të vendit (ndërkohë, Wuhan-i lejoi vazhdimin e festimeve nëpër rrugë).

Një faktor i dytë që e bën këtë krizë ndryshe nga ajo e vitit 2003 është se SARS-CoV-2 duket se është shumë më ngjitës sesa paraardhësi i tij. Kjo ka zmadhuar pasojat e zvarritjes së Kinës. Gjatë atyre 5-7 javëve fillestare, dhe në javët pasi OBSH-ja dha alarmin, kur pjesa tjetër e botës bëri shumë pak, COVID-19 qe në gjendje të përhapej shumë më larg dhe shumë më gjerë sesa u përhap SARS dhe rezultati ka qenë shumë më vdekjeprurës.

Faktori i tretë është se bota e 2019-2020 është shumë më e ndërlidhur nga sa ishte bota e viteve 2002-2003. Wuhan-i, një qytet 11 milionë banorë, ndonjëherë është quajtur Çikagoja e Kinës, për shkak të integrimit të tij të gjerë në zinxhirët e furnizimit global. Gjatë dekadave të fundit, qyteti është zhvilluar në një qendër të madhe. Para izolimit për shkak të pandemisë, kishte gjashtë fluturime në javë nga Wuhan-i për në Paris (si dhe pesë drejt Romës e tre drejt Londrës), si edhe fluturime të shpeshta pa ndalesë për në San Francisko dhe Nju Jork. Ajo që ndodhi në Wuhan nuk mbeti në Wuhan.

Faktori i fundit që nuk mund të shpërfillet është dimensioni gjeopolitik. Bota po binte në një gjendje të vazhdueshme konfrontimi dhe rrëmuje shumë kohë para shpërthimit të krizës së COVID-19. Në vitin 2003, ishte e natyrshme që komuniteti ndërkombëtar do të bashkohej më shpejt për të koordinuar një përgjigje të përbashkët. Por në vitin 2020, ai skenar as që diskutohej. Edhe pasi virusi ishte përhapur në të gjithë globin, administrata e presidentit amerikan Donald Trump vazhdoi ta mohonte problemin. Dhe deri më sot, ajo nuk ka bërë as gjestin më të vogël drejt ofrimit të lidershipit global.

Heqja dorë nga ana e Amerikës e rolit të saj historik ka pasur efektet e veta, duke infektuar shumicën e instrumenteve të përcaktuara për bashkëpunim global. Kur OBSH-ja e shpalli COVID-19 një pandemi më 11 mars, tashmë mund të ishte tepër vonë. Por reagimi konfuz dhe i paqartë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të mëdha i ka përkeqësuar dhe më shumë gjërat.

Përfundimi im është se këta katër faktorë së bashku shpjegojnë se përse ky episod është shumë i rëndë sesa epidemia e SARS. Një koronavirus i ri e ka zhytur botën në një mega-krizë gjasat e të cilës nuk i kemi parë në kohët moderne. Ne duhet të marrim parasysh kuptimin që ka kjo për gjendjen e qeverisjes globale.

Përsëri, askush nuk e di se si do të përfundojë kjo krizë. Por duke kuptuar se si ajo nisi, mund të jemi në gjendje të parandalojmë, ose të paktën të zbusim, një krizë tjetër që mund të vijë në të ardhme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Why This Time Was Different

 

Etiketa: AdministrataCOVIDCOVID-19Donald TrumpKinakoronavirusKrizaLokaleMasamasa kufizueseMaskaOBSHpaktpandemipandemiaParaProject SyndicateQeveriaQSUTrajonromromëSan FranciskoSARS-CoV-2SHShtetet e BashkuaraTrumpWuhan
Tjetri
Policia dhe qeveria përballen me kritika mbi dhunën e së dielës

Policia dhe qeveria përballen me kritika mbi dhunën e së dielës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.