AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Nga zonat e mbrojtura te vota e diasporës: Nismat kryesore ligjore gjatë vitit 2024

Gjatë vitit 2024, mazhoranca avancoi ligje arbitrare që vënë në diskutim statusin e zonave të mbrojtura apo rikthejnë lojërat e fatit, ndërsa të paktën në dy raste, ajo i bashkoi votat me opozitën për të miratuar “amnistinë penale” dhe reformën zgjedhore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
07:37 | 29/12/2024
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama në Kuvend. Foto: LSA.

Gjatë vitit 2024, Kuvendi i Shqipërisë ishte kryesisht një arenë përplasjesh mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, pasi këta të fundit ndërmorrën një sërë aksionesh bllokuese të prezantuara prej tyre si një formë e mosbindjes civile. Me pak përjashtime, Kuvendi vazhdoi gjithashtu traditën e miratimit me ‘forcën e kartonit’ të nismave të rëndësishme ligjore, të cilat kundërshtohen se fshehin qëllime klienteliste nga përfaqësuesit e opozitës dhe grupet e tjera të interesit.

Në disa raste, projektligjet mbërritën në Kuvend si nisma të deputetëve socialistë dhe u ndryshuan rrugës përmes propozimeve të orës së fundit të qeverisë, pa iu nënshtruar konsultimeve publike. Në dy raste, deputetët socialistë dhe ata demokratë bashkuan votat për të miratuar një amnisti të gjerë penale si dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor që i paraprijnë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Më poshtë gjeni një listë të ndryshimeve kryesore ligjore të miratuara gjatë vitit që po lëmë pas.

Dëmtim pa kthim për Zonat e Mbrojtura

Një projektligj i firmosur nga disa deputetë socialistë dhe më pas i ndryshuar në minutën e fundit nga disa propozime të qeverisë, i hapi udhë ndërtimit të hoteleve luksoze dhe infrastrukturës mbështese në zonat e mbrojtura.  Mazhoranca socialiste e miratoi në mënyrë të njëanshme ligjin, pavarësisht kundërshtimit të organizatave mjedisore dhe delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Ndryshimet e reja rrezikojnë, sipas aktivistëve mjedisorë, dëmtimin pa kthim të natyrës së mbrojtur, duke lejuar ndërtime të rënda brenda tyre për arsye ekonomike dhe turistike.

 

Një punonjës po lundron në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta. Foto: Nensi Bogdani.

 ‘Investimet Strategjike, një zgjatje e pafund  

Gjatë vitit 2024, socialistët kërkuan dy herë zgjatje të afateve për ligjin e “Investimeve Strategjike”. Nisma e parë ligjore erdhi në mars nga deputeti Eduard Shalsi, i cili kërkonte shtyrjen e këtij afati deri në dhjetor 2027 dhe disa ndryshime të tjera që kishin të bënin me procedurat e dhënies së statusit “investitor strategjik”. Por Kuvendi i rrëzoi të githa propozimet e Shalsit me përjashtim të zgjatjes së afatit deri në dhjetor 2024. Pa përfunduar viti, me një projektligj të firmosur nga deputetja e Vlorës, Pranvera Resulaj, mazhoranca po kërkon sërish të shtyjë afatet e ligjit deri në dhjetor 2026.  Bazuar në këtë ligj kontravers, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndjekur praktikën e dhënies së pronave publike me vlerën simbolike 1 euro ose në këmbim të çmimeve shumë herë më të ulëta sesa ato të tregut për biznesmenët që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Rikthimi me ligj i lojërave të fatit

Qeveria “Rama 3” vendosi të rikthejë bastet sportive, pesë vite pasi i mbylli ato me ligj dhe ndërmori një aksion me emrin “Fundi i marrëzisë”, ndërkohë që aktiviteti lulëzoi në mënyrë të paligjshme gjatë gjithë këtyre viteve. Në nismën ligjore të sjellë në Kuvend që në vitin 2023, qeveria pranoi se kishte dështuar të kontrollonte aktivitetin e paligjshëm dhe pretendoi se me ligjin e ri synonte t’a rikthente atë në shinat ligjore. Pavarësisht kundërshtimit të tij nga opozita, aktorëve të tjerë të sektorit të lojërave të fatit dhe rezervave të disa deputetëve socialistë, projektligji u miratua në shkurt 2024. Sipas ligjit të ri, bastet sportive do të lejohen vetëm online, ndërsa e drejta për ta ushtruar këtë aktivitet do jepet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet nëpërmjet një komisioni të veçantë.

Edi Rama në takimin e tij me shqiptarët e diasporës në Nju-Jork muajin e kaluar. Foto: Edi Rama/Facebook.

Reforma zgjedhore dhe vota e Diasporës  

Pas dështimit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike arritën një pakt politik për reformën zgjedhore, duke miratuar disa ndryshime në ligjin zgjedhor, të cilat i hapën rrugë votës së Diasporës dhe vazhdimësisë së listave të mbyllura për kandidatët deputetë. Sipas ndryshimeve, çdo shqiptar që jeton jashtë vendit me një adresë të rregullt ka të drejtën e votimit me postë në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë, kryetarët e partive vazhdojnë të ruajnë kontrollin mbi listën e kandidatëve për deputetë në pjesën më të madhe të tyre. Këto lista do të jenë të mbyllura në 1/3 e përbërjes së saj dhe në pjesën tjetër të listës, vota do të jetë preferenciale, që do të çojë një “luftë” brenda llojit për të dalë deputetë.

Pakti PS-PD për “Amnistinë Penale”

Projektligji për “Amnistinë Penale” i sjellë në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë u mbajt për disa muaj në sirtarët e Kuvendit pasi kërkohej një dakordësi politike për ta kaluar me shumicë të cilësuar në seancë. Pas disa amendamenteve të minutës së fundit të propozuara nga eksponentë të Partisë Demokratike, që përfshinë në uljen e viteve të dënimit dhe subjektet e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, projektligji u votua me konsensus politik. Sipas parashikimeve të Ministrisë, nga amnistia përfituan 700 të burgosur me lirim të parakohshëm nga burgu dhe 400 të tjerë përfituan ulje dënimi. Prokuroria e Posaçme, SPAK deklaroi se rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme përfituan gjithashtu nga kjo amnisti.

Pensionistët në protestë në Tiranë më 30 tetor 2024. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Pensionistët jashtë “Buxhetit 2025”

“Buxheti i Shtetit 2025”, si nisma më e rëndësishme ligjore e qeverisë kaloi me debate të forta në Kuvend. Buxheti i ri mbështetet në parashikimin për rritjen e të ardhurave me vetëm 5.7%, ndërsa ushtria e stërmadhe e pensionistëve do të marrë 23% të të gjitha shpenzimeve dhe 25.5% të të gjitha të ardhurave, pavarësisht se qeveria nuk ka planifikuar rritje të pensioneve. Opozita kërkoi vendosjen e minimumit jetik, rritje pensionesh, por një dyzinë amendamentesh të propozuara prej saj u rrëzuan nga mazhoranca socialiste. Gjatë diskutimit të buxhetit në Kuvend, kryeministri Edi Rama premtoi bonuse për pensionistët, lëvizje që u cilësua tallëse dhe për qëllime elektorale nga opozita.

 

Etiketa: Amnistia penaleEduard ShalsiKodi ZgjedhorKuvendi i ShqiperiseLigji për investime strategjikeLojerat e FatitPranvera ResulajViti 2024Vota e diasporësZonat e Mbrojtura
I mëparshmi

SPAK procedon dy oficerë policie në Dibër për korrupsion e shpërdorim detyre

Tjetri

Politikanët përballë Drejtësisë në 2024

Tjetri
Gjykata heq masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha

Politikanët përballë Drejtësisë në 2024

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.