AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Pandora Papers’, SPAK nis hetimin për transfertat ‘offshore’

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:43 | 05/01/2022
në Lajme, Nyje Debati
0
587
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Jurgena Tahiri / BIRN

Prokuroria e Posaçme deklaroi se ka regjistruar një procedim penal bazuar në publikimin e rastit të transfertave prej 3.6 milionë eurosh nga kompania që ndërtoi linjën e interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë drejt një firme konsulence të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka regjistruar një  procedim penal dhe po heton transfertat ‘offshore’ në favor të një kompanie konsulence të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u ekspozuan me rrjedhjen e dokumenteve të “Pandora Papers”.

“Në kushtet kur hetimet vazhdojnë, nuk mund të japim informacion më shumë,” tha për BIRN koordinatorja për marrëdhënien me median në SPAK, Xhuljeta Krasta.

Bazuar në dokumentet e ‘Pandora Papers’, BIRN ekspozoi në tetor të vitit të kaluar se si kompania e konsulencës  “AL Energy Transmission’ përfitoi pagesa prej 3.6 milionë eurosh nga kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

‘AL Energy Transmission’ është e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi.

Sipas dokumenteve të regjistrimit të kompanisë, përfituesi fundor i kësaj kompanie është një grua 40 vjeçare nga Tirana e quajtur Jola Duro. Ndërsa sipas planit të biznesit të kompanisë, të hartuar në shkurt 2013, përpara regjistrimit të saj, Duro listohet si menaxherja e zyrës dhe Kallupi si menaxher projekti. Në planin e biznesit shkruhet se kompania ka si partner, biznesmenin Vasil Kallupi dhe gruaja e tij rezulton të jetë tezja e Jola Duros.

Për disa njerëz në Shqipëri Kallupi njihet si ‘Vasili i Vienës’ për shkak se ai ka jetuar në kryeqytetin e Austrisë në vitet 1990 dhe njihet për lidhjet e afërta me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Edhe pse nuk është e paligjshme, ekspertët paralajmërojnë se kur paratë transferohen nëpërmjet juridiksioneve ‘offshore’, risku i korrupsionit rritet.

 

Etiketa: AL Energy TransmissionBIRNEmiratet e Bashkuara ArabeEnergoinvestFatos NanoHetimetJola DurokonsulenceKosovëPandora PapersprocedimProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarshqipShqipëriSPAKTiranaVasil Kallupi
I mëparshmi

Afganët në Greqi ndihen të braktisur pasi marrin azil

Tjetri

KAS gjobit me nga 30 mijë lekë sekretarët e 31 qendrave të votimit

Tjetri
KAS gjobit me nga 30 mijë lekë sekretarët e 31 qendrave të votimit

KAS gjobit me nga 30 mijë lekë sekretarët e 31 qendrave të votimit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.