AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Një vit pas tërmetit prokuroria ka mbyllur më pak se 0.5 % të procedimeve penale

Geri EmiriEdmond HoxhajngaGeri EmiridheEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Masë sigurie në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës për personat e arrestuar për viktimat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit ” Foto : G. Emiri

Të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi tregojnë se nga qindra procedime penale të regjistruara nga Prokuroria për viktimat dhe dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, vetëm një çështje është dërguar deri tani për gjykim.

Masë sigurie në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës për personat e arrestuar për viktimat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit ” Foto : G. Emiri

Të premten e kaluar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës njoftoi dërgimin për gjykim të çështjes penale numër 2466, ku 16 të pandehur akuzohen për vepra penale që luhaten nga falsifikimi dhe shpërdorimi i detyrës e deri tek vrasja nga pakujdesia, pasi dyshohet se si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të tyre gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019, janë shembur shtatë ndërtesa dhe kanë humbur jetën 23 persona.

“Hetimet kanë filluar pasi dyshohej se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente,” tha Prokuroria e Durrësit nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Po kështu ka dyshime se këto pasoja kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudatorë të këtyre ndërtimeve, si dhe nga moskryerja e detyrës nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin e mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve,” shtoi ajo një javë më parë.

Dosja e dërguar për gjykim është vetëm një nga qindra procedimet penale të regjistruara nga prokuroria e Durrësit, Krujës, Lezhës dhe Tiranës. Të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi tregojnë gjithashtu që ajo është gjithashtu dosja e vetme e dërguar për gjykim, ndërsa procedimet e tjera janë akoma në proces hetimi.

Për përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile në Durrës, puna e ngathët e Prokurorisë shpjegohet me faktin se pas dëmeve dhe viktimave qëndron papërgjegjshmëria e struktura shtetërore.

“Kur them qeveria kam qartazi parasysh strukturat shtetërore qendrore apo lokale,” thekson Ferdinand Xhaferri, kryetari i Partisë Demokratike në Durrës.

“Unë e kam thënë që në fillim të tragjedisë së 26 nëntorit se nuk vrau tërmeti, por vrau papërgjegjshmëria, babëzia dhe korrupsioni i strukturave shtetërore,” shtoi ai.

Edhe avokati Ilia Ilia bie dakord, duke theksuar se organi i akuzës e ka kapur hetimin e çështjeve të lidhura me tërmetin ‘nga fundi dhe jo nga koka.’

“Për shkak se kapja nga koka do të thotë që për objektet që janë shembur dhe është dhënë leja e ndërtimit, do të duhej të fillonte që nga miratimi i lejes, pra [nga] Bashkia Durrës dhe të kalohej më pas në supervizorët – të gjithë ata që e kanë ndjekur procesin dhe kanë firmosur aktet,” tha ai.

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, me magnitudë 6.3 të shkallës rihter shkaktoi 51 viktima dhe më shumë se 900 të plagosur, ndërsa mijëra të tjerë mbetën të pastrehë në bashkitë Durrës, Shijak, Krujë, Kurbin, Lezhë dhe Tiranë.

Në përgjigje të një kërkese për informacion të bazuar në ligjin për të drejtë informimi, në 17 shtator Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës i tha BIRN se ka regjistruar 204 procedime penale që lidhen me dëmet dhe pasoja e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Nga shembja e godinave në Durrës gjetën vdekjen 23 persona që mbetën nën rrënojat e 7 pallateve, hoteleve dhe banesave në qytetin bregdetar. Një vit pas ngjarjes tragjike njohësit e ligjit shprehen të pakënaqur me rezultatet e hetimit të vetëm që ka dërguar për gjykim 16 persona.

Koordinatorja për marrëdhënien me publikun e median në Prokurorinë e Durrësit, Borana Gjidiaj i tha BIRN se për këto çështje janë proceduar një numër i konsiderueshëm personash me funksione të ndryshme në organet shtetërore si dhe ndërtues dhe pronarë të objekteve të dëmtuara.

Sipas Gjidiajt, 117 procedime janë regjistruar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “mashtrimit” për përvetësimin e pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta. Në 169 prej 204 procedimeve të regjistruara, po hetohet për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.

Avokati Ilia Ilia thekson se për ndërtesat që janë shembur mbajnë përgjegjësi edhe ndërtuesit por edhe punonjësit e institucioneve vendore të cilët nuk kanë kontrolluar dhe kanë shpërdoruar detyrën, shpesh në bashkëpunim me ndërtuesit.

“Deri më sot prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim të plotë që të marri të pandehur ndonjë nga ndërtuesit apo nga strukturat përkatëse nga bashkia,” theksoi ai.

Në Qarkun Durrës edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka regjistruar 11 procedime për objektet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Procedimet janë regjistruar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim i paligjshëm”.

Sipas koordinatorit për të drejtën e informimit të Prokurorisë së Krujës, Zenel Maja, deri më 2 shtator në regjistrin e procedimeve penale nuk është regjistruar asnjë emër si i proceduar për këto vepra penale dhe për të gjitha procedimet ka vazhduar hetimi.

Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar vetëm një procedimin penal si pasojë të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Si pjesë e këtij hetimi më 15 janar, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe drejtues të policisë njoftuan në një konferencë për shtyp ndalimin e 31 personave dhe procedimin e 11 të tjerëve për dëmet e tërmetit, mes të cilëve edhe ish-kryetarë të komunave të Farkës dhe Kasharit.

Megjithatë, një pjesë të këtyre arrestimeve janë cilësuar të paligjshme dhe shumica e të pandehurve janë liruar nga gjykata.  Çështja është akoma nën hetim nga prokuroria.

Edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka regjistruar një çështje hetimore, për të cilën me anë të një përgjigje me 14 shtator u shpreh se është ende nën hetim.

Avokati Ilia thekson se në përvjetorin e tërmetit shkatërrimtar organi i akuzës nuk ka arritur të dënojë asnjë përgjegjës për viktimat dhe dëmet e shkatërruara nga tërmeti.

“Nuk ka asnjë të dënuar deri më sot dhe të gjithë janë të liruar,” tha ai. “Hetimi ishte një kozmetikë dhe nuk ka më procese të tjera, kjo është e pafalshme,” shtoi.

Për Ferdinand Xhaferrin pafuqia e drejtësisë përballë kësaj tragjedie vjen si pasojë e ndikimit të saj nga qeveria.

“Ka kaluar një vit nga tragjedia dhe tashmë është prodhuar evidencë se më shumë se tërmeti qytetarët i kanë dëmtuar dhe ndëshkuar veprimet dhe mosveprimet e drejtësisë dhe qeverisë,” tha ai.

“Sot një vit mbas tragjedisë, megjithëse Bashkimi Europian, SHBA dhe vende të tjera ndihmuan me më shumë se 1 miliard euro nuk është bërë asgjë sepse shqetësimi i vetëm i qeverisë ka qenë si të mos vihen përgjegjësit para përgjegjësisë,” përfundoi Xhaferri.

Etiketa: BashkiaBashkia DurrësBashkimi EuropianBIRNDosjaDurrësElisabeta ImerajEuroGjykataGjykatëgjykimGjyqHetimHetimetImerajKorrupsioniKrujëkryetarKurbinLezhëLokaleMASParaPartisë DemokratikepasojaProcedimeProkuroriaProkuroria e Rrethit Gjyqësor DurrësPunaPunëQarkun DurrësQeveriaSHBAshijakShpërdorim detyreshtatorTiranëviktimaVrasja
Tjetri
Ekzekutohet në Shkodër 46-vjeçari, pronar i një biznesi lulesh

Arrestohet një nga autorët e vrasjes në Shkodër, dy shpallen në kërkim

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.