AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rrebeshi përmbyt shtëpi, rrugë dhe qindra hektarë tokë në Lezhë

Rënia e mbi 70 milimetrave shi në një kohë të shkurtër përmbyti dhjetëra shtëpi në Lezhë, ndërsa për disa orë rrugët e qytetit dhe të disa fshatrave u bllokuan nga uji.

Elvis HilangaElvis Hila
16:39 | 19/01/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Reshjet e dendura të shiut përmbytën rrugë dhe shtëpi në Lezhë. Foto: Elvis Hila.

Banorët eLezhës u zunë në befasi të enjten, pasi një rrebesh me rreth 70 milimetra shi në një kohë të shkurtër, përmbyti një pjesë të rrugëve dhe disa dhjetëra banesa.

Problematika më e madhe u paraqit në fshatin Lalm i Ri, ku dalja nga shtrati e kanaleve kulluese përmbyti shtëpitë e banorëve.

“Kam 30 centimetra ujë në shtëpi. Jemi zhvendos në kat të dytë, sepse kati parë është nën ujë,” tha Kristi Ndoj, banor i Lalmit të Ri. Ndoji thotë se ngjarja ishte e rrallë për ta dhe ai nuk mbante mend rast tjetër në të paktën 15 vjet.

Ndërkohë, vërshimi i disa përrenjve malorë bllokoi rrugën e vjetër Lezhë-Milot dhe shumë makina u bllokuan në rrugë, pasi uji arriti deri në 50 cm.

Banorët e zonës fajësojnë mungesën e investimeve për këtë situatë. “Këtu rruga është bllokuar që prej orëve të mëngjesit. Kam ndërhyrë bashkë me fshatarët e mi, duke iu ardhur në ndihmë qytetareve të cilët kanë ngelur në mes të ujit. Askush nuk ka ardhur për të bërë zhbllokimin e rrugës,” thotë Odise Kolthi, banor i Spitenit. Kolthi ankohet se prej vitesh nuk është bërë asnjë punë në hapjen e kanaleve kulluese dhe rehabilitimin e përrenjve malorë.

Rrugët u mbuluan nga uji edhe në qytetin e Lezhës, ndërsa u përmbytën edhe oborret e shkollave 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” dhe “Besëlidhja”.

Parking i përmbutyr nga reshjet e dendura të shiut. Foto: Elvis Hila.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhës, Ermal Pacaj thotë se ka pasur reshje të dendura shiu brenda një harku kohor të shkurtër, ndërsa të gjitha strukturat e emergjencave ndodhen në terren dhe situatat është nën kontroll të plotë.

“Ka patur rreth 70 mm shi në një hark kohor shumë të shkurtër. Kjo solli prurje të jashtëzakonshme në përrenj, kanale e lumenj, duke sjellë disa problematika. Të gjitha grupet emergjencës me punëtorë e mjete ndodhen në terren dhe po ju vijnë në ndihmë banorëve,” tha Pacaj.

Ai pretendoi se ishin marrë masat në hapje të kanaleve kulluese dhe se zonat problematike ishin identifikuar. “Kemi gjithçka në kontroll, kryesorja është evakuimi i personave që janë në probleme pastaj do shohim se ku mund të ndërhyjmë me emergjencat më vonë,’ shtoi ai.

Ndërkohë, moti keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka krijuar probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në shumë zona të Lezhës. Dëmtimi i linjave elektrike ka lënë në errësirë shumë fshatra, por drejtori Rajonal  i Operatorit të  Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Armand Zhuka, tha se ata ishin përqendruar tek furnizimi me energji pa ndërprerje i ujësjellësve dhe hidrovorëve. Ai tha se më pas do të merreshin masa për të kthyer energjinë në të gjithë zonën.

Etiketa: BanorëElvis Hilaenergji elektrikeLezhëMakinaMasaMilotpaktPunëPunëtorSHIU
I mëparshmi

SPAK dërgon për gjykim gjykatësen e akuzuar për korrupsion

Tjetri

SPAK shënjestron bashkëpunëtorët e vrasësve në atentatin e vitit 2019

Tjetri
Aksion i SPAK, arrestoi qytetarin dhe sekserin, pagoi ryshfet për t’u punësuar mësues

SPAK shënjestron bashkëpunëtorët e vrasësve në atentatin e vitit 2019

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.