AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Gara kyçe për Durrësin

Ndërsa në shumë qarqe të Shqipërisë rezultati në numër deputetësh është i vështirë për t’u ndryshuar, qarku i Durrësit me 14 mandatet e tij ka dëshmuar përgjatë historisë së tranzicionit se ka ndryshuar preferencën e votave në mënyrë të tillë, që ka sjellë ndryshime të rëndësishme në rezultatin kombëtar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Qarku i Durrësit ka prodhuar përmbysje të thella elektorale –ndoshta më shumë se çdo qark tjetër në historinë e Shqipërisë. Partia Socialiste kontrollon pushtetin lokal prej vitit 2007, por rezultati ka ndryshuar nga një fitore e pastër e PD-së në vitin 2009 në një fitore të thellë të PS në vitin 2017.

Ndërsa në vitin 2009, PD mori 7 mandate, LSI 1 dhe PS 5 mandate, në vitin 2017, PS mori 8 mandate, PD 4 dhe LSI 2 mandate.

Durrësi është edhe qarku më i debatuar sa i përket lidhjeve mes politikës dhe krimit të organizuar, me grupe kriminale që dukshëm janë lidhur në zgjedhjet e viteve të shkuara me të dyja krahët e politikës shqiptare.

Në Qarkun Durrës, ku përfshihen bashkitë Durrës, Shijak e Krujë zgjidhen 14 deputetë.

Të dhënat historike të votimeve në qarkun e Durrësit sugjerojnë që nëse pesë deri në dhjetë mijë banorë ndryshojnë drejtimin e votës së tyre, PS-së mund t’i bjerë një mandat dhe t’i kalojë opozitës. Por për shkak se opozita garon me dy parti, aritmetika zgjedhore mund ta penalizojë atë, duke ulur efikasitetin e një ndryshimi të mundshëm në krahun e votimit.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste arriti me të vërtetë të marrë 50% të votave më 2017, por këtë e realizoi dukshëm me kosto të mëdha në kapital politik. Makineria e saj elektorale ra në sy ndërsa një hetim i Prokurorisë mbi një grup trafikantësh droge zbuloi atë që u njoh si skandali i dosjes 339, në të cilin, një bandë trafiku droge nga Shijaku rezulton se ndihmoi Partinë Socialiste përmes blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën ish-kryebashkiakun e Durrësit “person të padëshirueshëm” për shkak të asaj që e quajtën “korrupsion madhor”. Ndonëse hetimet e prokurorisë mbi manipulimin zgjedhor prodhuan vetëm çështje dytësore, një hetim në tre qendra votimi në zonën e Shijakut zbuloi se së paku 5% e votave të hedhura ishin hedhur nga komisionerë pa praninë e votuesve. Kjo nuk do të thotë automatikisht se këto vota u vodhën për Partinë Socialiste, por fakti është që zgjedhjet në këto qendra votimi u fituan nga PS.

Partia Socialiste ka hedhur në zgjedhjet e 25 prillit pak a shumë të njëjtën amalgamë kandidatësh kontroversë që i dhanë rezultat pozitiv më 2017, ndërsa politikani vendës Lefter Koka, i cili më 2013 dhe 2017 garoi për Lëvizjen Socialiste për Integrim, kësaj here garon në listën e Partisë Socialiste në pozicionin kyç, i shtati.

Menjëherë pas Kokës renditet Edi Rama, i cili synon të mbrojë rezultatin e vitit 2017 në këtë qark duke marrë tetë mandate, gjë që mund t’i japë edhe fitoren në rang kombëtar.

Por Rama është njëkohësisht kandidat edhe në Vlorë dhe pas zgjedhjeve, ai do të zgjedhë se kë prej qarqeve të përfaqësojë.

Lista e Ramës për Durrësin është blinduar edhe me figurat kontroverse Jurgis Çyrbja dhe Ilir Ndraxhi në Shijak si dhe Rrahman Rrajën nga Kruja. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi kishte një interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 36 vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.

Ilir Ndraxhi u bë i njohur për publikun pas rrjedhjes së përgjimeve të bandës së Shijakut, në të cilat dëgjohet se emri i tij për deputet është propozuar nga Astrit Avdylaj. Ndraxhi garon në vend të pestë dhe e ka rizgjedhjen shumë të sigurt. Ai është inxhinier pyjesh nga profesioni dhe ka punuar në biznes në bashkëpronësi para se të bëhej deputet më 2017.

Në vend të gjashtë, Rrahman Rraja nga fshati Zezë i Krujës, ka qenë kryekomunar i Niklës në vitet 2003-2015. Në dhjetor 2020, dy të afërm të të deputetit Rraja u arrestuan në një operacion ndërkombëtar për trafik droge, ndërsa një i afërm tjetër akuzohet si atentator.

Pjesa tjetër e listës së socialistëve plotësohet me Ana Dhamon, 36 vjeç, drejtoreshë rajonale e arsimit parauniversitar në Durrës, Artan Bitrin, 46 vjeç, aktualisht drejtor i Spitalit Rajonal në Peshkopi dhe më herët, drejtor te OSHEEE, Keida Bejaj, punonjëse në FSDKSH, Durrës, Arkend Balla, drejtor në Universitetin e Durrësit, Denis Deliu, ish-gardist, apo Klementina Meçi, e cila gjithashtu punon në FSDKSH-Durrës.

Demokratët e kanë hapur listën me Edi Palokën, për të vijuar me Agron Dukën, i cili është kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe ish- ministër i Partisë Socialiste në periudhën 2001-2005.

Merita Bakiu, një mësuese nga Kruja garon në vend të tretë, ndërsa Oerd Bylykbashi garon në vend të katërt. Në vend të pestë renditet Ferdinant Xhaferraj, ish-ministër demokrat dhe kryetar i PD-së në Durrës, ndërsa në vend të gjashtë, Andia Ulliri nga Kruja, 22 vjeç, e cila në CV-në e saj thotë se ka arsim të lartë dhe se ka punuar menaxhere në një firmë private. Igli Cara, ish-kryetar i PD në Durrës renditet i shtati dhe ka gjithashtu një CV lakonike. Ai thotë se ka studiuar biokimi dhe se ka punuar në administratë, biznes dhe ka qenë deputet.

Rezeart Tusha është kandidati më i debatuar deri tani nga listat e PD-së, pasi është akuzuar nga Partia Socialiste si subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Tusha nuk ka dorëzuar një jetëshkrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por në deklaratën e dekriminalizimit ai thotë se është përzënë nga Zvicra si emigrant i paligjshëm në vitin 1995. Tusha është banor i Shijakut.

Manjola Luku, e nënta në listën e PD është një farmaciste. Ajo pasohet nga Florian Tahiri, i cili ka studiuar ekonomi në Itali dhe Suedi dhe ka punuar në administratë publike dhe në biznes privat, ndërsa jep leksione me kohë të pjesshme në Universitetin Epoka.

Në vend të njëmbëdhjetë, PD garon me Agim Baçin, kritik letrar dhe gazetar, i cili prej vitesh punon si zëdhënës i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Lista vijon me Selman Temën, oficer policie në Krujë, Erzen Laçin nga Sukthi dhe Merita Dakovellin, avokate nga Durrësi.

LSI garon në vend të parë me Elona Gurin, e lindur në Çorovodë dhe banuese në Tiranë, ndërsa në vend të dytë gjendet Bahri Shaqiri, i cili ka ndryshuar mbiemrin dhe njihet më së shumti si ish-drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror.

PS Vendbanimi CV NR PD Vendbanimi LINK CV
1 Milva Ekonomi Durrës LINK 1 Edi Paloka Tiranë LINK
2 Alban Xhelili Durrës LINK 2 Agron Duka Durrës LINK
3 Jurgis çyrbja Shijak LINK 3 Merita Bakiu Krujë LINK
4 Klodiana Spahiu Durrës LINK 4 Oerd Bylykbashi Durrës LINK
5 Ilir Ndraxhi Xhafzotaj LINK 5 Ferdinant Xhaferaj Durrës LINK
6 Rrahman Rraja Zezë/Krujë LINK 6 Andia Ulliri Krujë LINK
7 Lefter Koka Durrës LINK 7 Igli Cara Durrës LINK
8 Edi Rama Tiranë LINK 8 Rezeart Tusha Shijak LINK
9 Ana Dhamo Durrës LINK 9 Manjola Luku Shijak LINK
# Artan Bitri Tiranë LINK 10 Florian Tahiri Durrës LINK
# Keida Bejaj Durrës LINK 11 Agim Baçi Tiranë LINK
# Arkend Balla Durrës LINK 12 Blerina Reçi Durrës LINK
# Denis Deliu Fushwkrujw LINK 13 Selman Tema Krujë LINK
# Klemetina Meçi Durrës LINK 14 Erzen Laçi Sukth LINK
# Erjon Meka LINK 15 Merita Dakovelli Durrës LINK
Etiketa: DrogeDurrësEdi RamaekonomiEmiljano ShullaziEmrifitoreFlorianFSDKSHHetimHetimetItaliKlodianaKorrupsionkostoKrujëkryetarLaçLefter KokaLSIMilva EkonomioperacionOpozitaParaPartia SocialistePDPSSHshijakshqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësShullaziTrafikTrafik DrogetrafikuVotaVotimiZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Durim Hasa –Gjykata e Beratit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Durim Hasa –Gjykata e Beratit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.