AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP jep vërejtje publike për zvarritje hetimesh ndaj prokurorit Llaho

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për uljen e pagës drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho lidhur me zvarritjen e hetimeve dhe moskryerjen e detyrave të lëna nga gjykata në një çështje penale, duke caktuar masën disiplinore vërejtje publike.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:26 | 30/01/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së mbajtur më 10 janar 2025. Foto: Edmond Hoxhaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të enjten më 30 janar caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, ndaj të cilit filloi procedimi disiplinor me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD lidhur me zvarritje të hetimeve në një çështje dhe moszbatim të detyrave të lëna nga gjykata. Përfaqësuesit e ILD-së pretenduan në seancën e 10 janarit se Llaho kishte bërë shkelje të rëndë disiplinore dhe kërkuan të caktohet masa e uljes së pagës në masën 40% për një periudhë njëvjeçare, por KLP vendosi t’i japë vërejtje publike.  Llaho i cilësoi të pabazuara konstatimet dhe kërkimet e ILD-së dhe procesin disiplinor të ngritur ndaj tij për zvarritje e hetimeve, si fyes.

Të hënën, ILD kërkoi një masë disiplinore të dytë ndaj Llahos, që lidhet me mospërmbushje të detyrimeve të përcaktuara në ligj në cilësinë e drejtuesit, si dhe me shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë. Llaho kërkoi shtyrjen e seancës për procedimin e dytë disiplinor me argumentin se donte të përfaqësohej nga një avokat, kërkesë që u miratua prej KLP-së.

Prokurori Kledian Llaho u pezullua nga detyra dy javë më parë me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

Kledian Llaho u konfirmua me shumicë votash më 22 dhjetor 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij për balancën negative dhe gjetjet në kriterin e figurës dhe pasurisë, u gjetën bindëse nga shumica e trupës së KPK.

Vendimi i KPK u ankimua pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkoi shkarkimin me argumentin se ai nuk arrin nivel të besueshëm dhe se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Çështja e Llahos nuk është shqyrtuar ende në KPA.

Etiketa: Inspektori i Larte i DrejtesiseKeshilli i Larte i ProkuroriseKledian LlahoProcedim disiplinor
I mëparshmi

Projekti ‘Smart City’ ngre kambana alarmi për survejim masiv në Shqipëri

Tjetri

Interesat e titujve të borxhit bien në nivelin më të ulët në tre vjet

Tjetri
Interesat e titujve të borxhit bien në nivelin më të ulët në tre vjet

Interesat e titujve të borxhit bien në nivelin më të ulët në tre vjet

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.