AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Bashkia e Durrësit shpall tender ‘fasadë’ për depozitimin e mbetjeve në Sharrë

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
5 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës të NSHK Durrës duke pastruar qytetin | Foto : Geri Emiri

Bashkia e Durrësit i hapi ‘de jure’ rrugën negociatave dhe lidhjes së kontratës me koncesionarin e Sharrës, pasi u përcaktuan më parë kostot që do të paguajnë taksapaguesit shqiptarë për transportin dhe tarifën e trajtimit të mbetjeve urbane të Durrësit. 

Punonjës të NSHK Durrës duke pastruar qytetin | Foto : Geri Emiri

Bashkia e Durrësit shpalli të hënën një tender ‘fasadë’ për depozitimin e mbetjeve të saj urbane, vetëm pak ditë pas finalizimit të projektit të mbështetur nga qeveria për dërgimin e mbetjeve drejt kompanisë koncesionare që menaxhon landfillin e Sharrës në Tiranë, të paktën për një periudhë 10-vjeçare.

Procedura prokuruese e publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik ka si fond limit vlerën 287.2 milionë lekë [rreth 2.3 milionë euro] dhe është ‘me negocim, pa njoftim” –një procedurë e mbyllur përmes së cilës autoriteti kontraktor e zgjedh vetë operatorin ekonomik  dhe negocion me të kushtet e kontratës.

Ajo i hap rrugën lidhjes ‘de jure’ të një kontrate mes Bashkisë së Durrësit dhe kompanisë koncesionare ‘Integrated Energy B.V SPV”, e cila parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë edhe 35 milionë euro të tjera shtesë për dhjetë vitet e ardhshme.

Që prej mbylljes në dhjetor 2019 të venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano, bashkia e Durrësit i ka depozituar mbetjet e ngurta pa kosto shtesë në landfillin e Sharrës në Tiranë, falë një marrëveshje të negociuar nga qeveria.

Por në qershor, kompania koncesionare që menaxhon landfillin e Sharrës i dha ultimatum Bashkisë Durrës se pas datës 15 korrik, nuk do t’i pranonte më falas mbetjet e ngurta të qytetit.

Një studim i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, AKUM, përcaktoi si zgjidhje depozitimin e mbetjeve të Durrësit në landfillin e Sharrës, në këmbim të një tarife porte prej 40.57 euro si dhe ndërtimit të një stacioni transferimi me vlerë 5.5 milionë euro.

Megjithatë, është e paqartë se si u përcaktua tarifa e depozitimit të mbetjeve të Durrësit në Sharrë, pa një studim fizibiliteti mbi kostot dhe përfitimet e kompanisë koncesionare që menaxhon landfillin.

Bashkia e Durrësit i kërkoi subvencion qeverisë për të mbuluar tarifën e depozitimit dhe transportin e mbetjeve drejt landfillit të Sharrës dhe përmes një vendimi të marrë më 31 korrik, qeveria  e miratoi këtë kërkesë.

Një vendim i Këshillit Bashkiak të Durrësit i datës 4 gusht zbardh pagesat e plota nga buxheti i shtetit dhe buxheti i bashkisë në favor të koncesionarit të Sharrës për periudhën 2021-2030.

Sipas dokumentit, transporti dhe depozitimi i mbetjeve të Durrësit në landfillin e Sharrës do të kushtojë 4.3 miliardë lekë ose rreth 35 milionë euro në 10 vitet e ardhshme. Bashkia e Durrësit do të paguajë rreth 10% të kostos totale ose 465 milionë lekë në të njëjtën periudhë.

 

 

Etiketa: AKUMBashkiaBashkia e DurrësitBashkisë DurrësbuxhetiBuxheti i ShtetitDurrësEuroGeri EmirikostomarrëveshjepaktPorto RomanoQeveriaSharrëtenderUjësjellësVendimVendimi
Tjetri
Ballkan: Dhjetëra të arrestuar nën dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme

Ballkan: Dhjetëra të arrestuar nën dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.