AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Një tjetër deputet i PD-së lë mandatin

Deputeti i Vlorës, Fation Veizaj deklaron se do të dorëzojë mandatin për shkak të përplasjeve dhe thellimit të përçarjes në Partinë Demokratike – duke u bërë deputeti i katërt që ikën me dorëheqje.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:49 | 16/01/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti i PD, Fation Veizaj deklaroi se do të dorëzonte mandatin e deputetit. FotoL Facebook.

Deputeti i qarkut të Vlorës, Fation Veizaj njoftoi të hënën se do të dorëzonte mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.  Ai e argumentoi vendimin me përçarjen politike brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku ai bënte pjesë.

“Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur  dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit,” shkroi Veizaj përmes një statusi në Facebook.

Veizaj e lidh aktin e tij politik me vendimin e kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj për të përjashtuar 4 deputetë nga grupi, duke e cilësuar këtë veprim të “tepërt” dhe një rrugë drejt ndarjes së pakthyeshme të partisë.

Veizaj u zgjodh për herë të parë si deputet në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021. Ne jetëshkrimin e tij zyrtar mësohet se ka pasur pozicione drejtuese në kompanitë e naftës “ARMO” dhe “Taçi Oil” e më pas është futur në fushën e biznesit të naftës me kompaninë e tij “RDA Petrol”.

Veizaj është deputeti i katërt demokrat që jep dorëheqjen nga mandati. Pedagogu Mark Marku, kryetari i grupit parlamentar, Alfred Rushaj dhe e fundit Grida Duma kanë lënë mandatet më herët.

Pas humbjes së zgjedhjeve, edhe vendimi i ish-kryetarit të partisë, Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi paraardhësin e tij Sali Berisha e futi këtë parti në një luftë të brendshme. Grupi parlamentar aktualisht është i ndarë në dy grupime që kërkojnë të kenë në dorë drejtimin e tij. Para nisjes së sesionit parlamentar, kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj, njoftoi Kuvendin për përjashtimin e 4 deputetëve kundërshtarë nga grupi parlamentar demokrat.

 

Etiketa: Alfred RushajArmoBashadeputetEnkelejd AlibeajFacebookFation VeizajGrida DumaLulzim Bashamandatetmandati i deputetitParaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDSali BerishashqipVendimiVlorëZgjedhjet
I mëparshmi

‘Fshehja e pasurisë’, nis gjykimi për ish-gjyqtarin Fatos Lulo

Tjetri

“Do votohet brenda 6 muajsh”, PS sfidon kundërshtimin e BE-së për amnistinë fiskale

Tjetri
Socialistët kundër ndryshimit të hartës territoriale

“Do votohet brenda 6 muajsh”, PS sfidon kundërshtimin e BE-së për amnistinë fiskale

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.