AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Mungesa e stafit mban larg vizitorët nga shtëpia e restauruar e Gjergj Fishtës

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama gjate inagurimit te shtepisë së restauruar të At Gjergj Fishtës

Futja në itinerarin e trashëgimisë kulturore dhe muzealizimi i shtëpisë së poetit epik shqiptar mbetet peng e mungesës së stafit për administrimin dhe ruajtjen e ndërtesës.

Edi Rama gjate inagurimit te shtepisë së restauruar të At Gjergj Fishtës

Sabri Maxhuni bashkë me disa miq të tij ka udhëtuar nga Prishtina për të vizituar shtëpinë e restauruar ku ka jetuar poeti epik shqiptar “At Gjergj Fishta”. Por i moshuari nga Kosova i cili është i apasionuar pas figurës dhe veprave të Fishtës, nuk mundi ta vizitojë shtëpinë në fshatin Fishtë të Lezhës, pasi dyert i gjeti të mbyllura.

Maxhuni tha BIRN se lajmi për restuarimin e shtëpisë së “At Gjergj Fishtës”  e kishte gëzuar pa mase dhe prej vitesh e kishte pritur me padurim këtë ditën kur mund të vizitonte shtëpinë e tij, pasi është shumë i apasinuar dhe ka studiuar shumë për veprat dhe veprimtarinë e Fishtës.

“U bëmë me disa miq e shokë dhe erdhëm për ta vizituar objektin e restauruar, por s’po mundemi të hymë brenda sepse dyert janë të mbyllura,” tha Maxhuni, ndërsa qëndronte përpara godinës ku dikur jetonte At Gjergj Fishta.

“Të them të drejtën po zhgënjehemi shumë dhe nuk më duket aspak normale që ky objekt i restauruar të jetë i kyçur sepse unë mendoj se për tu vizituar ashtë bërë” thotë Maxhuni

Shtëpia e restauruar e “At Gjergj Fishtës” u përurua me 23 tetor të vitit 2020-të, ndërsa në ceremoni ishte dhe vetë Kryeministri Edi Rama. Investimi në këtë objekt monument kulture të kategorisë së parë u realizuar përmes një donacioni dhe vlera e projektit ishte 5,9 milionë lekë me TVSH, ndërsa punimet janë mbikëqyrur nga vetë Ministria e Kulturës.

Shtëpia ku ka jetuar “At Gjergj Fishta” ju nënshtruar një restaurimi të plotë i cili u realizua, duke ruajtur arkitekturën e këtij objektit dy katësh i cili kishte degraduar plotësisht dhe rrezikonte të shembje.

Mirëpo ndonëse është restauruar kjo banese nuk është e aksesueshme për vizitoret, ndonëse interesi i tyre është mjaft i lartë. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi thotë se moszgjidhja e mënyrës së administrimit ka sjell këtë problematike. Zefi shpjegon se ndërtesa është restaurur me donacion privat dhe administrohet nga Ministria e Kulturës dhe pronarët e objektit, por  Ministria nuk ka caktu asnjë specialist përgjegjës dhe as roje.

“Çelësin e kanë familjaret të cilët nuk jetojnë në këtë objekt dhe për këtë arsye shtëpia qëndron vazhdimisht mbyllur,” tha ai, ndërsa shtoi se që nga momenti kur është inauguruar interesi për ta vizituar ka qenë gjithnjë në rritje.

Sipas Zefi vëllai i vogël i familjes që ka në administrim pronën e ka caktuar Zefin si një person kontakti të cilit i ka dorëzuar çelësin dhe shtëpia mund të jetë e vizitueshme vetëm, pasi të kontaktohet personi në fjalë.

“Sidoqoftë kjo nuk është zgjidhje sepse Bashkia Lezhë nuk ka kompetenca ligjore për objektin në fjalë, i cili është monument kulture që mbrohet nga shteti” shpjegoi Zefi.

Sipas përgjegjësit të Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë duhet të jetë Ministria e Kulturës që të vijojë punën për muzealizimin e këtij objekti dhe të bëhet i vizitueshëm ose në të kundërt investimi mund të konsiderohet i dështuar.

“Nëqoftëse do vazhdoj kështu ky projekt mund të quhet i paralizuar plotësisht,” tha ai.

“Minimumi që duhet bërë është që në bashkëpunim me familjaret tu hapet rrugë donatoreve të cilët kanë shfaqur interes për investuar në muzealizimin e objektit dhe të caktohet një staf përgjegjës ose të paktën një person i cili të mirëpresë vizitorët,” shtoi ai.

Sipas Zefit, nësë shtëpia do të pasurohet me objekte, libra, foto të vjetra, objekte origjinale që lidhen me Fishtën dhe ato për përdorim shtëpiak do të ishte e domosdoshme punësimi i një roje natën për të siguruar ruajtjen e tyre.

“Përsonalisht jam i gatshëm që me ndihmën e donatoreve të realizoj muzealizimin e plotë të objektit, por vetëm zgjidhet çështja e administrimit gjë e cila është kompetence ligjore e Ministrisë Kulturës” tha ai.

Në të njëjtën linjë është edhe studiusi i veprave të “At Gjergj Fishtës” Frano Kulli i cili thotë se kjo banesë duhet të shërbejë për pelegrinazh kulturor.

“Rikonstruksioni është  mirëpritur por ky lajm i mirë rrëzohet nëse nuk do të nisë së shpejti vendosja në eficencë dhe kthimi në destinacion kulturor,” tha Kulli.

“Ajo është shtëpi e zakonshme dhe nuk ka vlere arkitekturore, ajo ka vlere sepse është shtëpia ku ka jetuar Fishta,” shtoi ai.

Kulli shpjegoi se është vërjtur interes që kjo banesë të kthehet në destinacion kulturor, por pelegrinazhi pengohet nga mungesa e stafit.

“Nëse aty nuk ka një staf, një ciceron dhe një kujdestar (mirëmbajtës) kjo është e domosdoshme, përndryshe mbetemi tek pjesa jo e mirë e lajmit,” tha ai.

“Nëse nuk do të përfshihet në atë që duhet itinerari i Fishtës që fillon tek Kuvendi i Troshanit, Kisha e Dom Lleshit, etj. atëherë jemi ende në staniacion,” përfundoi studiuesi dhe botuesi Frano Kulli.

Ndryshe, specialisti i Drejtorisë së Kulturës Kombëtare për Lezhën, Ded Margjoni thotë se është detyrë e trashëgimtarëve të pronës ta hapin ndërtesën për vizitorët, sepse ajo është pronë private.

“Duhet të ketë një mirëkuptim mes pronarëve dhe ministrisë sepse aty është shpenzuar për ta kthyer në identitet,” tha ai. “Normalisht që ne do ta vijojmë projektin për itinerarin Fishtian dhe gjatë këtij viti mendoj se do ta bëjmë të aksesueshme për vizitoret” përfundoi Margjoni

Etiketa: BashkiaBIRNdonacionEdi RamaKompetencaKosovaKryeministri Edi RamaKultureKuvendiLezhëMinistria e KulturësMjaftMonument KulturepaktPelegrinazhiPiSPrishtinaPunëPunësimiRamaRestaurimiSHshembjeTVSH
Tjetri
Kosova përkujton 15-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës

Kosova përkujton 15-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.