AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

T’i jepet fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve

Christophe DeloirengaChristophe Deloire
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese.

Vetëm në dekadën e kaluar, rreth 1,000 gazetarë në të gjithë globin janë vrarë për shkak të punës së tyre dhe këto vrasje kanë mbetur të pandëshkuara. Kombet e Bashkuara duhet të emërojnë një Përfaqësues Special për Sigurinë e Gazetarëve, me qëllim për të vënë në zbatim ligjin ndërkombëtar dhe për të zvogëluar numrin e vdekjeve.

Foto ilustruese.

Në shumë mënyra, nuk ka pasur kurrë një kohë më të rrezikshme për gazetarët sesa e tanishmja. Me kriza të njëkohshme që kërcënojnë lirinë dhe qëndrueshmërinë e medias, kjo dekadë do të jetë vendimtare për të ardhmen e një profesioni që është thelbësor për mirëqenien e shoqërive. Si do të dukej bota, nëse nuk do të kishte gazetarë profesionistë, etikë për të raportuar lajmet? Kjo nuk është më një pyetje hipotetike.

Çështja e sigurisë së gazetarëve mbetet me rëndësi jetike. Megjithëse vrasjet e gazetarëve janë zvogëluar gjatë pandemisë së COVID-19, kërcënimet ndaj sigurisë së tyre vazhdojnë të shtohen. Këto kërcënime gjithashtu po bëhen më të nuancuara dhe më të vështira për t’u luftuar.

Vitin e kaluar, më shumë gazetarë u vranë në vende që supozohet se janë në paqe sesa në zonat e luftës dhe përqindja e reporterëve të vrarë në vendin e punës ishte më e lartë se kurrë më parë. Shumë nga viktimat ishin duke punuar për të zbuluar korrupsionin dhe për të raportuar mbi tema të tjera të ndjeshme.

Vetëm disa ditë më parë, më 29 tetor, reporteri Arturo Alba Medina u vra në Ciudad Juarez, Meksikë, pranë kufirit me SHBA-në. Ai ishte gazetari i gjashtë që vritet këtë vit në Meksikë, i cili mbetet vendi më vdekjeprurës jo në luftë.

Vetëm gjatë dekadës së kaluar, rreth 1,000 gazetarë në mbarë botën janë vrarë në lidhje me punën e tyre. Shumë nga këto raste nuk janë hetuar si duhet dhe shumica dërrmuese e autorëve nuk janë nxjerrë kurrë para përgjegjësisë. Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së mekanizmave efikas të përgjegjësisë për të siguruar që të vihet drejtësi.

Dita Ndërkombëtare e këtij viti për Fundin e Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve, më 2 nëntor, është një mundësi ideale për të filluar ndërmarrjen e veprimeve konkrete për t’i dhënë fund këtij mosndëshkimi endemik njëherë e mirë. Kombet e Bashkuara duhet të caktojnë një Përfaqësues Special për Sigurinë e Gazetarëve, me synimin për të zbatuar ligjin ndërkombëtar dhe në këtë mënyrë të zvogëlojnë përfundimisht numrin e reporterëve të vrarë çdo vit gjatë punës së tyre.

Fushata e Reporterë pa Kufij (RSF) për të caktuar një përfaqësues të posaçëm ka fituar një vrull të jashtëzakonshëm në vitet e fundit, por një pengesë mbetet ende. Duke qenë se i emëruari do të ishte një përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ne kemi nevojë për mbështetjen aktive të sekretarit të përgjithshëm. Fatkeqësisht, António Guterres nuk e ka përmbushur ende premtimin që bëri kur u takuam një muaj pasi ai mori detyrën në vitin 2017: “Do të duhet kohë, por do ta bëj”, më tha ai.

Guterres-it tani i ka mbetur pak më shumë se një vit nga mandati i tij aktual. Kjo është kohë mëse e mjaftueshëm për të siguruar një veprim kuptimplotë për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe për të mbrojtur gazetarët. Emërimi nga ana e Guterres e një anëtari të stafit të tij si person kontakti për këtë çështje – i vetmi hap konkret që ai ka bërë deri më tani – nuk është i mjaftueshëm.

Mandati për një përfaqësues special nuk do të ishte thjesht një ushtrim i bazuar në letër që gjeneron më shumë raportim. Përkundrazi, do të ishte një mjet për të bashkuar mekanizmat, rezolutat dhe rekomandimet përkatëse ekzistuese të Kombeve të Bashkuara për të siguruar bashkërendim dhe zbatim domethënës për të arritur llogaridhënie për krimet e kryera kundër gazetarëve kudo që ata ndodhen. Emërimi i një përfaqësuesi të posaçëm do të sillte rezultate konkrete në botën reale.

Impakti i prekshëm është shumë i nevojshëm në shumë prej rasteve në të cilat përfshihet RSF – përfshirë atë të kolumnistit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra dhe u copëtua brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll në vitin 2018. Shumë prej çështjeve kanë të bëjnë me gazetarë investigues, përfshirë Daphne Caruana Galizia , që u vra në vitin 2017 nga një shpërthim bombe të vendosur në makinën e saj jashtë shtëpisë së saj në Maltë. Ján Kuciak, u qëllua për vdekje në 2018 së bashku me të fejuarën e tij, Martina Kušnírová, brenda shtëpisë së tyre në Sllovaki. Gazetari bjellorus Pavel Sheremet, u vra nga një bombe e vendosur në makinën e tij në vitin 2016 në Kiev dhe gazetari ganez Ahmed Hussein-Suale u qëllua tri herë me armë ndërsa drejtonte makinën e tij në Akra.

Ka shumë raste të tjera. Gazetari i ri i pavarur Christopher Allen u vra në vitin 2017 ndërsa raportonte për konfliktin civil në Sudanin e Jugut dhe Kirill Radtchenko, Alexandre Rasstorgouïev dhe Orhan Djemal u vranë në 2018 ndërsa bënin një dokumentar për mercenarët rusë në Republikën e Afrikës Qendrore.

Mjafton me kaq. Reporterë pa Kufij bën thirrje për veprim konkret tani për t’i dhënë fund dhunës ndaj të gjithë gazetarëve, kudo që ata jetojnë dhe punojnë. Ne i bëjmë thirrje sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të mbështesë krijimin e një Përfaqësuesi Special për Sigurinë e Gazetarëve dhe që vendet anëtare të mundësojnë dhe mbështesin punën e këtij mandati tepër të rëndësishëm. Në fund, ne i bëjmë thirrje publikut ndërkombëtar – dhe vendimmarrësve – të bashkohen me fushatën tonë për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë  mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Ending Impunity for Crimes Against Journalists

Etiketa: AkraCOVIDCOVID-19Daphne Caruana GaliziaDhunëDokumentarEVfushatagazetargazetareKievKombet e BashkuaraKrizapaqeParaPiSProject SyndicatePunëreporterReportere pa kufijreporterteRSFSHBAshpërthimStambollvdekjevrasje
Tjetri

Live Blog: Zgjedhjet presidenciale në SHBA

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.