AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Sulmet e njëpasnjëshme të Ramës kundër medias

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kritikat e grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndaj Kodit Penal të prezantuar nga Ministria e Drejtësisë janë të paarsyeshme dhe i sugjeroi kritikëve “të mos rrinë në diell”. Por një histori e shkurtër e dymbëdhjetë viteve të fundit sugjeron se në fakt, nisma e fundit është një spektakël që e kemi parë disa herë më parë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
13:42 | 07/08/2025
në Blog, Media Watch
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke biseduar me gazetarët pas një takimi në selinë e Partisë Socialiste. Foto: LSA

Në nëntor të vitit 2015, kryeministri aktual kishte mbushur pak më shumë se dy vjet në pushtet, kur media papritur zbuloi se në Kuvendin e Shqipërisë ishte depozituar një propozim për ndryshim në Kodin Penal. Relacioni i propozimit thoshte se iniciativa ishte ndërmarrë nga vetë kryeministri, me synimin e ndëshkimit të cilitdo që  “duke abuzuar me lirinë e shprehjes, përhap qëllimisht, me çfarëdolloj mjeti dhe mënyre, shpifje ndaj një zyrtari të lartë shtetëror apo të zgjedhur”.

Propozimi ishte që, në listën e krimeve kundër shtetit të përfshihej, krahas veprave të tilla penale si terrorizmi, spiunazhi, sabotazhi apo kryengritja, edhe një krim tjetër, ai i shpifjes kundër zyrtarëve të lartë. [Link]

Kjo ishte hera e parë, por jo e vetme që qeveria e kryeministrit Edi Rama ndërmorri nisma në të cilat, dinjiteti i kryeministrit barazohet me atë të shtetit dhe ku masa ndëshkimore e preferuar është burgu. As 12 orë pas zbulimit të propozimit, presioni i gjithanshëm i brendshëm dhe ndërkombëtar detyroi Ramën të tërhiqet. Ai kërkoi ndjesë dhe u përpoq të mbrohet duke thënë se synimi i propozimit të tij ligjor nuk ishte dënimi i gazetarëve, por i politikanëve kundërshtarë. [Link]

Vetëm pak muaj më vonë, Ministria e Inovacionit propozoi një nismë ligjore për ndryshim në ligjin “Për tregtinë elektronike”, ku, lihej të kuptohej, do të duhej të përfshihej edhe media online dhe ku “komentet fyese do të duhet të tërhiqen menjëherë”. Në prill 2015, Majlinda Bregu, në atë kohë deputete e opozitës, pati bërë një propozim të ngjashëm, i cili gjithashtu shënjestronte “komentet fyese”.

Në vitin 2019, qeveria propozoi ndryshime të thella ligjore të prezantuara si “paketa antishpifje”. U desh tre vjet luftë, si dhe angazhimi i faktorit ndërkombëtar, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës apo Komisionit të Venecias që qeveria të detyrohej të tërhiqej nga nisma që parashikonte gjoba dhe urdhra mbylljeje për median, pasi vendoste median online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive, një institucion që në vendet normale ka autoritet rregullues vetëm për televizionet dhe radiot.

Në mars 2020, një dokument i rrjedhur në media nga Ministria e Drejtësisë zbuloi se qeveria sërish kishte dëshirë që të ndryshonte Kodin Penal, për të ashpërsuar masat ndëshkimore për shpifjen dhe fyerjen si dhe për të diferencuar zyrtarët si persona, fyerja e dinjitetit të së cilëve kushton ku e ku më shtrenjtë se sa fyerja e dinjitetit të qytetarëve të zakonshëm. Ministria e Drejtësisë në atë rast konfirmoi se dokumenti është i vërtetë, por e cilësoi atë jo si nismë por si “dokument pune”.

Nisma e fundit, ajo përmes ndryshimit tërësor të Kodit Penal, për të cilin qeveria thotë se nuk ka pasur rol dhe se ia ka besuar disa ekspertëve, parashikon sërish ndryshime të ngjashme si më parë. Kësaj here, shpifja dhe fyerja sërish parashikohen si kundravajtje penale ndërsa gjobat shtohen nëse viktima e supozuar është zyrtar politik. Në kapitullin e krimeve kundër shtetit, tallja apo përbuzja e “institucioneve” pasohet nga gjoba apo burgosje deri në katër vjet. Në nenin që dënon fyerjen, “ekspertët” kanë shtuar konceptin “fyerje e rëndë”, e cila parashikon deri në 2 muaj burg. Ndërsa neni i shpifjes është hartuar në një mënyrë të tillë që barazon individin me institucionin. Me një fjalë, nëse “shpif” apo “ofendon” jo individin, por institucionin, dënohesh njësoj.

Ndryshe nga herët e kaluara, si në rastin e nismës së vitit 2015 për kriminalizimin e shpifjes kundër zyrtarëve të lartë apo paketës antishpifje, kësaj here qeveria po këmbëngul se ajo nuk ka lidhje me çfarë është propozuar dhe se propozimet janë produkt i një “grupi ekspertësh”. Asnjë nga ekspertët e përfshirë në hartimin e Kodit të ri Penal nuk ka dalë në mbrojtje të punës së vet dhe as nuk iu është përgjigjur protestave publike për përmbajtjen e neneve specifike të këtij propozimi.

Ajo që është e qartë është se, si në rastin kur propozimet kanë ardhur nga vetë Rama apo nga qeveria e tij, ashtu edhe në rastin aktual kur propozimet janë bërë nga “ekspertët”, ka një hendek jashtëzakonisht të madh mes propozimeve dhe rasteve të shqyrtuara nga Gjykata Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Fjala vjen, në disa çështje kur janë shqyrtuar dënimet me burg nga gjykatat turke të presidentit Erdogan, si, fjala vjen, dënimi i një karikaturisti për fyerje të presidentit me 11 muaj burg, GJEDNJ ka theksuar se liria e shprehjes përfshin ato ide të cilat “fyejnë, trondisin apo shqetësojnë”.

Bazuar mbi këto kritere, Bashkimi Evropian i ka kërkuar zyrtarisht Shqipërisë që, jo vetëm të mos ashpërsojë dënimet për shpifje apo për fyerje, por të shfuqizojë dënimet penale aktuale dhe t’i lërë këto çështje të trajtohen vetëm nga gjykatat civile. Dokumenti më i fundit i përket qershorit të këtij viti. Përkundrejt këtij realiteti, është e paqartë se nga e kanë marrë burimin e frymëzimit ekspertët e pavarur kur kanë hartuar nene qartazi në kundërshti me Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Etiketa: Edi RamaGjykata Europiane e te Drejtave te njeriutKodi PenalLiria e ShprehjesMedia
I mëparshmi

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të kompanisë për mungesë sigurie në punë  

Tjetri

Shqipëria dhe aleatët e Perëndimit akuzojnë Teheranin për dhunim të sovranitetit

Tjetri
NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

Shqipëria dhe aleatët e Perëndimit akuzojnë Teheranin për dhunim të sovranitetit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.