AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Tregu i zi i punës në ndërtim rrit pasigurinë mes punëtorëve në Lezhë

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/BIRN.

Aksidentimi i dy muratorëve nga Kosova në zonën turistike të Ishull-Lezhës ekspozon problemet sistemike me tregun informal të punës në ndërtim si dhe pasigurinë në rritje në këtë sektor.

Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/BIRN.

Paraditen e 19 shkurtit, një skuadër prej 4 muratorësh nga Kosova po bëheshin gati për hedhjen e soletës mbi një godinë në ndërtim e sipër në zonën turistike të Ishull-Lezhës. Dy prej muratorëve ndodheshin mbi armaturën që duhej të mbante betonin, kur ajo cedoi dhe u shemb përtokë.

Ismet Reshani nga Kosova, drejtues i grupit të punëtorëve dhe kushëriri i tij, Skënder Reshani ranë nga gati 6 metra lartësi, duke pësuar fraktura në të gjithë trupin.

“Kam dëmtime në kokë e gjithashtu kam thyer këmbën dhe krahun,” tha Reshani për BIRN, ndërsa po kurohej në një nga dhomat e spitalit të Lezhës. Kushëriri i tij, Skënderi pësoi sipas mjekëve dëmtime më të lehta.

Pas aksidentit të ndodhur në Ishull-Lezhë, policia njoftoi arrestimin e Gjok Dedës, 62 vjeç, ish-administrator i Shëngjinit dhe pronar i ndërtimit ku ndodhi ngjarja. Deda akuzohet se ka punësuar punëtorë të paregjistruar dhe se ka tejkaluar lejen e ndërtimit.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Inspektoriati Shtetëror i Punës tregojnë njëherazi rritje të tregut të zi të punës si dhe rritje të numrit të aksidenteve në qarkun e Lezhës.

Inspektorati regjistroi 55 aksidente në punë dhe 9 viktima në pesë vitet e fundit në qarkun e Lezhës, ndërkohë që inspektimet e kryera flasin për një gjashtëfishim të numrit të të punësuarve në të zezë nga viti 2017 deri në fund të vitit 2019.

Aktivistët i vënë në dyshim shifrat zyrtare, ndërsa theksojnë se punësimi në të zezë ndikon si në fshehjen e aksidenteve, ashtu edhe në dëmshpërblimin e të punësuarve të aksidentuar.

“Nëse je i pasiguruar, nuk merr asnjë lloj dëmshpërblimi në rast aksidenti apo humbje jete. Prandaj edhe shpesh, sipas dëshmive ‘nën zë’, shumica e aksidenteve fshihen,” tha Xhuliano Bregasi, aktivist i të drejtave të punës.

Të aksidentuarit fajësojnë veten

Ismet Reshani punon prej 30 vitesh në ndërtim. Ai punon kryesisht në Kosovë, por me raste kalon edhe kufirin për në Shqipëri, ku tregu i ndërtimit lulëzon prej vitesh.

Reshani i tha BIRN se puna në të zezë në Ishull-Lezhë nuk ishte një episod i izoluar në karrierën e tij.

“Të them të drejtën, punojmë në zezë, pa dokumentacion sepse taksat janë të larta dhe nuk na del leverdia të paguajmë,” tha ai.

Ustai nga Kosova kujton se puna për ndërtimin e shtëpisë së Gjok Dedës po shkonte mirë paraditen e 19 shkurtit, derisa rrëzimi i armaturës desh i rrezikoi jetën.

Nga spitali i Lezhës, i plagosuri fajëson veten për pakujdesi.

“Ka qenë një pakujdesi dhe neglizhencë e jona, sepse nuk i vendosëm siç duhet në një vend këmbët, ndaj dhe u shemb,” tha Reshani.

Prej aksidentit, Reshani dhe kushëriri i tij nuk do të jenë në gjendje të punojnë për një kohë të gjatë. Ai i tha BIRN se po priste ambulancën për t’u zhvendosur në drejtim të Kosovës, ku do të vazhdojë mjekimin deri në rehabilitimin e plotë.

Marrja përsipër e përgjegjësive dhe shfajësimi i punëdhënësve është vijim i një praktike famëkeqe të konsoliduar në Shqipëri.

Në shumicën e rasteve, përfshi fatalitetet, hetimet për aksidentet në punë pushohen, ndërsa faji u mbetet viktimave.

Edhe qarku i Lezhës nuk bën përjashtim nga ky rregull.

Nga pesë aksidente me vdekje në vendin e punës gjatë vitit 2019, vetëm njëra prej çështjeve pritet të dërgohet sëshpejti në gjykatë me të pandehur kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj dhe dy persona të tjerë.

Katër çështjet e tjera nuk kanë mbërritur ende në Gjykatën e Lezhës.

E pyetur për aksidentin e ndodhur në Ishull-Lezhë, Olgreta Kocaj, drejtuese e Inspektoriatit të Punës në Lezhë tha më 19 shkurt se ata nuk kishin informacion për rastin. Ndërsa të martën më 22 shkurt, Kocaj tha se Inspektoriati kishte nisur tashmë verifikimet.

“Çështja është në hetim,” u përgjigj shkurtazi ajo.

Rreziku në ndërtim

Sektori i ndërtimit është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj për djemtë dhe burrat në Shqipëri dhe sipas një studimi të Bankës Botërore të vitit 2019, numëron rreth 82 mijë të punësuar.

Por ndërtimi është gjithashtu sektori i dytë për numrin e lartë të aksidenteve dhe mban vendin e parë për numrin e vdekjeve mes punëtorëve.

Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Shqipëria numëroi 182 të aksidentuar në vendin e punës gjatë vitit 2020, nga të cilët 36 punëtorë humbën jetën. Nga këta, 39 të aksidentuar dhe 10 të vdekur ishin punëtorë të sektorit të ndërtimit.

Një pjesë e këtyre viktimave, sipas raporteve të Inspektoriatit Shtetëror të Punës janë gjithashtu të pasiguruar.

Sipas aktivistit të Organizatës Politike, Xhuliano Bregasi, të dhënat zyrtare tregojnë se fushatat e formalizimit nga qeveria shqiptare nuk kanë dhënë rezultate, kanë prekur më shumë bizneset familjare, por jo ndërmarrjet e rriskut, të tilla si fasoneritë, ndërtimi apo minierat.

“Nga kontaktet me punëtorët, në ndërmarrjet me rrezik të madh aksidentesh si minierat dhe ndërtimi, puna në të zezë apo gjysmë e formalizuar vijon e pa shqetësuar dhe është masive në fasoneri, shërbime, miniera,” tha Bregasi për BIRN.

“Edhe më keq akoma viteve të fundit, në ndërtim,” përfundoi ai.

Etiketa: aksidenteAksidentetAksidentet ne puneaktivistAktivistëBIRNFasoneriGjykatëHetimHetimetInspektoriati Shteteror i PunesKosovaKosovëLezhëMinieraMjekmjekëPiSPoliciaPunaPunëPunësimiPunëtorPunëtorëQeveriaQeveria shqiptarerrezikSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTaksatTreguvdekjeviktima
Tjetri
Gjykata dënon shtetasin turk që ka kërkuar azil në Shqipëri

Gjykata rrëzon përpjekjet e qeverisë për të dëbuar ‘gylenistin’ Selami Simsek

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.