AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

E dielë me diell dhe pjesëmarrje të lartë votimesh në Dibër

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një qytetar duke votuar në Bulqizë më 25 prill 2021. Foto: Sami Curri/BIRN

Në qarkun e vogël verior ku do të dalin pesë deputetë, moti ishte i ngrohtë dhe pjesëmarrja në votime e lartë.

Një qytetar duke votuar në Bulqizë më 25 prill 2021. Foto: Sami Curri/BIRN

Banorët e Dibrës po votojnë në zgjedhjet parlamentare të së dielës ndërsa qarku i tyre u vu në qendër të vëmendjes për arrestimin e dy individëve që dukej se po shpërndanin para në shkëmbim të votave, si dhe për faktin se arrestimi i tyre u realizua fillimisht nga bllokimi disaorësh që i bënë mbështetësit e opozitës dhe vetëm më pas, nga Policia e Shtetit.

Në pranga ranë drejtori juridik i Bashkisë Bulqizë Denis Xholi së bashkë me një 25 vjeçar. Nga kontrolli i Policisë, rezultoi se në makinë kishte një shumë prej afro 500 mijë lekësh, lista votuesish dhe fletëpalosje të kandidatit të Partisë Socialiste, Melaim Damzi. Bllokimi i makinës u kthye në një shfaqje disa orëshe në mes të rrugës nacionale Tiranë-Peshkopi, ndërsa gjykata la në burg Xholin sëbashku me 25 vjeçarin, me akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Këtë të dielë, që në orët e para të mëngjesit në thuajse të gjitha qendrat e votimit të Bulqizës kishte prani të qytetarëve që prisnin në radhë për të votuar. Deri në orën 13:00, nga të dhënat e KQZ, qarku Dibër renditej i dyti për daljen më të lartë në votime, pas qarkut të Kukësit. Në disa vendvotime, në Mat dhe Dibër nuk funksionuan pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve, kjo për mungesë të operatorëve, por edhe problemeve teknike të pajisjeve. Votimi vazhdoi me identifikimin me letër.

I vetmi incident ishte në Maqellarë, ku një banor i zonës akuzoi komisionerin e Partisë Socialiste, se tentoi ta bllokonte për të votuar. Rustem Lezi u përplas me komisionerët, çka solli që qendra e votimit në Maqellarë të bllokohej për disa minuta, si pasojë e debateve. “Më pa dhe më tha ke votu keq. Erdhi edhe gruaja dhe më tha ke votu keq. Ai bëri sherr. Si përfundim nuk pranova ta jap fletën dhe e futa në kuti” tregon Lezi. Komisionerët e PS-së debatuan me ata të kampit opozitar, për të mos lejuar votimin familjar.

Në qendrën e votimit në Maqellarë të bashkisë Dibër, në orët e para të 25 prillit syri të zë më së shumti moshën e tretë që dalin të votojnë. Shumë prej tyre thonë se janë shtyrë për të dalë në votime nga fëmijët që i kanë në emigracion, por edhe pakënaqësive të shumta që kanë.  Shazimete Luku thotë se ka votuar në çdo palë zgjedhje të mbajtura në Shqipëri. Teksa e pyet për zhvillimet që kanë ndodhur ne Maqellarë ditët e fundit, ajo me ironi thotë se është “muaji i Ramazanit dhe kush ka lekë le të japë”. Sipas saj bamirësinë e kanë lënë për në votime.

Fadil Xholi dhe i vëllai i tij janë të ulur në hyrje të një dyqani. Ata po presin që të mbarojnë së votuari pjesa më e madhe e banorëve të Maqellarës për të shkuar për të votuar. Për Fadilin ndalimi i një personi me para në makinë për të blerë vota është një  “gjest shumë i dobët”. Sipas tij, këta individë që merren me këtë punë i kanë ndërruar të gjitha partitë.

Të parët që votuan sot ishin gjithashtu edhe të parët e listave të partive politike për deputet, por gjithashtu edhe kandidati i pavarur për deputet, Elton Debreshi, që në këto zgjedhje është konsideruar edhe si një surprizë elektorale.

Në këto zgjedhje në qarkun e Dibrës, përbërë nga katër bashki, kanë të drejtë vote 131, 200 votues. Shifrat e pjesëmarrjes në votime kanë qenë në afro 72 mijë.

Qarku i Dibrës ka qenë konsideruar si bastion i Partisë Demokratike, por që në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë në vitin 2016-të, skema kontroverse zgjedhore kanë ndikuar në përmbysje të konsiderueshme rezultatesh ndërkohë që rënia e popullsisë bëri që në zgjedhjet e 25 prillit në këtë qark të zgjidhen pesë deputetë nga gjashtë më parë.

Në fushëbetejën elektorale të Dibrës në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë edhe minatori Elton Debreshi, i cili garon si kandidat i pavarur. Debreshi përballet me një betejë të vështirë pasi atij i duhet që të marrë njëkohësisht vota për t’u zgjedhur deputet dhe vota për të kaluar pragun kombëtar në masën 1%. Në rast se Debreshi nuk e kalon pragun, një nga dy partitë e mëdha, PD ose PS, do të mund të maksimizojë rezultatin në mandate.

Etiketa: arrestimiBanorëbashkiBIRNBulqizëBurgDebreshiDenis XholideputetElton DebreshiemigracionGjykataKEkomisionerKontrolliKQZMASMatMelaim DamziParaPartisë DemokratikePartisë SocialistePDPeshkopiPoliciaPolicia e ShtetitPSSHshqipShqipëriVotaVotimiVotueszgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Prani bezdisëse e personave të paautorizuar nëpër qendra votimi në Durrës

Prani bezdisëse e personave të paautorizuar nëpër qendra votimi në Durrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.