AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokuroria pushon hetimet ndaj kryebashkiakut të Lezhës

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarin i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, gjatë fushatës zgjedhor në qershor 2019 : Foto : LSA

Organi i akuzës ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili ishte kallëzuar nga dy punonjës policie që ai më parë i cilësoi si ‘barkderra.’

Kryetarin i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, gjatë fushatës zgjedhor në qershor 2019 : Foto : LSA

Prokuroria e Lezhës ka vendosur mosfillimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe një biznesmeni, të cilët në muajin qershor të këtij viti u kallëzuan penalisht nga dy efektivë policie për “pengim të ushtrimit të detyrës”.

Pas verifikimeve të kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se nuk ka elementë të veprës penale, ndaj dhe vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj kryebashkiakut të Lezhës dhe biznesmenit Vladimir Gjoka.

Këta të fundit u kallëzuan penalisht në prokurori, pasi po festonin në orët e vona të 24 qershorit në një lokal në Shëngjin me muzikë të lartë.

Sipas deklarimeve të punonjësve të policisë në Prokurorinë e Lezhës, pronari i lokalit, Vladimir Gjekaj i është përgjigjur me ofendime kërkesës së tyre për të fikur muzikën, ndërsa kryebashkiaku Ndreu i ka penguar me forcë që të shoqëronin Gjekajn në polici.

Përpjekjet e efektivëve për të kryer detyrën në zbatim të aktit normativ të qeverisë mbi masat kundër COVID-19, jo vetëm që nuk u morën në mbrojtje nga eprorët e tyre, por u shoqëruan me një hetim disiplinor me arsyetimin se ata nuk kishin zbatuar urdhrin për t’u larguar nga lokali ku ndodhej Ndreu.

Sipas dokumenteve hetimore, dy efektivët e postës së Shëngjinit, të mbështetur edhe nga një koleg i pranishëm në vendngjarje kanë deklaruar në Prokurori se mbrëmjen e 24 qershorit, rreth orës 23:14 kanë qenë duke patrulluar me mjetin e policisë në shëtitoren e re në zonën turistike të Shëngjinit, kur kanë konstatuar se tek lokali “Fjordi” dëgjohej muzikë përtej orarit të lejuar nga akti normativ.

Policët kanë tentuar që të komunikojnë me pronarin e lokalit, Vladimir Gjekaj, por shprehen në kallëzim se ai i ka ofenduar, edhe pse i kanë bërë me dije se po kryenin detyrën dhe se nuk lejohej muzika pas orës 23:00.

“Pronari i lokalit u ka thënë se në festë gjendeshin ambasadorë dhe kryetari i bashkisë dhe më pas është larguar, duke refuzuar të ndërpresë muzikën,” thuhet në kallëzim.

Ata kanë sqaruar në Prokurori se në këto kushte, kanë kërkuar përforcime nga forcat “Shqiponja”. Sipas kallëzimit, kur forcat “Shqiponja” kanë tentuar të shoqërojnë në komisariat pronarin e lokalit, në atë moment ka dalë në skenë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe pjesëtarët e stafit të lokalit që i kanë penguar me forcë të kryejnë shoqërimin.

“Kur ne po përpiqeshim të shoqëronim në komisariat Vladimir Gjekën, ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që t’i shoqëronim në komisariat,” thonin punonjësit e policisë në kallëzim.

“Meqënëse përballë nesh u fut kryetari i bashkisë, i cili na tha se ligjet i bëj unë dhe i vendos unë, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr, duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë,” shtohet në kallëzim.

Dokumentet hetimore tregojnë se drejtuesit e policisë së Lezhës, jo vetëm që nuk kanë reaguar ndaj kundërshtimit me forcë të vartësve, por u kanë kërkuar këtyre të fundit që të largohen nga vendi i incidentit.

“Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: lëjeni mos u merrni më, largohuni prej aty,” kanë deklaruar policët në Prokurori. Ndërkohë, pasi lajmi u bë publik në media përmes një statusi në Facebook, Ndreu i sulmoi policët si “barkderra” dhe i akuzoi ata se kishin tejkaluar kompetencat.

Ndreu pretendoi se kishte qenë në një darkë zyrtare “me 15 kryetarë të komunave të Kosovës”, ndërsa shtoi se gjoba do të kishte qenë korrekte, por jo ato që ai i quajti veprime të dhunshme të policisë.

Megjithëse dy efektivët e postës së Shëngjinit pretendojnë në kallëzim se kanë kërkuar zbatimin e aktit normativ dhe përmbushjen e detyrës, ata janë përballur me një procedim disiplinor për “shkelje të rëndë të atributeve/ kompetencave të policisë”.

Në njoftimin e hetimit disiplinor, sqarohet se dy inspektorët e policisë kanë njoftuar eprorin e drejtëpërdrejtë se në lokalin ku gjenerohej muzikë jashtë orarit të lejuar, gjendeshin edhe kryetari i Bashkisë Lezhë dhe disa ambasadorë.

Aty shtohet fakti se, pas njoftimit të situatës, duke qenë se në atë ambjent zhvillonte aktivitet kryetari i Bashkisë së Lezhës, eprori i drejtëpërdrejtë iu ka kërkuar inspektorëve që të hartonin procesverbalin mbi kundravajtjen administrative sipas ligjit dhe të lëviznin prej aty.

“Ju jo vetëm që keni kundërshtuar urdhërin e dhënë në telefon nga eprori i drejtëpërdrejtë, por keni vazhduar të qëndroni në ambjentet e lokalit, duke insistuar që të ndërpritej aktiviteti që po zhvillohej nga kryetari i Bashkisë Lezhë, duke komunikuar jashtë etike qytetare e policore,” thuhej në njoftimin e procedimit disiplinor.

Etiketa: AdministrativeAkti normativambasadorCOVIDCOVID-19FacebookGjokaHetimHetimetInspektorKosovëkryetarLezhëmbrojtjeMediaPjerin NdreupoliciprocedimProcedim disiplinorProkuroriProkuroriaSHShëngjinShqiponja
Tjetri
Opozita mosbesuese, por e voton ligjin e qeverisë për “pastrimin e parave”

Opozita mosbesuese, por e voton ligjin e qeverisë për “pastrimin e parave”

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.