AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Prokuroria e Posaçme njoftoi dërgimin për gjykim të dosjes ndaj Plarent Ndrecës dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera, që akuzohen se abuzuan me tenderat për 4 komisariate. SPAK akuzon deputetit Ndreca se ka udhëhequr grupin e zyrtarëve për të favorizuar në shkelje të ligjit një biznesmen.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
15:10 | 27/11/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plarent Ndreca pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën dërgimin për gjykim të një grupi zyrtarësh e ish-zyrtarësh të një sërë institucionesh, që akuzohen se nën udhëheqjen e deputetit (atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme) Plarent Ndreca, dyshohet se favorizuan në shkelje ligjore arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.

Prokuoria bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit bashkëpunuan “në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike”.

“Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr ex officio nga Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qënë titullar i autoritetit kontraktor kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit”, thuhet në njoftim.

I pyetur nga BIRN për akuzat ndaj tij, deputeti Ndreca këmbënguli se çështja ishte ende në hetim dhe pretendoi se publikimi i të dhënave në këtë rast ishte shkelje penale.

“Çështja konsiderohet akoma nën hetim dhe çdo e dhënë që del, është shkelje penale ajo e “nxjerrjes së sekretit hetimor”. Unë do mbaj qëndrim atëher kur duhet e si duhet, pa e cënuar procesin hetimor, institucionet dhe pa thyer ligjin,” tha Ndreca përmes një mesazhi të shkruar.

Veç Ndrecës, në listën e të akuzuarve janë një numër zyrtarësh të tjerë që dyshohen për shkelje të ligjit. Sipas prokurorisë, të përfshirë janë anëtarët e njësisë së prokurimit Denisa Skënderaj, Lira Kolasi, dhe Blendi Kovi, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, Jonarda Qurku, anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, Julia Hysa, dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë si Elora Kokalari, dhe Aida Shehi, që akuzohen se  “kanë kontribuar në devijimin e procedurave ligjore”.

Prokuroria po ashtu akuzon një  komision për marrjen në dorëzim të projektit, se ka nënshkruar procesverbale të rreme. Anëtarët e komisionit, Emiliano Mehmeti, Klejdi Meço dhe Erand Rrobaçi po ashtu janë dërguar për gjykim.

Prokuroria thotë se Ministria e Brendshme në kontratën “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Policisë së Shtetit” kishte caktuar një vlerë totale prej 54,234,000 lekë (pa TVSH) për katër objekte policore. Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve në 2 dhe reduktuar vlerën në 34,2 milionë lekë. Prokuoria thotë se kjo u bë “për të favorizuar fituesin”.

Arkitekti Gjon Radovani, ish-zëvendës ministër i Zhvillimit Urban në qeverinë e parë të kryeministrit Edi Rama, mohoi në një reagim publik të kishte përfituar në mënyrë të paligjshme. Ai këmbënguli në një procedurë të rregullt dhe tha se ishte në gjyq me ministrinë e Brendshme që kishte refuzuar të paguante faturën. “Pas një kalvari prej tre vitesh të gjendur para një padrejtësie për ne tashmë të pazgjidhshme i kemi kaluar çështjen një avokati për të marrë rrugën e mundshme të një procesi civil kundër debitorit,” shkroi Radovani në faqen e tij në Facebook.

Edhe SPAK pranon në njoftim për shtyp se fatura nuk u pagua, por e konsideron dëm shumën e planifikuar për pagim, ndërsa thotë se mospagimi është rezultat i paligjshmërive të gjetura nga auditi në proces. “Nga veprimet e paligjshme të kryera, shtetit i është shkaktuar një dëm financiar, i vlerësuar sipas kontratës në vlerën prej 34,248,000 lekë. Deri në këtë moment, kjo vlerë nuk është ezekutuar ndonëse përfituesi ka lëshuar faturat përkatëse për shkak të kundërshtimit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbi paligjshmëritë e evidentuara gjatë procesit”, thuhet në njoftim.

Etiketa: Blendi KoviDenisa SkënderajFerdinant TarazhiGjon RadovaniGrida IsufiLindita MukajLira KolasiMinistria e BrendshmePlarent NdrecaSilva DautiSPAK
I mëparshmi

Prokuroria e Fierit sekuestron 19 pasuri të paluajtshme të një të dënuari për trafik droge

Tjetri

Dy të arrestuar për aksidentin ku u vra punëtori i duraluminit

Tjetri

Dy të arrestuar për aksidentin ku u vra punëtori i duraluminit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.