AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli ndryshon vendimin e Gjicit, dënohet për korrupsion

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici do të qëndrojë më gjatë në burg nga sa ishte caktuar nga gjykata e shkallës së parë. Po kështu, Alma Kaçi pritet të vuajë një vit burg për korrupsion dhe ushtrim prostitucioni.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryebashkiaku i akuzuar i Kukësit, Safet Gjici.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici mori një zgjatje të masës së dënimit në shkallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pasi apeli vendosi të prishë dënimin e shkallës së parë, i cili e dënonte atë vetëm për abuzim me detyrën dhe e dënoi atë për korrupsion. Për korrupsion u dënua edhe Alma Kaçi, gruaja që regjistroi një video në të cilën ajo dhe Gjici shfaqen duke kryer seks në zyrën e kryetarit të bashkisë si dhe duke biseduar për përfitimin e fondeve nga ana e Kaçit për ndërtimin e një qendre për trajtimin e qenve të rrugës në qytetin veri-lindor.

Gjici ishte dënuar në shkallën e parë për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim që niste nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua dhe që pritej të përfundonte së shpejti. Por gjykata e Apelit doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjici është një nga shumë kryetar bashkish të dënuar apo në proces hetimi për korrupsion nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Më herët, Fatos Tushe, ish-kryebashkiak i Lushnjës u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe po për abuzim me detyrën u dënua edhe ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci.

Ish-kryetarja e Bashkisë Patos Rajmonda Balilaj është në proces gjykimi nën akuzat e manipulimit të tenderëve ndërsa Luiza Mandi, ish-kryebashkiake e Libohovës, u dënua për abuzim me detyrën. Kryebashkiaku aktual i Libohovës Leonard Hida është marrë i pandehur ndërsa ai i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dërguar për gjykim nën dyshimin e veprës penale falsifikim dokumentesh. Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është dërguar për gjykim për korrupsion në zgjedhje ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, sipas dokumenteve të rrjedhura në media, është nën hetim pasuror. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është dënuar me 2 vjet burg për shkelje të barazisë në tenderë.

Etiketa: abuzimAlma KaçiApeliBulqizëBurgEdison MemollaErion VeliajFatos TusheFran TuciGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësgjykimHetimKorrupsionKorrupsion aktivKorrupsion në zgjedhjeKreshnik HajdariKryebashkiakkryetarKuçLefter AllaMASMediaPatosRajmonda BalilajRrogozhinëRrogozhinësSafet GjiciShpërdorim detyretendervideozgjedhje
Tjetri
Ndihmësja ligjore, Majlida Miska konfirmohet në detyrë

Ndihmësja ligjore, Majlida Miska konfirmohet në detyrë

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.