AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Terrori dhe talebanët

Fawaz A. GergesngaFawaz A. Gerges
5 years më parë
në Opinion, Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa amerikane në Afganistan. Foto: Wikimedia.

Bota nuk duhet ta injorojë rrezikun që nën talebanët, Afganistani mund të kthehet në një tokë pjellore për terrorizmin ndërkombëtar. Por as nuk duhet të fiksohet në këtë perspektivë –që duket shumë më pak e mundshme nga sa besohet –dhe të neglizhojë katastrofën humanitare që po shpaloset para syve tanë.

Trupa amerikane në Afganistan. Foto: Wikimedia.

Me nxitimin për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka bërë një gabim të rëndë –siç shumë argumentojnë. Lideri i minorancës në senatin amerikan, Mitch McConnell për shembull, e quajti marrjen e shpejtë të vendit nga talebanët si një ‘seri edhe më e keqe e rënies turpëruese të Saigonit në vitin 1975”. Sipas parashikimeve të gjeneralëve të lartë amerikanë, konservatorëve dhe madje edhe disa liberalëve, ky vazhdim do të karakterizohet nga një ringjallje e terrorizmit transnacional.

Parashikimi është i drejtpërdrejtë. Si një grup militant islamik, talebanët do t’i sigurojnë në mënyrë të pashmangshme Al-Qaedas – dhe ndoshta grupeve të tjera ekstremiste si Shteti Islamik (ISIS) një vend të shenjtë për të rekrutuar, trajnuar dhe planifikuar sulme kundër Perëndimit. Muajin tjetër, paralajmëron McConnell, Al Qaeda dhe talebanët do të festojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 me ‘djegien e ambasadës amerikane në Kabul”.

Por ka një të metë në këtë vlerësim; i cili supozon se nuk ka shumë ndryshim mes talebanëve dhe Al Qaeda-s. Në realitet, ndonëse dy grupet ndajnë ideologji dhe botëkuptim fetar të ngjashëm, ata kanë objektiva shumë të ndryshëm.

Talebanët synojnë të krijojnë një teokraci ose Emiratet Islamike në Afganistan, por ata nuk kanë treguar ambicie për t’u zgjeruar përtej kufijve të këtij shteti. Në kontrast, Al Qaeda nuk ka identitet kombëtar dhe as që i njeh kufijtë. Është një lëvizje pa kufij me degë në vende të ndryshme të botës, e cila kërkon shpërndarjen e ideologjisë afër dhe larg me çdo mjet, përfshirë edhe dhunën.

Vlen gjithashtu të theksohet se Al Qaeda është një hije e vetes së vet të dikurshme. Sulmet e pamëshirshme amerikane e kanë dobësuar aftësinë e saj për të kryer sulme të mëdha në Perëndim nga Afganistani apo Pakistani. Al Qaeda-s i mungojnë aktualisht aftësitë e nevojshme operacionale. Ndërkohë, xhihadizmi ndërkombëtar i ka shtrirë metastazat shumë përtej Afganistanit, në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Jugore.

Dikush mund të kundërshtojë se me strehën e ofruar nga talebanët, Al Qaeda mund të rindërtohet në Afganistan. Kjo mundësi, bashkë me kërcënimin e sigurisë që i kanoset Perëndimit nuk mund të përjashtohet. Por për momentin, grupit i mungon lidershipi karizmatik dhe udhëheqësit e aftë që do t’i duheshin për të rivendosur dhe ringjallur radhët e veta. Madje, nuk është as e qartë nëse Ayman al- Zawahiri, lideri aktual (përçarës) i Al Qaeda-s është ende gjallë.

Më e rëndësishmja, talebanët nuk ka gjasa që të lejojnë Al Qaedan që të ngrejë menjëherë baza të reja në Afganistan. Në bisedimet e fundit shkurtin e kaluar me administratën e ish-presidentit Donald Trump në Doha, ata premtuan se nuk do të lejonin Al Qaedan ose grupe të tjera militante që të vepronin në zonën e kontrolluar prej tyre.

Kjo nuk ishte thjesht qetësim. Talebanët po përshkruanin një kurs veprimesh që ishte dhe mbetet në interesin e tyre. Përgjatë vitit të fundit, talebanët kanë ndjekur një ofensivë diplomatike sharmi në bisedimet me armiqtë e tyre të hidhur, përfshirë amerikanët, rusët dhe iranianët. Ata duan që të forcojnë kontrollin e tyre në Afganistan dhe të sigurojnë njohje dhe legjitimitet ndërkombëtar.

Strehimi i Al Qaeda-s nuk do t’i avanconte këto objektiva. Në të kundërt, ishte sulmi i Al Qaedas mbi Shtetet e Bashkuara në 11 Shtator 2001 ai që i dërgoi talebanët në ekzil. Ata mund të rikthehen në pushtet, por u kushtoi 20 vjet, dhe ata nuk duan të rrezikojnë çfarë kanë rifituar.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ndërsa fitorja mbresëlënëse ushtarake e talebanëve nënkupton disiplinë dhe koherencë, lëvizja nuk është politikisht monolite. Përkundrazi, ajo përfshin fraksione dhe klane konkurruese. Pra, ekziston gjithmonë rreziku që disa elementë të talebanëve mund të lidhen me Al Qaeda-n dhe grupe të tjera radikale në Pakistan.

Ekziston një precedent për këtë. Në fundin e viteve ’90, një shumicë e këshillit këshillimor të talebanëve votoi për ta përjashtuar liderin e kohës së Al Qaeda-s, Osama bin Laden nga Afganistani, si përgjigje ndaj presionit ndërkombëtar. Megjithatë, kreu i lëvizjes, Mullah Omar vendosi që ta lejojë bin Laden të qëndrojë, duke kërkuar vetëm që ai të mos nxiste sulme nga Afganistani. Siç bota e pa qartë më 11 shtator, sauditët dinakë e bënë për budalla mikpritësin e tyre afgan.

Ndërsa talebanët nuk ka gjasa të mirëpresin krahëhapur Al Qaeda-n, grupi terrorist ka disa mundësi për të përfituar nga rikthimi i tyre në pushtet. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për ISIS, të cilin talebanët e kundërshtojnë ashpër. Në fakt, talebanët zhvilluan luftë kundër ISIS në zonat e kontrolluara prej tyre, për të neutralizuar çdo kërcënim të mundshëm ndaj dominimit të tij në vend.

Bota nuk duhet të injorojë rrezikun se Afganistani mund të bëhet një tokë pjellore për terrorizmin ndërkombëtar. Por as nuk duhet të fiksohet në këtë perspektivë –që duket shumë më pak e mundshme nga sa besohet –dhe të neglizhojë katastrofën humanitare që po shpaloset para syve tanë.

Imazhet e afganëve të dëshpëruar që bërtasin për të siguruar fluturime që i nxjerrin jashtë Kabulit dhe historitë e grave që do largohen me forcë nga puna ose do ta pësojnë më keq nga luftëtarët talebanë e bëjnë të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e braktisën popullin e Afganistanit, duke e lënë në mëshirën e lëvizjes brutale dhe shtypëse.

Lufta 20-vjeçare ‘kundër terrorit” e Amerikës është fatkeqësia strategjike më e madhe në historinë moderne të vendit. Nuk do të duhej të ishte luftuar kurrë. Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që të shkurtojnë humbjet, afganët do të vazhdojnë të paguajnë një çmim gjithnjë e më të lartë për të.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Terror and the Taliban

Etiketa: afganAfganistanAfganistaniBidenDhunëDonald TrumpISISJoe BidenLuftaPakistaniParaProject SyndicatePunaRusështatorShtetet e BashkuaraShteti IslamikstrehimitalebanTerroristTrumptrupa amerikane
Tjetri
Zjarrvënia te “Sarajet” rindez debatin e kullave të betonit në Tiranë

Zjarrvënia te “Sarajet” rindez debatin e kullave të betonit në Tiranë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.