AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Italia sjell 15 emigrantë të tjerë në Gjadër për të pritur dëbimin

Një anije e rojës bregdetare italiane solli 15 emigrantë të rinj në Shëngjin. Ata janë pjesë e një procesi kontrovers, i cili bën që emigrantë kryesisht nga Afrika e Veriut dhe Azia kalojnë disa javë në kampin e Gjadrit përpara se të kthehen në Itali për t’u dëbuar.

Elvis HilangaElvis Hila
13:21 | 27/06/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Nensi Bogdani.

Një anije e rojës bregdetare italiane solli të enjten 15 emigrantë të rinj në Shëngjin. Grupi i përbërë nga emigrantë me vendime dëbimi kryesisht nga Afrika e Veriut dhe Azia u përcoll në kampin e Gjadrit. ku do të qëndrojnë deri në deportim.

Kjo është hera e katërt që emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë në territorin shqiptar, në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë që buron nga dekreti i ri i qeverisë italiane në mars të këtij viti për të ndryshuar qëllimin e qendrave të ndërtuara në Shqipëri, nga qendra për shqyrtimin e azilit në kampe për mbajtjen e personave me vendime dëbimi apo CPR.

Numri i emigrantëve të këtij grupi të transferuar nga Italia që prej marsit është më shumë se 100, por shumica dërrmuese e tyre janë kthyer pas në Itali dhe më pas janë dëbuar në vendet e origjinës.

BIRN mësoi se aktualisht në kampin e Gjadrit bashkë me 15 të mbërritrit e fundit ndodhen rreth 30 emigrantë, të cilët po qëndrojnë aty deri në përfundimin e procedurave të deportimit drejt vendeve të tyre të origjinës.  Ata mund të mbahen në Gjadër deri në 18 muaj. BIRN gjeti se shumica dërrmuese e emigrantëve të sjellë në Gjadër kërkojnë menjëherë të kthehen në vendet e lindjes.  Një punonjës në Gjadër i tha BIRN se shumica e emigrantëve nënshkruajnë menjëherë formularët e dhënies së pëlqimit për t’u larguar. Sipas tij, pjesa më e madhe e shohin largimin si mundësi për të ri- emigruar. Punonjësi që kërkoi të mbetej anonim tha se të vetmit që qëndrojnë për një kohë të gjatë në qendër kanë dhënë identitete të rreme ose refuzohen nga vendet e origjinës.

Në fakt, siç përshkruhet, e gjithë procedura duket absurde. Emigrantët me vendime dëbimi transportohen në Shqipëri për të qëndruar këtu vetëm 2-3 javë dhe më pas duhet të kthehen në Itali për të përfunduar procesin e dëbimit.

Por ndërsa kjo është proceduara e ndjekur në shumicën e rasteve, transferimi i fundit vjen në një kohë kur qeveria e Giorgia Melonit në Itali, por përballet me kritika nga opozita dhe media për dëbime ekstraligjore përmes Rinasit.  Sipas një raporti nga media Altreconomia, një grup me emigrantë nga Egjipti u transferuan në Gjadër në Prill dhe në 9 maj u dëbuan për në Egjipt përmes një fluturimi nga Rinasi në Tiranë. Ekspertët ligjorë besojnë se kjo është në shkelje të normave dhe një proces i parregullt.

Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte parashikuar të funksiononte si një qendër pritjeje për azilkërkuesit burra nga të ashtuquajturit vende të sigurta e të shpëtuar në det, me qëndrim maksimal deri në 28 ditë. Por pas ndryshimeve ligjore të miratuara nga qeveria italiane, funksioni i kësaj qendre është ndryshuar, duke e kthyer atë edhe në një qendër ndalimi për personat që presin deportimin pas refuzimit të azilit.

E gjitha saga përshkruhet nga ekspertë si një eksperiment me shumë probleme, i kushtueshëm ekonomikisht dhe me kosto humanitare. Një investigim i BIRN gjeti se vetëm ndërtimi i qendrave në Shëngjin e Gjadër kushtoi 11 herë më shumë se sa një qendër e ngjashme në Itali, llogaritje kjo që nuk merr parasysh transportin nga Italia në Shqipëri e anasjelltas që duhet për procesin e dëbimit dhe as kostot shtesë për të mbajtur në Shqipëri disa qindra oficerë policie italianë.

 

 

Etiketa: Afrika e VeriutAziaEmigracioni i paligjshëmGiorgia MeloniKampi i GjadritQendrat e dëbimit
I mëparshmi

Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

Tjetri

Dy të pandehur për një votë, SPAK çon çështjen në gjykatë

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

Dy të pandehur për një votë, SPAK çon çështjen në gjykatë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.