AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata urdhëron lirimin nga burgu të Svetlana Timofeeva dhe dy miqve të saj

Nëntë muaj pas arrestimit me bujë të tre blogerëve, Prokuroria e Elbasanit dështoi të vërtetonte akuzat për spiunazh brenda afatit dhe konstatoi shuarjen e arrestit me burg. Megjithatë, hetimet do të vazhdojnë në gjendje të lirë, ndërsa Zorin u la në arrest shtëpie.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
18:58 | 25/05/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Svetlana Timofeeva gjatë një seance për masë sigurie në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Foto: Vladimir Karaj.

Gjykata e Elbasanit urdhëroi të enjten lirimin e menjëhershëm nga qelia të dy shtetasve rusë, Svetlana Timofeeva dhe Mikail Zorin si dhe të ukrainasit Fedir Alpatov, pasi Prokuroria e Elbasanit dështoi të vërtetonte akuzat e ngritura ndaj tyre brenda afateve ligjore të hetimit.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Matilda Fetau me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, përfaqësuesi i së cilës konstatoi në sallën e gjyqit se paraburgimi e kishte humbur fuqinë dhe masa e arrestit me burg ishte shuar – duke i dhënë fund sagës 9-mujore të mbajtjes në burg të tre blogerëve të akuzuar për spiunazh.

Megjithatë, gjykata njoftoi se hetimi do të vazhdonte në gjendje të lirë për Timofeevën dhe Alpatov, ndërsa për 23 vjeçarin Mikail Zorin u caktua masa e arrestit shtëpiak. Gjithashtu, Timofeeva dhe Alpatov janë të detyruar të paraqiten 1 herë në muaj në policinë gjyqësore si dhe e kanë të ndaluar të dalin jashtë shtetit.

Nëpërmjet një kërkese të depozituar në gjykatë të mërkurën, Prokuroria e Elbasanit ka vënë në dijeni gjykatën se paraburgimi për të tre shtetasit e kishte humbur fuqinë, ndërsa hetimet paraprake nuk janë përfunduar për shkak ‘të kompleksitetit dhe vështirësive të hetimeve’, ku të dhëna konkrete priteshin nga ekspertime që janë duke u kryer nga agjenci ligjzbatuese partnere.

Svetlana Timofeeva 34 vjeç u arrestua më 20 gusht 2022 së bashku me Mikahil Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vjeç, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh. Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray me piper kundër tyre.

Tre të arrestuarit njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”; të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura, përfshi objekte ushtarake të “Luftës së Ftohtë”.

Megjithatë, prokuroria shqiptare i akuzoi ata për spiunazh dhe pretendoi se treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare.

Të tre ata i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, ndërsa Svetlana Timofeeva i ironizoi ato si qesharake në një intervistë të shkruar nga burgu për BIRN.

 

Etiketa: Akuza per spiunazhAlpatovArmëBIRNBlogerëBurgFedir AlpatovGjykataGjykata e ElbasanitGjykata e Rrethit ElbasanGjykatëGjyqGramshHetimetKreshnik AjaziligjzbatueseMasaMasa e arrestitMatilda FetauMikahil ZorinMikhail ZorinProkuroriaProkuroria e ElbasanitshqipShqipërishqiptareSvetlana TimofeevaTimofeevaUrbexVendimiZorin
I mëparshmi

Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Tjetri

Tërmeti u pasua nga një valë sizmike krimesh kundër pronës nga të miturit

Tjetri
Pallat, termet, policia, Tiranë

Tërmeti u pasua nga një valë sizmike krimesh kundër pronës nga të miturit

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.