AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shijak, bashkia e përmbysur në favor të PS-së

Bashkia e Shijakut qeveriset nga kryebashkiakë socialistë që nga viti 2015, pasi ka qenë njohur më herët si mbështetëse e fortë e demokratëve. Shijaku është edhe një nga zonat më të trazuara zgjedhore në vend për shkak të akuzave për ndërhyrje të krimit të organizuar në politikë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
14:45 | 11/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
589
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Qytetarët e bashkisë së Shijakut pritet të zgjedhin më 14 maj për kryetar bashkie mes kryetarit aktual të Partisë Socialiste, Elton Arbana, i cili ka qenë më herët zyrtar i IKMT-së dhe tregtar makinash dhe Rezeart Tushës, kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili nuk ka një jetëshkrim të publikuar online.

Shijaku është një bashki që ka ndryshuar krah. Në zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2007, kandidatët e Partisë Demokratike fituan 68% të votave, ndërsa në vitin 2011, 59% të votave. Në zgjedhjet e vitit 2015, Adrian Kokomani i Partisë Socialiste fitoi 58% të votave, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, PS fitoi 51% të votave kundrejt 42% që fituan PD dhe LSI bashkë.

Shijaku është një nga bashkitë e vendit ku popullsia me të drejtë vote është rritur me shpejtësi. Në zgjedhjet e 14 majit ka 37 mijë qytetarë në listat e zgjedhësve nga 27 mijë që kishte në zgjedhjet e vitit 2011. Pjesëmarrja në votime nga ana tjetër ka ardhur në rënie. Në zgjedhjet e vitit të kaluar pjesëmarrja ishte vetëm 44% nga 50% më 2015.

Kandidati aktual i Bashkë Fitojmë, Rezeart Tusha ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se është përzënë nga Zvicra kur ka qenë i ri për tejkalim të lejes së qëndrimit, ndërsa është akuzuar nga maxhoranca se arsyeja e dëbimit ka të bëjë me trafikun e drogës. Tusha ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa një tentativë për verifikim nga Prokuroria e Përgjithshme nuk ka arritur të vërtetojë as njërin version dhe as tjetrin. Sipas një njoftimi pa datë të prokurorisë [link], autoritetet zvicerane kanë refuzuar të bashkëpunojnë në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike për shkak se procesi i dekriminalizimit në Shqipëri nuk konsiderohet hetim në kuadër një procesi penal ndaj subjektit në fjalë.

Shijaku është bërë famëkeq për lidhjet politikë – krim në vitin 2019, kur një hetim mbi trafikun ndërkombëtar të drogës ekspozoi lidhjet e grupeve kriminale me zyrtarë të Partisë Socialiste. Mes të tjerash u zbulua se si elementë të krimit të organizuar patën propozuar për deputet Ilir Ndraxhin, i cili vijon të jetë deputet i Partisë Socialiste, si dhe i patën kërkuar listën e të punësuarve drejtorit të ujësjellësit të qytetit me qëllim që t’i bënin presion të punësuarve për të votuar Partinë Socialiste nën kërcënimin e largimit nga puna.

Bashkia e re përbëhet nga katër njësi administrative të cilat janë Shijaku, Maminasi, Xhafzotaj dhe Gjepalaj. Të gjitha janë pjesë e Rrethit Durrës të Qarkut Durrës. Bashkia e re ka një qytet dhe 25 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu.

Bashkia e re Shijak shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore përgjatë lumit Erzen. Bashkia gjendet në Shqipërinë qendrore dhe ekonomia e saj është me karakter industrial dhe tregtar.

 

Etiketa: AdministrativeAdrian KokomanibashkiBashkiaBashkia ShijakDekriminalizimDekriminalizimideputetDurrësEkonomiaElton ArbanaErzenGjepalajHetimIKMTIlir DranxhikandidatëtKrimkrimikryetarLSIMaminasiMaxhorancaPartisë DemokratikePartisë SocialistePDProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePSPunaPunëRezeart TushashijakShijakushqipShqipëriUjësjellësverifikimVotaXhafzotajzgjedhjeZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majitZvicra
I mëparshmi

Divjaka, rënia e pjesëmarrjes ka gërryer nga opozita

Tjetri

Ornaldo Rakipi mund të bëjë diferencën në Bashkinë e Vorës

Tjetri

Ornaldo Rakipi mund të bëjë diferencën në Bashkinë e Vorës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.