AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vrasja në Shkodër, policia shpall sërish në kërkim Ibrahim Licin

Emi KalajangaEmi Kalaja
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia në vendin ku u gjet viktima. Foto:Emi Kalaja

Një 15-vjeçar dhe një person “me dijeni” janë arrestuar nga policia e Shkodrës që ka shpallur në kërkim për të disatën herë Ibrahim Licin, akuzuar edhe më herët për vrasje të rivalëve.

Policia në vendin ku u gjet viktima. Foto:Emi Kalaja

Policia e Shkodrës njoftoi të martën se kishte zbardhur vrasjen e 31 vjeçarit Endri Mustafa, i cili u gjet i vdekur buzë Liqenit të Shkodrës, tre ditë pasi ishte zhdukur. Policia njoftoi se kishte arrestuar një 15-vjeçar të identifikuar si E.Malja dhe Edison Arazin, 26 vjeç, që akuzohen prej saj se kanë bashkëpunuar me autorin e dyshuar.

Për krimin policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, 28 vjeç. Lici ka qenë në kërkim edhe më herët për krime të ngjashme në Shkodër, por deri se fundmi ndaj tij nuk ka pasur çështje gjyqësore dhe ai nuk është arrestuar.  “Në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mustafa Lici, babai i të akuzuarit në një deklaratë për mediat, mohoi akuzat ndërsa fajësoi fisin kundërshtar të Bajrit për vrasjen. Lici akuzoi policinë se kishte marrë krahun e kundërshtarëve.

Një seri vrasjesh që kanë filluar në Shkodër në vitin 2017, me gati 10 viktima, dyshohet se kanë për shkak përplasjen mes fiseve Lici dhe Bajri. Viktima Endri Mustafa ishte fqinj me familjen Lici. Njëkohësisht ai ishte një ndër të arrestuarit për armëmbajtje pa leje dhe një grabitje në vitin 2016 sëbashku me vëllezërit Astrit e Brahim Bilali, të cilët u vranë në vitin 2019.

Bashkëshortja e viktimës Ingrit Mustafa tha për gazetarë  se nuk akuzonte familjen Lici për vrasjen.

“Nuk kemi pasur asnjë problem. Burri im ishte shok me djemtë e tij. Më ka pyetur policia dhe u kam thënë se nuk kanë asnjë lloj lidhje. Ne jemi kojshij dhe nuk kemi pasur asnjë problem”, tregon e veja e Mustafës. Gruaja thotë se dinte vetëm që bashkëshortin e kishte nxjerrë nga shtëpia 15-vjeçari i arrestuar, por thotë se nuk i di arsyet.

Në një reagim të dytë për mediat, pas një  telefonate të marrë nga fisi Bajri, bashkëshortja e viktimës doli të shfajësonte edhe këta të fundit. “Po na fusin në konflikt fisesh. Na kanë marrë fisi i Bajrave dhe na kanë thënë ne nuk kemi lidhje me ngjarjen”, tha Mustafa, ndërsa i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të zbardhte ngjarjen.

Gruaja thotë se dinte vetëm që bashkëshortin e kishte nxjerrë nga shtëpia 15-vjeçari i arrestuar, por thotë se nuk i di arsyet.

Sipas bashkëshortes së viktimës ky i fundit ishte në kërkim nga policia dhe nuk kishte qenë për një kohë të gjatë në shtëpi. Ajo thotë se ai ishte kthyer në banesë për të takuar fëmijët vetëm pak kohë para Bajramit.

*Ky shkrim u përditësua për të përfshirë reagimin e dytë të Ingrid Mustafës.
Etiketa: ArmëBajriBilaligazetarGjyqGrabitjekonfliktKrimeLiciParaPoliciaShkodërviktimaVrasjavrasje
Tjetri
Policia plagos të dyshuarin si roje parcele kanabisi

I riu i plagosur nga policia në gjendje të rëndë në Tiranë, SHÇBA shfajëson efektivin që e qëlloi

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.