AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqi i gjysmës së “Dosjes 184” shtyhet sërish në Gjykatën e Dibrës

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të pandehurit Robert Aga, Drini Gjeçi dhe Nuri Meda në sallën e gjyqit në Peshkopi. Foto: Sami Curri.

Gjykata e Dibrës nuk arriti të zhvillonte seancën e tretë të gjykimit ndaj ish-shefit të komisariatit Robert Aga dhe ish-administratorit Hasan Hoti. Seanca u shty për mungesë të avokatëve.

Të pandehurit Robert Aga, Drini Gjeçi dhe Nuri Meda në sallën e gjyqit në Peshkopi. Foto: Sami Curri.

Gjykata e Dibrës shtyu të mërkurën seancën e gjykimit për dy të pandehur, që janë nën akuzë si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër. Ping-pongu për shtyrjen për të disatën herë të seancës u mor për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve, por edhe për shkak të mungesës së një prej të pandehurve, Hasan Hoti.

Në seancën e së mërkurës ishte i pranishëm vetëm Robert Aga, njëri prej të akuzuarve nga prokuroria, me akuzën për “shpërdorim detyre”.

Hasan Hoti, ish-Administrator i Lurës akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe ish-shefi i Komisariatit të Dibrës, Robert Aga, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” kanë kërkuar gjykim të thelluar dhe po gjykohen në një proces të ndarë nga pjesa tjetër e të akuzuarve.

Avokatët e të pandehurve kishin sjellë në Gjykatën e Dibrës arsyetimin të ndryshme për mungesën në seancë – për arsye se nuk ndodhej në zyrë në momentin e njoftimit, ndodhej me pushime etj. Prokurori i çështjes, Urim Buci ishte dakord që gjyqi të shtyhej në mungesë të avokatëve dhe njërit prej të pandehurve.

Robert Aga, ish-shefi i Komisariatit të Policisë në Dibër, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” tha në sallën e gjyqit që kjo ishte hera e 18-të që vinte pranë kësaj gjykate për të marrë vendim për një çështje që ka vite. Por ai pranoi para gjykatës se komunikimi i fundit që kishte pasur me avokatin e tij kishte qenë para tre javësh. Gjyqtarja Nertila Kape i kërkoi Agës që të komunikonte me përfaqësuesin e tij ligjor që të merrte pjesë në seancën e radhës.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë  u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi,  ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja u nda më pas në dy pjesë të pandehurit Aga dhe Hoti po gjykohen në një gjyq normal në të cilin pritet të ketë edhe dëshmitarë. Ndërkohë të pandehurit Drini Gjeci, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre, po gjykohen në një gjyq të shkurtuar i cili po ashtu është shtyrë disa herë.

Dosja 184 që solli debate të shumta në skenën politike në vend u mbajt për një kohë të gjatë në sirtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe më pas ndërroi disa herë duar prokurorësh duke e kthyer në një ping-pong mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Dibrës për çështje të kompetencës.  Përpos seancave të fillimit të gjykimit të kësaj dosje, në seancat e tjera nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i opozitës, që për shumë kohë e kishte kthyer në kalin e betejës së Partisë Demokratike, nën arsyetimin e mbrojtjes së votës së lirë.

Seanca e radhës për dy të akuzuarit e dosjes 184 është vendosur më 28 shtator në orën 14:30.

Etiketa: 184AgadebateDosjaDosja 184dosjeDrini GjeciGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqiHasan HotiHotikanosjeNertila KapeNuri MedaParaPartisë DemokratikePeshkopiprokurorProkuroriProkuroriapushimeRobert AgaSeancaSHshantazhShpërdorim detyreshtatorUrim BuciVendim
Tjetri
Kolegji dëgjon ankimin e gjyqtarit Arben Vrioni ndaj vendimit të KPK

Kolegji dëgjon ankimin e gjyqtarit Arben Vrioni ndaj vendimit të KPK

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.