AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria e Fierit ia përcjell SPAK-ut procedimin për korrupsion në zgjedhje

Prokuroria e Fierit deklaroi se ka regjistruar një procedim penal pas arrestimit të një personi në Lushnje dhe ia ka përcjellë atë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:57 | 15/04/2025
në Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Fierit njoftoi të martën se kishte regjistruar një procedim penal për veprën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe ia kishte përcjellë më pas Prokurorisë së Posaçme për kompetencë.

Rasti lidhet me arrestimin e shtetasit me iniciale M. L në Lushnje pas dyshimeve se kishte marrë një kartë identiteti kundrejt premtimit të blerjes së votës me një shumë prej 50 mijë lekësh, me qëllim favorizimin e një subjekti politik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas prokurorisë, procedimi ka filluar bazuar në informacionet e marra nga Komisiariati i Policisë Lushnjë dhe në vijim janë përdorur metoda proaktive të hetimit, duke konkluduar me arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.

Pas arrestimit të personit të dyshuar të hënën, shtabi elektoral i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit i cilësoi akuzat si sajesa të turpshme.

Nëpërmjet një reagimi, shtabi elektoral i PD-së u shpreh se distancoheshin nga çdo krim elektoral, duke shtuar se janë në krye të betejës kundër shkeljeve të ligjit në zgjedhje. “SPAK duhet të hetojë menjëherë rastin dhe të vendosë para përgjegjësisë cilindo që ka shkelur ligjin”, shkruhej në reagim.

Lidhur me këtë rast, reagoi të hënën edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Duke e krahasuar me rastin e të zgjedhurit si kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Fredi Beleri, i cili u arrestua për blerje votash, Berisha deklaroi se ishin simulime dhe se gjithçka ishte e organizuar nga pala kundërshtare. Ai theksoi ndër të tjera, se sapo të mësonte emrin e personit që kishte marrë pjesë, do të përjashtohet në mënyrë përfundimtare nga Partia Demokratike.

Etiketa: Korrupsion në zgjedhjePartia DemokratikeProkuroria e Rrethit FierSPAK
I mëparshmi

Si mund t’i lexojmë sondazhet?

Tjetri

Makineria elektorale: Drejtorët e PS përballë ish-drejtorëve apo njerëzve të zakonshëm

Tjetri
Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhjet në Shqipëri

Makineria elektorale: Drejtorët e PS përballë ish-drejtorëve apo njerëzve të zakonshëm

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.