AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Komisioneri publik kundër KPK për mbarimin e vetingut pas shkarkimit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa e KPK-së gjatë shpalljes së vendimit të shkarkimit për gjyqtarin Çepele.

Komisioneri Publik Darjel Sina thotë se një vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të ndërprerë procesin e vetingut për një gjyqtar të dënuar dhe shkarkuar më herët për korrupsion nuk është një situatë e parashikuar në ligj dhe si e tillë, duhet të sqarohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për raste të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Trupa e KPK-së gjatë një seance. Foto ilustruese.

Ish-gjyqtari i Tiranës Ibrahim Hoxha u arrestua në vitin 2016 nën akuzën se mori 600 mijë lekë ryshfet nga një palë në një proces civil, të cilin policia e zbuloi përmes hetimeve me përgjim. Hoxha u dënua me dy vjet burg në dhjetor të atij viti dhe u shpall i shkarkuar nga detyra për këtë arsye nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, institucioni përgjegjës për emërimin dhe shkarkimin e funksionarëve të drejtësisë para Reformës në Drejtësi. Përveç burgut, Hoxha u dënua me heqjen e të drejtës për të kryer funksione publike për tre vjet.

Në nëntor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dha fund procesit të vetingut për Hoxhën nën argumentin se ai është sakaq i shkarkuar nga detyra. Sipas vendimit të KPK-së, shkarkimi i tij nga detyra sjell edhe “mbarimin e statusit të magjistarit”.

Por Komisioneri Publik Darjel Sina thotë se Kushtetuta, kur u ndryshua për të krijuar procesin e vetingut, parashikoi vetëm dy rrethana të mbarimit të statusit të magjistratit, atë të ngecjes në veting dhe si pasojë e dorëheqjes. Për këtë arsye, vendimi i KPK për ndërprerje të vetingut për subjektin Hoxha pa vendim për shkak të shkarkimit të tij nga detyra nuk është një rrethanë e parashikuar nga kushtetuta. Sipas Sinës, shkarkimi nga vetingu ose dorëheqja, sipas parashikimeve të kushtetutës, mbartin heqjen e të drejtës së subjekteve të rivlerësimit që të marrin post tjetër në sistemin e drejtësisë për pesëmbëdhjetë vjet, gjë që nuk parashikohet në rastin e vendimit të shkarkimit nga detyra.

Për këtë arsye, komisioneri kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit saktësimin e vendimit të KPK-së dhe plotësimin e tij duke shtuar në të se subjekti Hoxha e ka humbur statusin e magjistratit si pasojë e dënimit penal të formës së prerë, gjë që nuk është shkruar shprehimisht në vendimin e KPK-së. Komisioneri kërkon gjithashtu nga KPA një orientim për zgjidhjen e situatave të ngjashme në të ardhmen.

Etiketa: BurgDarjel sinagjyqtarIbrahim HoxhaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsionKPAKPKLigjParaPoliciaryshfetshkarkimiTiranëVendimVendimiVetingVetingu
Tjetri
Premtimi i kryeprokurorit për tolerancë zero shfryhet në ndëshkime minimale

Gjykata vendos për herë të dytë nën sekuestro pronat e Adriatik Llallës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.