AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

Lideri britanik i ekstremit të djathtë nuk arrin ta vërë dot me shpatulla pas murit kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një debat të ashpër në rrjetet sociale mbi numrin e shqiptarëve që mbahen në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Marcus TannerngaMarcus Tanner
17:58 | 01/07/2025
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ilustrim i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale i Edi Ramës dhe Nigel Farage.

Lideri i famshëm britanik i ekstremit të djathtë, Nigel Farage, mund të ketë filluar të pendohet që nisi një përplasje në X këtë javë me kryeministrin po aq luftarak të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me përqindjen e shqiptarëve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar – pasi kundërshtari i tij nuk duket se po tregon shenja se do të tërhiqet.

Pasi lideri i Partisë “Reforma” postoi të hënën një mesazh në X drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se një në 50 shqiptarë në Britani ishte në burg – dhe duheshin dëbuar – duke shtuar me ironi “faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, Rama përveshi mëngët dhe iu kthyer me një përgjigje thumbuese, duke thënë se Farage nuk ishte në dijeni të fakteve.

“Çfarë nderi – për një ‘burrë gjigant’, siç më përshkroi ai (duke nënkuptuar, sigurisht, nga një ‘vend i vogël’) – të tërheq vëmendjen e virtuozit të padiskutueshëm të politikës britanike të titujve bombastikë”, shkroi Rama me sarkazëm.

“Nëse pretendimi yt për ‘një në 50’ qëndron, atëherë unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është për një titull konkurrues – është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del që është thjesht material për tabloide, nuk ka nevojë për ndjesë. Pa drama. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri – si i ftuari im i nderit”, shtoi ai.

Edhe pasi Farage tha se do ta pranonte ftesën – pa e përforcuar pretendimin për “një në 50” – në një video të veçantë ai bëri një deklaratë të paqartë se numri mund të ishte madje “një në katër”. Sulmet e kryeministrit shqiptar kanë vazhduar.

“Nigel, Nigel, Nigel”, vazhdoi Rama të martën. “Nga ‘një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë’, pretendimi yt tani është shndërruar në: ‘Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…’ Vërtet?! Nuk e di? Dhe kjo vjen pasi thua se i keni kontrolluar dy herë shifrat?… Atëherë më lejo të të ndihmoj me sqarime të mëtejshme.”

“Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph (gazetë britanike). Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj: ‘Aanaliza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar numrin e popullsisë shqiptare.’ Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000.”

Rama më pas sugjeroi se numri real kishte të ngjarë të ishte afër 300,000.

Kryeministri shqiptar publikoi gjithashtu foto të gjeneruara me inteligjencë artificiale, ku shfaqej në një plazh shqiptar, duke pirë verë dhe duke biseduar me Farage. Por mbetet për t’u parë nëse kreu i Partisë Reforma, partia e të cilit aktualisht kryeson në sondazhet në Mbretërinë e Bashkuar, do të rezervojë vërtet një fluturim për në Tiranë për të zgjidhur përplasjen.

Ndoshta jo; zgjedhja e Shqipërisë si shënjestër duket se ka lënë të hutuar ose të shpërqendruar korin e tij të zakonshëm të mbështetësve në X.

Shumë nga komentet nën postimin fillestar të Farage mbi çështjen “një në 50” shprehnin mosinteresim ose zhgënjim ndaj debatit – gjë jo befasuese, pasi shumica e ndjekësve të Farage duken aktualisht shumë më të përqendruar tek emigracioni i ligjshëm dhe i paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika – si edhe te polemikat e shkaktuara nga festivali i fundit pop Glastonbury, i cili i bëri jehonë kritikave ndaj ushtrisë izraelite.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se bandat shqiptare të drogës përbëjnë një “kërcënim të rëndësishëm”. Sipas të dhënave zyrtare në fund të vitit 2024, shqiptarët përbëjnë rreth 10 për qind të shtetasve të huaj të ndaluar në burgjet britanike, të ndjekur nga shtetasit irlandezë dhe ata xhamajkanë.

 

Etiketa: Agjencia Kombetare e Krimit ne BritaniEdi RamaEmigrantet shqiptareMbretëria e BashkuarNigel FarageThe Telegraf
I mëparshmi

Vritet punëtori i ndërtimit në Berat, policia shpall në kërkim administratorin

Tjetri

Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja

Tjetri
Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja

Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja

balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.