AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ç’nënkupton lufta në Ukrainë për Evropën

Pavarësisht se çfarë do të ndodhë më pas në Ukrainë, nuk mund të ketë rikthim në status quo-në para 24 shkurtit. Një epokë e re e rrezikshme ka lindur, duke i përballur evropianët me detyrën urgjente të ndërtimit të aftësive të tyre mbrojtëse, teknologjike dhe bërthamore.

Joschka FischerngaJoschka Fischer
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Edhe pse pranvera po vjen në Evropë, kontinenti duket se po përjeton një rikthim në disa nga momentet më të akullta të Luftës së Ftohtë. Në fakt, pushtimi rus i Ukrainës i ka dhënë fund jo vetëm një periudhe të zgjatur paqeje në Evropë, por edhe rendit evropian të sigurisë nga i cili është varur paqja.

Sigurisht, fundi nuk erdhi papritur. Gati tetë vjet përpara se të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, Rusia aneksoi Krimenë dhe nisi një luftë në rajonin e Donbasit. Njerëz kanë luftuar dhe kanë vdekur në dhunën në Ukrainën lindore që atëherë, ndërsa bota shikonte se si Kremlini kërkonte të “cungonte” një shtet sovran duke i marrë një nga një provincat.

Që nga viti 2014, korniza evropiane e paqes ka ekzistuar vetëm në letër, ku është mbështetur nga mendimet e dëshiruara të evropianëve perëndimorë për synimet politike të Rusisë. Rendi i mëparshëm evropian, i cili mbështetej në integritetin absolut të kufijve, është zëvendësuar nga një formë më e vjetër e politikës së fuqive të mëdha evropiane, në të cilën forca përdoret për të pretenduar zona ndikimi në mënyrë të njëanshme. Kërcënimi i një tjetër Lufte të Madhe është kthyer kështu në Evropë, duke i zënë evropianët politikisht, ushtarakisht dhe mbi të gjitha psikologjikisht të papërgatitur.

Edhe pse nuk mund ta dimë se kur dhe si do të përfundojë lufta e presidentit rus Vladimir Putin, rikthimi i politikës së pushtetit të stilit të vjetër bën të mundur tre skenarë. Së pari, Rusia mund të mbizotërojë në eliminimin e Ukrainës si një shtet i pavarur dhe sovran. Kjo do të ngrinte menjëherë pikëpyetje ekzistenciale për vendet fqinje, mes tyre jo vetëm Moldavinë dhe Gjeorgjinë, por edhe anëtarët e NATO-s si Polonia dhe shtetet baltike. Nëse NATO-ja do të përfshihej në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, lufta do të përshkallëzohej shpejt në përmasa kontinentale. Duke pasur parasysh rrezikun e rritur të një konflikti bërthamor, e gjithë Evropa demokratike do të kërcënohej.

Në skenarin e dytë, Putini nuk arrin ta nënshtrojë Ukrainën edhe pas vënies në përdorim së mjeteve ushtarake më brutale që ka në dispozicion. Ukraina do të mbijetonte si një shtet sovran, falë guximit të popullit të saj dhe furnizimit me armë dhe ndihmë financiare nga Perëndimi. Por duke qenë se lidershipi aktual rus do të mbetej në vend, më e mira që mund të thuhet është se Ukraina nuk do të ketë humbur dhe Putini nuk do të ketë fituar.

Në skenarin e tretë, do të kishte një armëpushim mbi bazën e një lloj kompromisi të negociuar. Megjithatë, ky opsion duket më pak i mundshëm për momentin, duke pasur parasysh mizoritë e kryera nga ushtria ruse në Bucha dhe gjetkë.

Ndërsa skenari i parë do të ishte sigurisht më i keqi nga perspektiva evropiane dhe Perëndimore, të tre do të përjashtonin çdo rikthim në status quo ante. Paqja kërkon besim dhe është e pamundur të shihet se si mund të rikthehet besimi për sa kohë që Putini mbetet në pushtet dhe për sa kohë që Rusia po shkon drejt totalitarizmit.

Ndërkohë, kufijtë lindorë të Evropës do të mbeten përherë nën kërcënimin e mosmarrëveshjeve të nxehta, të ftohta dhe hibride. Si pjesë e përgjigjes së saj më të gjerë, Evropës do t’i duhej të kundërshtonte shantazhin bërthamor rus. Kjo do të thotë të zhvillojë një strategji të vetën për parandalim bërthamor – diçka që ajo aktualisht nuk e posedon në asnjë formë të besueshme.

Vetëm çështja bërthamore demonstron shkallën epokale të sfidës aktuale të Evropës. Që kur Putin filloi luftën e tij, forcimi i aftësive mbrojtëse dhe parandaluese të Evropës është bërë një prioritet kryesor. Për më tepër, ndërkohë që ky proces duhet të kryhet në kuadrin e NATO-s, presidenca e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara e bëri të qartë se evropianët gjithashtu duhet të jenë të përgatitur për ta bërë këtë vetëm.

Mbi të gjitha, evropianët nuk duhet të krijojnë iluzione. Tani që Putini ka shkatërruar kornizën evropiane të paqes, lufta – dhe mendësia e luftës – janë kthyer në kontinent. Realiteti i ri i Evropës do të karakterizohet nga rreziqe të vazhdueshme politike, gara armatimi dhe rreziku gjithnjë i pranishëm i një konflikti të ftohtë që do të përshkallëzohet në një konflikt të nxehtë.

Për Bashkimin Evropian, ndryshimet e thella dhe të gjera qëndrojnë përtej kësaj pike kthese historike. Me Rusinë e Putinit që kërcënon Evropën ushtarakisht, BE-ja duhet të transformohet në një lojtar gjeopolitik me një kapacitet të fortë parandalues, duke ruajtur ende pikat e saj të forta tradicionale si një treg i përbashkët dhe komunitet ligjor. Për të ruajtur një avantazh teknologjik, ajo do të duhet të bëjë shumë më tepër për të mbështetur inovacionin dhe për të rritur kapacitetin e saj vendas të teknologjisë së lartë.

Politikisht, qendra e gravitetit e BE-së do të zhvendoset drejt lindjes dhe marrëdhënia midis BE-së dhe NATO-s do të bëhet shumë më e ngushtë. Kështu duhet të ndodhe edhe me marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Brukselit. Në fund të fundit, pa fuqinë ushtarake të SHBA-së, Evropa ndoshta do të kishte bërë pak ose asgjë në përgjigje të luftës së Putinit. Mbrojtja ushtarake amerikane do të mbetet e domosdoshme për një kohë të gjatë. Por duke pasur parasysh mundësinë e një presidence tjetër si ajo e Trump apo nga ana e vetë Trump, evropianët kanë çdo arsye për të rritur kontributin e tyre për sigurinë transatlantike.

Ndërsa shpreson për më të mirën, Evropa duhet të përgatitet për më të keqen. Pak që janë ende gjallë sot e mbajnë mend më të keqen. Jetë të tëra janë jetuar në paqe dhe prosperitet. Tani është koha të mbrojmë Evropën që e bëri të mundur këtë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  What the War in Ukraine Means for Europe

Etiketa: ArmëBashkimin EvropianBEbesimDhunëDonald TrumpEvropakomunitetkonfliktKremliniLuftaLufteMbrojtjaNATOpaqePoloniaPresidencaProject SyndicatePutinRusiaSHBAShpresONShtetet e BashkuaraTregTrumpUkrainaUkrainëUshtriaVladimir Putin
Tjetri
A duhet të ndalojë Evropa së financuari luftën e Putinit?

A duhet të ndalojë Evropa së financuari luftën e Putinit?

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.