AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Të drejtat e njeriut u përkeqësuan ndërsa vendi kryesoi OSBE-në, thotë raporti

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folu ne nje konference shtypi me Ministrin e Jashtem Grek, Nikos Dendias, ku folen mbi ceshtjen e kufirit detar. /r/n/r/nPM Edi Rama speaks at a press conference with Greek Foreign Minister Nikos Dendias, to discuss the maritime border issue.

Gjashtë organizata të shoqërisë civile vlerësuan se të drejtat themelore të njeriut u përkeqësuan në Shqipëri gjatë vitit 2020, vit në të cilin Shqipëria mbajti për herë të parë drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Kryeministri Edi Rama duke folur në një konferencë shtypi me Ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Dendias, Foto :LSA.

Progresi i pjesshëm në reformën zgjedhore, numri i ulët i hetimeve për korrupsion dhe sulmet e vazhdueshme kundër lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, përkeqësuan rekordin e të drejtave të njeriut të Shqipërisë, gjatë vitit që Tirana mbajti kryesinë e OSBE-së, thanë gjashtë organizatat shqiptare në një raport të publikuar të hënën.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, Instituti i Studimeve Politike, BIRN Albania, Qendra për Iniciativa Ligjore Civile dhe Shoqëria për Ndihmë Ligjore Falas vlerësuan të drejtat themelore të njeriut dhe shtetin e së drejtës gjatë kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria.

Reforma në drejtësi, procesi kryesor i vendit që synon të pastrojë dhe riorganizojë sistemin e drejtësisë, të njohur për ngadalësi dhe korrupsion, po ecën me ritme të ngadalta, vëren raporti, ndërkohë që çështjet në pritje të gjykimit janë shtuar nëpër gjykatat e vendit. Procesi i vetingut, kontrolli i jashtëzakonshëm i aseteve, aftësive profesionale dhe figurës morale të gjyqtarëve e prokurorëve, ka arritur deri tani të shkarkojë gjysmën e subjekteve që i janë nënshtruar ndërsa më shumë gjyqtarë e prokurorë kanë vendosur të dorëhiqen për të shmangur procesin. Ndërsa vetingu konsiderohet gjerësisht si një hap i mirëpritur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, prokurorët dhe gjyqtarët e paktë të mbetur përballen me një ngarkesë akoma më të lartë pune, duke sjellë zvarritje për qytetarët që presin drejtës.

“Sistemi përballet me mungesë burimesh njerëzore, ngarkesë më e lartë në punë dhe çështje të akumuluara të prapambetura,” tha Erida Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Skëndaj theksoi gjithashtu se institucionet e reja të drejtësisë, të krijuara nga reforma, “kanë nevojë të përmirësojnë nivelin e transparencës” dhe po kështu vërejti edhe kryeredaktori i BIRN Albania Besar Likmeta, i cili shtoi se Këshilli i Lartë i Gjyqësor e ka çuar përdorimin e parimit të mbrojtjes së të dhënave personale në ekstrem, duke fshehur nga publiku emrat e gjyqtarëve të emëruar apo të shkarkuar apo emrat gjykatave si dhe emrat e gjyqtarëve të vënë nën hetim disiplinor, duke i klasifikuar këto si të dhëna personale.

Liria e shprehjes dhe liria e medias shënuan përkeqësim gjatë vitit 2020 ndërsa Shqipëria u testua nga një tërmet i fuqishëm më 2019 dhe nga pandemia.

“Ne kemi parë raste kur policia ka referuar për hetim gazetarë dhe stacione televizive për ‘përhapje paniku,’” theksoi Likmeta, duke nënvijëzuar gjithashtu se prokurorët gjithsesi nuk kanë vijuar të hetojnë pretendimet e policisë.

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe gjatë këtij vitit sulmet verbale dhe ligjore kundër medias, përfshirë miratimin e një ligji kontrovers për rregullimin e medias online, i cili bie ndesh me standardet ndërkombëtare ndërsa një numër padish civile për shpifje që kanë tiparet e SLAPP janë shtuar.

Civil Rights Defenders dhe Shërbimi Ligjor Falas, dy organizata të të drejtave, theksuan se të drejtat themelore të njeriut të tilla si e drejta për akses në informacion dhe konsultimi publik janë injoruar gjatë këtij viti.

Ndryshime në ligje shumë të rëndësishme, përfshirë kodin penal dhe kodin zgjedhor, janë miratuar në parlament pa konsultimin e detyrueshëm publik.

“Një vendim tjetër shumë i debatuar i kryer në shmangie të konsultimit publik ishte ai i shkatërrimit të ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Shkatërrimi, i cili u kundërshtua nga një protestë dyvjeçare, u krye ndërkohë që vendi ishte nën kufizimet e ndalimqarkullimit për efekt të pandemisë dhe protestat ishin të shpallura të ndaluara,” vëren raporti.

Shqipëria mbajti kryesimin e OSBE-së për vitin 2020 dhe ia kaloi atë Suedisë këtë muaj. Kryesimi i OSBE-së është një pozicion që mbahet nga ministri i jashtëm, i cili, në rastin e Shqipërisë është kryeministri Edi Rama.

Etiketa: BIRNCivil Rights DefendersEdi RamagazetarGjyqgjyqtarHetimInstituti i Studimeve PolitikeKomiteti Shqiptar i HelsinkitKontrolliKorrupsionKryeministri Edi RamaLiriaLiria e MediasLiria e ShprehjesOSBEpaktpandemiapanikuparlamentPoliciaProcesi i vetingutprokurorProtestatRamaraportRaportiReformaSHShpifjeshqipShqipëriShqipëriashqiptareSLAPPtërmetTiranaVendimVetingu
Tjetri
Kriza e koronavirusit trondit edhe industrinë e medias në Shqipëri

Policia përballet me kritika në rritje për shoqërimin e gazetarëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.