AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK shënjestron bashkëpunëtorët e vrasësve në atentatin e vitit 2019

Një operacion i gjerë policor solli arrestimin e pesë të dyshuarve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve në lidhje me atentatin mafioz të profilit të lartë në Durrës në vitin 2019, që synoi vrasjen e një bosi të dyshuar krimi, i cili gjendej nën shoqërinë e një prokurori. Një tjetër i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja shpallet në kërkim.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
13:50 | 20/01/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur se ka zbuluar disa të dyshuar që kanë ndihmuar dy atentatorët që po gjykohen për një atentat mafioz të profilit të lartë në Durrës në vitin 2019, duke arrestuar pesë prej tyre dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë.

Operacioni lidhet me ngjarjen e 1 nëntorit 2019, kur në autostradën Tiranë – Durrës, atentatorët shënjestruan një makinë në të cilën udhëtonin Pëllumb Muharremi, i cili njihet edhe si Aleksandër Laho, si dhe ish-prokurori Arjan Ndoja, duke zbrazur një breshëri plumbash që lanë të vdekur një 30-vjeçar që punonte si shofer dhe dy të tjerët të plagosur.

Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt si të dyshuar për atentatin, ndërsa të premten njoftoi se hetimet shtesë kanë sjellë “identifikimin e autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje”. Tre vetë, të cilëve prokuroria i referohet me inicialet P. D., J. M. dhe A. SH, dyshohen si pjesëmarrës në atentat si dhe R. RR., i cili dyshohet se ka ndihmuar të pandehurit në atentat.

Policia nuk ishte në gjendje të gjente P.D., dhe R. Rr.. Të dy besohet se janë jashtë Shqipërisë.

Inicialet P.D., i referohen shtetasit Plaurent Dervishaj, i cili është shpallur në kërkim në lidhje me ngjarje të tjera dhe që duket se jeton jashtë Shqipërisë, ndërsa inicialet R.Rr., i referohen Ramazan Rrajës, një tjetër nip i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ky i fundit u bë i njohur për publikun në vitin 2018, kur një ish-oficer policie, i cili ka kërkuar strehim politik në Zvicër, e denoncoi si personi që e detyroi të mos pranojë një kallëzim për dhunë kundër djalit të tij Rexhep Rraja.

Rrahman Rraja ka deklaruar më herët se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me nipërit e tij. Ai u rizgjodh deputet në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit të kaluar ku u përcaktua nga partia në vend të gjashtë në listën shumëemërore.

 

Etiketa: Aleksandër LahoArian NdojaArjan NdojaatentatautostraddeputetDurrësHetimetoperacioniPartiaPartisë SocialistePëllumb MuharremiPlaurent DervishajPoliciaProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëPunëtorPunëtorëRamazanRexhep RrajaRrahman RrajaSHShofershqipSPAKZgjedhjetZvicër
I mëparshmi

Rrebeshi përmbyt shtëpi, rrugë dhe qindra hektarë tokë në Lezhë

Tjetri

Irma Balli jep shpjegime për figurën dhe profesionalizmin në KPK

Tjetri
Irma Balli jep shpjegime për figurën dhe profesionalizmin në KPK

Irma Balli jep shpjegime për figurën dhe profesionalizmin në KPK

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.