AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto

Të dielën e zgjedhjeve, mbi 1.4 milionë shqiptarë iu drejtuan kutive të votimit të vendosura në godina shkollash apo institucione të tjera publike për të zgjedhur mazhorancën e katër viteve të ardhshme.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
14:53 | 16/05/2025
në Artikull kryesor, Fotogaleri, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rreth 42% e qytetarëve shqiptarëve me të drejtë vote votuan më 11 Maj në Shqipëri. Foto: Nensi Bogdani.

Të dielën e 11 majit, shqiptarët votuan për zgjedhjet parlamentare.  Korridoret e shkollave apo palestrave të përshtatura në qëndra votimi për qytetin e Tiranës ishin të tejmbushura me votues kryesisht gjatë orëve të paradites, pasuar nga një rënie e fluksit të votuesve gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Dhjetra qytetarë përpiqen të gjejnë qendrën e tyre të votimit në listat e afishuara pranë Pallatit të Sportit Asllan Rusi. Foto: Nensi Bogdani.

Pavarësisht se fillimisht u duk se pjesëmarrja ishte në nivele optimale, rezultati përfundimtar tregoi se vetëm 42.21% e shqiptarëve me të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit.

Një qytetare mundohet të gjejë emrin dhe qendrën e saj të votimit, ditën e zgjedhjeve të 11 majit 2025. Foto: Nensi Bogdani.
Rreth 42% e qytetarëve shqiptarëve me të drejtë vote votuan më 11 Maj në Shqipëri. Foto: Nensi Bogdani.

Në qendrat më të mëdha të votimit në kryeqytet, qytetarët endeshin korridoreve duke kërkuar dhomën e tyre të votimit, duke nxjerrë në pah edhe një herë mungesën e orientimit parazgjedhor.

“Nuk po dimë nga të shkojmë. Nuk ka njeri të na orientojë”, i tha BIRN një grua e moshuar e cila fshinte djersët me shami teksa kërkonte qendrën e saj të votimit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Një i moshuar, i cili u asistua nga i afërmi i tij voton në fshatin Mëzez në Tiranë, pasditen e 11 Majit. Foto : Nensi Bogdani.

Edhe këtë vit, votimi elektronik nëpërmjet pajisjes PEVN u aplikua vetëm në njësinë bashkiake nr.10 në Tiranë, si edhe në Vorë.

Një operator i pajisjes PEVN të votimit elektronik përpiqet të orientojë votuesit për votimin në njësinë nr.10 Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Kryesisht të moshuarit hasën vështirësi me përdorimin e pajisjes elektronike, duke kërkuar asistencën e operatorëve të PEVN. Ata që e kishin të pamundur të përdornin pajisjen gjithashtu lejoheshin të asistoheshin nga një shoqërues apo familjar i cili duhej të ishte akoma në pritje për të votuar.

Një qytetare e shoqëruar nga djali i saj voton në klasat shumëngjyrëshe të shkollave të kryeqytetit. Foto:Nensi Bogdani.
Një votues përqendrohet për të gjetur kutinë e duhur në pajisjen elektronike PEVN e cila u përdor për të votuar në njësinë 10 në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Procesi i numërimit të votave pati jo pak incidente të kontestimit nga vëzhguesit e partive politike në qendrat e numërimit.

Një ekip numëruesish hapin kutitë e votave në VNV Vasil Shanto në Tiranë, një ditë pas zgjedhjeve. Foto: Nensi Bogdani.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Partia Socialiste fitoi një shumicë dërrmuese në parlamentin e ardhshëm me 83 mandate, ndjekur nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 50 mandate dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 3 mandate. Mes partive të reja, “Mundësia” e Agron Shehajt mori 2 mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë ndajnë nga një mandat.

date, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë secila respektivisht me nga 1 mandat.

Prapa ekranit të fletës së votimit që u paraqitet vëzhguesve të partive politike, dy punonjës të KZAZ numërojnë votat. Foto: Nensi Bogdani.
Kutitë e votimit të rreshtuara në palestrën e shkollës Vasil Shanto, në pritje të procesit të numërimit të votave. Foto:Nensi Bogdani.
Etiketa: Aleanca për Shqipërinë MadhështoreKoalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”Lëvizja BashkëPartia MundësiaPartia SocialdemokratePartia SocialisteZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

Ndërkombëtarët dhe zgjedhjet, një histori e shkurtër

Tjetri

Punonjësit e një fasonerie protestë para Zyrës së Punës për pagat dhe kushtet

Tjetri
Punonjësit e një fasonerie protestë para Zyrës së Punës për pagat dhe kushtet

Punonjësit e një fasonerie protestë para Zyrës së Punës për pagat dhe kushtet

balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.